BOTA

Gjenerali: Polonia duhet të përgatisë ushtrinë për konflikt në shkallë të gjerë

M.B. Përditësimi i fundit 10 Korrik 2024, 21:13
Gjenerali: Polonia duhet të përgatisë ushtrinë për
Gjenerali

POLONIA- Polonia duhet të përgatisë ushtarët e saj për konflikt të gjithanshëm, tha të mërkurën shefi i shtabit të forcave të saj të armatosura, ndërsa vendi po rrit numrin e trupave në kufirin me Rusinë dhe Bjellorusinë. Marrëdhëniet e Polonisë me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë janë përkeqësuar ndjeshëm që kur Moska filloi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës fqinje më 24 shkurt 2022.

"Sot, ne duhet të përgatisim forcat tona për konflikt në shkallë të gjerë, jo një konflikt të tipit asimetrik", tha në një konferencë për shtypin shefi i shtabit të ushtrisë polake, gjenerali Wieslaw Kukula.

“Kjo na detyron të gjejmë një ekuilibër të mirë mes misionit kufitar dhe ruajtjes së intensitetit të stërvitjeve të ushtrisë sonë”, tha ai.

Duke folur në të njëjtën konferencë për shtypin, zëvendësministri polak i Mbrojtjes Pawel Bejda tha se që nga gushti, numri i trupave që ruajnë kufirin lindor të Polonisë do të rritet nga 6 mijë në 8 mijë dhe ato do të mund të mbështeten brenda 48 orëve nga një kontingjent prej 9 mijë trupash të tjera.

Në maj, Polonia publikoi detajet e "Mburojës Lindore", një program prej 2.5 miliardë dollarësh për forcimin e mbrojtjes përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë dhe Rusinë, të cilat Varshava planifikon t'i shpenzojë deri në vitin 2028. Kufiri me Bjellorusinë ka qenë një pikë e nxehtë që kur emigrantët filluan të dyndeshin atje në vitin 2021, pasi Bjellorusia hapi rrugët e udhëtimit për njerëzit nga Lindja e Mesme, duke u ofruar atyre një rrugë të re jozyrtare për në Evropë. Bashkimi Evropian e ka konsideruar veprimin e Bjellorusisë një përpjekje për të krijuar një krizë artificiale.

Varshava ka rritur shpenzimet e mbrojtjes në më shumë se 4 për qind të prodhimit të saj të brendshëm këtë vit në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë. Gjenerali Kukula tha gjithashtu se interesi i lartë aktual i kandidatëve për t'u bashkuar me ushtrinë përbënte një dilemë nëse do të pranoheshin më shumë rekrutë sesa parashikohet nga buxheti, veçanërisht pasi ai tha se interesi për të shërbyer në ushtri pritet të fillojë të ulet ndjeshëm nga viti 2027.

Në fund të vitit të kaluar, Polonia kishte rreth 190 mijë ushtarë, duke përfshirë forcat tokësore, ajrore, detare, speciale dhe ato të mbrojtjes territoriale. Polonia planifikon ta rrisë në 300 mijë numrin e trupave të saj brenda pak viteve./ VOA

polonia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë