BOTA

"Gjashtë burra veshur me të zeza na rrethuan!" Tragjedia në Novi Sad, arrestime pas protestave në Serbi

M.B. Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2024, 14:37

"Gjashtë burra veshur me të zeza na rrethuan!" Tragjedia

SERBIA- Një dorë e kuqe e stampuar me mbishkrimin "kriminelë" – kjo është logoja, që demonstruesit prej tri javësh u paraqesin në rrugë institucioneve shtetërore në Serbi. Qytetaret dhe qytetarët në protestë kërkojnë, që të mbahet përgjegjësi për 15 të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga rrëzimi i tendës në sheshin para stacionit të trenit në Novi Sad më 1 nëntor.

Kjo ndërtesë moderne nga viti 1964 kohët e fundit u rihap pas tre vjetësh të rinovimit. Projekti i ndërtimit u realizua nga një firmë kineze. Por sipas të dhënave të shoqërisë serbe të hekurudhave tenda e rrëzuar nuk ka qenë pjesë e masave të rindërtimit.

Në disa qytete të Serbisë u bllokua trafiku dhe qytetarët mbajtën 15 minuta heshtje të premten (22.11.2024) në nderim të viktimave të tragjedisë me 15 të vdekur dhe dy të plagosur rëndë në stacionin e trenit në Novi Sad më 1 nëntor. Qytetarët dhe qytetarët kanë vazhduar protestat, pasi mendojnë që kjo tragjedi është pasojë e korrupsionit, mungesës së transparencës dhe punës me pakujdesi gjatë rinovimit të stacionit të trenit. Të enjten (22.11.2024) prokuroria arrestoi 12 vetë lidhur me tragjedinë, ndër ta edhe ministrin e Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç. Këto arrestime pasuan pas protestave masive.

Arrestime arbitrare të demonstruesve

Studentja Mila Pajic është njëra nga organizatoret e protestave. Në kohën mes leksioneve në universitet ajo punon pa u lodhur për aksione të reja – bllokimin e urave, të rrugëve, bën telefonata për solidaritet dhe mosbindje civile.

Pak para aksionit Mila dhe shoqja e saj Doroteja Antiç u arrestuan nga policia. "Gjashtë burra veshur me të zeza na rrethuan dhe na udhëzuan të shkojmë me ta", na tregon ajo, ende nën shok. "Unë refuzova, sepse ata as nuk u prezantuan dhe as nuk na treguan kartë identifikimi. Por ata thjesht më tërhoqën dhe më shtynë brenda një Jeep-i të zi duke udhëtuar në drejtim të panjohur."

Gjatë marrjes në pyetje donin të dinin se kush i ka organizuar protestat dhe se çfarë planifikon ajo dhe bashkëpunuesit me të. Katër orë rresht u morën në pyetje të dy vajzat. Gjatë kësaj kohe prindërit e Dorotejas dhe Milas angazhuan avokatët dhe kërkonin vajzat e tyre në rajonet e policisë. Vetëm psai vajzat i deklaruan si të humbura zyrtarisht në polici, Mila dhe Doroteja u lanë të lira.

"Si policia edhe shërbimi sekret serb BIA na konfirmuan, se emrat tanë nuk ndodhen në asnjë prej sistemeve të tyre", thotë Mila Pajiç për DW. "Ato nuk janë të regjistruara në asnjë protokoll, nuk ka pasur regjistrime të bisedave." Pra kush i ka marrë në pyetje dhe i ka frikësuar të dy studentet?

Numri i arrestimeve nuk dihet

Gjatë tri javëve pas fatkeqësisë në qyetin e dytë për nga madhësia në Serbi në mbarë vendin në të njëjtën mënyrë janë arrestuar dhjetra vetë – ndër ta politikanë të opozitës, aktiviste dhe studentë. Pyetjes së DW për numrin e saktë të të arrestuarve dhe se për çfarë ngarkohen ata deri tani policia serbe nuk i është përgjigjur. Zyrtarisht është e ditur, se të paktën 15 vetë ndodhen ende në arrest.

Shumë vëmendje dhe solidaritet po përjeton studenti i arteve, Relja Stojanovic. Ai gjatë një tubimi proteste u përpoq të mbrojë shoqen e tij nga një person i panjohur që e sulmoi – por më pas u mësua, se sulmuesi ishte një polic i veshur civil. Stojanovic tani u akuzua për sulm fizik ndaj një nëpunësi.

Për solidaritet me Stojanovic janë bashkuar me protestën edhe artiste e artistë në Novi Sad. Ndërkohë në teatrot e qytetit me 300.000 banorë është kthyer në një ritual të rregullt, që artistët përpara shfaqjeve i drejtohen publikut duke kërkuar, që të merret përgjegjësi politike për tragjedinë në stacionin e trenit dhe që të gjithë qytetaret dhe qytetarët e arrestuar të lirohen./ DW

serbia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë