BOTA

Gjermani/ Dhjetëra kompani prodhimi rrezikojnë të mbyllen, sipërmarrësit kërkojnë pasardhës

b.z Përditësimi i fundit 20 Janar 2025, 14:09
Gjermani/ Dhjetëra kompani prodhimi rrezikojnë të mbyllen,
Foto ilustruese

GJERMANI - "Njohuritë do të humbasin e kjo është e rrezikshme," thotë Hartmut Petzold, ndërsa grumbullon disa kuti me argjilë dhe pastrues të xhamave të makinës në depon e tij në Hagen. Që nga viti 1988, 68-vjeçari Hartmut dhe vëllai i tij 66-vjeçar Christian kanë prodhuar dhe  shitur produkte dhe bojëra për automjete.

"Kemi punuar nësipërfaqet e automjeteve për kaq shumë vite, kemi përpunuar mijëra litra bojë, kemi fituar çmime dhe konkurse, ndaj e kemi vështirë ta lëmë këtë punë”, thotë Christian Petzold. "Por tani jemi në moshën e pensionit dhe duhet t'u themi gjërave lamtumirë." Vëllezërit Petzold e duan punën e tyre, por ata besojnë se kohët në Gjermani janë përkeqësuar.

Puna duhet të përfundojë në duar të mira

Të ardhurat janë ulur vitet e fundit, shumë klientë të dikurshëm kanë falimentuar dhe vëllezërit e dinë që dorëzimi ikompanisë është i nevojshëm. Ata janë përpjekur të gjejnë një pasardhës dhe po kërkojnë prej vitesh – deri tani pa sukses.

"Nëse ju intereson diçka, ju dëshironi që kompania të vazhdojë të funksionojë, jo të dështojë”, thotë Christian Petzold. Ata duan që ajo që kanë krijuar të përfundojë në duar të mira. Por akoma nuk kanë gjetur askend në familje apo jashtë.

"Veprimtaria e biznesit përfaqëson një sfidë të madhe për bizneset e mesme gjermane," konfirmon Marc Evers, një ekspert në Dhomën Gjermanetë Industrisë dhe Tregtisë (DIHK). "Numri i sipërmarrësve që kërkojnë një pasardhës është tre herë më i madh se numri i të interesuarve për vazhdimin e këtyre bizneseve”. Sipas vlerësimit të DIHK-së, gjatë pesë viteve të ardhshme më shumë se 250.000 kompani do të mbyllen nëse nuk gjejnë ndonjë pasardhës.

Problemi është demografia

Problemet demografike në Gjermani po lënë pasoja. Nga mosha 18 deri në 40 vjeç zakonisht merret vendimi nëse dikush do të marrë përgjegjësinë si sipërmarrës apo jo. "Megjithatë, këto breza po zvoglohen çdo vit. Në të njëjtën kohë, gjithnjë e më shumë sipërmarrës po arrijnë moshën e pensionit," thotë Evers.

Një nga arsyet janë vetë sipërmarrësit: 29 për qind e tyre e kanë të vështirë të ndahen emocionalisht nga kompania e tyre. Një në pesë sipërmarrës pret tepër gjatë për të transferuar biznesin e tij, duke shpresuar ta shesë më shumë dikur.

Një kompani e ndërtuar me zemër

Megjithatë, vëllezërit Petzold nga Hagen nuk mendojnë kështu. "Biznesi ynë është ndërtuar kryesisht me zemër," thotë Hartmut Petzold. "Dikur ishim të uritur për sukses. Kemi punuar shumë, shpesh deri në 20-orë në ditë. Sigurisht që ka probleme me ekuilibrimin e punës me jetën e përditshme. Të jesh sipërmarrës do të thotë sakrificë dhe bindje absolute, thotë Hartmut Petzold. "Motivimi duhet të jetë i madhe prej fillimit."

DIHK parashikon se Gjermanisë do t'i mungojnë pikërisht këta sipërmarrës në të ardhmen. "Njohuritë dhe vlerat po zhduken. Nëse ka më pak kompani, do të kemi më pak konkurrencë dhe më pak inovacion", thonë nga DIHK. "Përfundimisht çmimet do të rriten dhe do të kemi problem me konkurrencën ndërkombëtare”.

Është e rëndësishme që kompanitë të jenë gati për të ardhmen. Rreth tre deri në dhjetë vjet përpara transferimit, pronarët duhet të fillojnë të përgatiten për gjeneratën e ardhshme. Kalimi nga një pronar tek tjetri duhet të përgatitet mirë dhe të mendohen të gjitha detajet. Por vëllezërit Petzold nga Hageni akoma nuk kanë gjetur ndonjë zgjidhje dhe nuk janë shumë optimistë./DW

gjermani kompani prodhimi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë