BOTA

Gjermania do të investojë një bilion euro - por si dhe ku?

r.ll Përditësimi i fundit 22 Mars 2025, 08:39
Gjermania do të investojë një bilion euro - por si dhe ku?
foto ilustruese

GJERMANI- Aeroporti Berlin-Brandenburg, Elbphilharmonie në Hamburg, stacioni hekurudhor Shtutgart 21 - në Gjermanika mjaft shembuj jo të mirë të projekteve të mëdha që dolën jashtë kontrollit sa i përket kostove dhe kohëzgjatjes së ndërtimit. Gabimet e planifikimit, defektet e ndërtimit, shpërthimet e kostove, mosmarrëveshjet ligjore, vitet e vonesës së ndërtimit - lista është e gjatë.

Arsyet janë të ndryshme. Duke filluar nga planifikimi i menduar dobët deri te procedurat e gjata të miratimit dhe mungesat e stafit dhe materialeve në kantieret e ndërtimit. Në Shtutgart, kohët e fundit pati pasiguri dhe vonesa sepse një korporatë shiti pjesë të biznesit të saj që po ndërtonin infrastrukturën qendrore digjitale.

Vetëm paratë nuk i zgjidhin problemet

Për Shoqatën e Taksapaguesve (BdSt), kjo është arsye e mjaftueshme për të konsideruar si të gabuar paketën financiare shumë miliardë euro për mbrojtjen dhe infrastrukturën, të hartuar nga CDU/CSU dhe SPD. Pas Bundestagut, edhe Bundesrati, parlamenti i 16 landeve, i dha dritën jeshile paketës për financimin e Fondit për infrastrukturë dhe mbrojtjen. Përveç shpenzimeve praktikisht të pakufizuara të mbrojtjes, Fondi për infrastrukturën parashikon edhe 500 miliardë euro që do të investohen në dymbëdhjetë vitete e ardhshme.

Nuk mungojnë burimet financiare për të zgjidhur prapambetjen e investimeve në Gjermani, kritikoi presidenti i BdSt Reiner Holznagel. "Gjermania po mbytet nën burokraci dhe struktura joefikase. Ne kemi nevojë për procedura më të shpejta miratimi dhe përgjegjësi të qarta! Por një fond i ri borxhi nuk do t'i zgjidhë të gjitha këto probleme."

Edhe ekonomistja Veronika Grimm e sheh këtë në këtë mënyrë. Mjetet shtesë nga pakoja e borxhit nuk mund të shpenzohen kaq shpejt. Procedurat e planifikimit dhe miratimit janë "një pengesë për daljen e fondeve", tha Grimm në Komisionin e Buxhetit në Bundestag.

Profesorja në Universitetin Teknik të Nurembergut bën thirrje urgjente për "reforma që rrisin zhvilimin". Parashikimi aktual është se nuk priten efekte në rritjen ekonomike nga paketa e borxhit në vitin 2025. Ajo pret një efekt të moderuar në vitin 2026. "Në vitin 2027 do të shihet qartë se sa mirë po përdoren këto para."

Industria e ndërtimit dhe problemet e mëdha

Kur bëhet fjalë për politikën, parashikimi i Grimm duhet të ndezë këmbanat e alarmit. Miliardat e borxhit kanë për qëllim kryesisht të ndihmojnë në ringjalljen e ekonomisë së Gjermanisë sa më shpejt të jetë e mundur. "Ne mund të fillojmë menjëherë. Industria e ndërtimit ka kapacitetin për porosi të reja dhe njohuritë për të zbatuar projektet e nevojshme të infrastrukturës," thotë Felix Pakleppa, drejtor i Shoqatës Gjermane të Ndërtimit. Industria aktualisht është e pashfrytëzuar, me 40 për qind të të gjitha kompanive të ndërtimit që ankohen për mungesë porosish.

Në sektorin e ndërtimit, porositë kanë rënë ndjeshëm në disa raste gjatë dy vitet e fundit. Pushtimi rus i Ukrainës, kriza e mëvonshme energjetike dhe inflacioni kanë bërë që çmimet të rriten ndjeshëm. Kjo ka ngadalësuar veçanërisht ndërtimin e banesave.

Procedurat e miratimit zgjasin shumë

Por ndërtimtaria kërkon me vendosmëri reduktimin e burokracisë. Mënyra se si po shkojnë gjërat tani nuk është më e pranueshme. "Në ndërtimin e autostradave, deri në 85 për qind të kohës mund të shpenzohet në proceset e planifikimit - vetëm 15 për qind në vetë ndërtimin," raporton Pakleppa.

