Tabela
KOSOVË- Qeveria e Kosovës një ditë më parë mori vendim për emërtimin e rrugës rajonale R-217, segmenti Ballaban- Banjskë, me emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku. Ndërkohë që sot në një vjetorin e vrasjes së reshtetit Bunjaku është vendosur tabela në këtë rrugë.
Kjo tabelë është vendosur në kthesën nga rruga kryesore, si dhe në hyrje të Banjskës. Këtë e bëri të ditur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve që bëri tek varri i Afrim Bunjaku. Ai tha se kjo është rruga e të gjithëve.
“Sot në Banjskë është vendosur tabela në të cilën shkruan rruga Afrim Bunjaku, kjo është rruga e të gjithë neve”, ka thënë Kurti.
Më 24 shtator 2024 është bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një tjetër u plagos dhe një u lëndua. Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiç. Deri tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”.
rruga afrim bunjaku sulmi ne banjske