Prej vitesh ka pasur thirrje për uljen e burokracisë. Ndërkohë, çdo e dyta kompani e sheh barrën e procedurave të gjata administrative, detyrimeve dhe dokumentacionit, raportimit statistikor dhe rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave si pengesën më të madhe për një rritje më të madhe ekonomike. Instituti ifo në Mynih shkroi në një studim në fund të vitit 2024: "Për shkak të burokracisë së tepërt, Gjermania po humbet deri në 146 miliardë euro në prodhim ekonomik në vit".

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar do të rritet

Një problem tjetër mund të jetëmungesa e punëtorëve të kualifikuar dhe e fuqisë punëtore që shihet prej vitesh. Kjo çështja nuk është më në kryetitujt e mediave sepse Gjermania është futur në vitin e tretë të recesionit. Pushimet nga puna dhe shkurtimi i orarit të punës janë bërë normale. Por kjo mund të ndryshojë shpejt.

Së pari, "boshllëku i prodhimit" do të mbyllet, thotë ekonomisti Grimm. Më pas, kompanitë mund të kenë shumë më tepër porosi sesa mund të trajtojnë realisht me stafin e tyre. Atëherë do të jetë e rëndësishme rritja e kapaciteteve punëtore.

Oferta dhe kërkesa përcaktojnë çmimin

Por nga do të vijnë punëtorët shtesë? Gjermania është një shoqëri në plakje dhe në vitet e ardhshme një numër veçanërisht i madh njerëzish do të dalin në pension. Ka mungesë të pasardhësve. Një studim i Fondacionit Bertelsmann nga fundi i vitit 2024 thotë se rreth 288.000 punëtorë nga jashtë nevojiten çdo vit deri në vitin 2040. Studimi nuk ka marrë ende parasysh nevojat që mund të lindin nga paketa për infrastrukturën.

Veronika Grimm paralajmëron se fondet shtesë duhet "të rrisin realisht potencialin e prodhimit". "Përndryshe do të ketë presion shtesë të çmimeve." Nëse ka më shumë porosi se kapaciteti, kompanitë mund të kërkojnë çdo gjë që paguhet. Sidomos kur diçka duhet të ndodhë shumë shpejt.

Infrastruktura e transportit është në krye

Infrastruktura e Gjermanisë është lënë pas dore për dekada. Rreth 5000 ura janë aq të rrënuara saqë kanë nevojë urgjente të rinovohen. Deutsche Bahn është shumë i mbingarkuar. Ai ka nisur projektin më të madh të rinovimit në historinë e tij dhe planifikon të rinovojë mbi 4000 kilometra rrugë në 40 faza gjatë disa viteve të ardhshme.

Për të riarmatosur shpejt Bundeswehr-in, armët dhe pajisjet ushtarake duhet të prokurohen me një njoftim më të shkurtër se kurrë më parë. Kompanitë e armatimit tashmë po punojnë në kufijtë e tyre për shkak të luftës në Ukrainë.

Nën Donald Trump, SHBA-ja nuk është më një partner i besueshëm i NATO-s. Kontratat e armatimit po bëhen gjithnjë e më shumë në Evropë. Kjo premton kohë të arta për kompani si Rheinmetall, por edhe Airbus. Ata praktikisht mund të diktojnë çmimet.

A do të mjaftojnë paratë?

Paratë e shumta zgjojnë edhe shumë dëshira. Deutsche Bahn ka llogaritur tashmë se do t'i nevojiten 290 miliardë euro për të rinovuar infrastrukturën e saj deri në vitin 2034. Një përllogaritje nga Ministria federale e Transportit vlerëson se 140 miliardë euro nevojiten vetëm për të mirëmbajtur autostradat federale, pra rrugët kryesore të Gjermanisë.

Vetëm me këto dy shuma, paketa e infrastrukturës me 500 miliardë euro do të shpenzohej pothuajse në tërësi. Në përputhje me këtë, një analizë e fundit nga firma konsulente Strategy&, një degë e firmës së auditimit PwC, ka llogaritur se kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Qeverive federale, atyre të landeve dhe komunave, sipas kësaj firme, do t'u nevojiten 982.1 miliardë euro deri në vitin 2035./DW

gjermani 1 bilion euro investime

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë