BOTA

Gjykatësi amerikan thotë se Google ka krijuar monopol të paligjshëm

S.B Përditësimi i fundit 6 Gusht 2024, 14:47
Gjykatësi amerikan thotë se Google ka krijuar monopol të
Google

SHBA- Një gjykatës amerikan vendosi se kompania Google ka shkelur ligjin, pasi ka shpenzuar miliarda dollarë për të krijuar një monopol të paligjshëm dhe është bërë motori kryesor i kërkimeve në botë.

Kjo është fitorja e parë e madhe e autoriteteve federale kundër dominimit të tregut nga kompanitë e mëdha të teknologjisë.

Vendimi i hap rrugën mbajtjes së gjykimit të dytë për të përcaktuar për mënyrat se si mund të përmirësohet kjo çështje, përfshirë ndarjen e Alphabet nga Google, që do të ndryshonte peizazhin në botën e reklamimit online, që Google e ka dominuar për vite të tëra.

Vendimi i gjykatësit, Amit Mehta, po ashtu i jep dritën e gjelbër zbatimit më të fuqishëm të ligjit nga SHBA-ja kundër kompanive të mëdha të teknologjisë.

“Gjykata ka ardhur në këtë përfundim: Google është monopolist, ka vepruar si një për të mbajtur monopolin”, tha Mehta në vendim.

Në vendimin e gjykatësit të qarkut në Uashington u tha se Google kontrollon rreth 90 për qind të tregut të kërkimeve online dhe 95 për qind të kërkimeve që bëhen përmes telefonave të mençur.

Faza e “zgjidhjes” mund të jetë e gjatë, pasi ka mundësi që të dërgohen apele në Gjykatën e Apelit në qakun e Kolombias, por edhe në Gjykatën Supreme. Ky proces ligjor mund të zgjasë gjithë vitin e ardhshëm, e madje edhe në vitin 2026.

Aksionet në Alphabet ranë për 4.5 për qind të hënën, pas rënies së aksioneve të shumë kompanive të teknologjisë. Reklamimi i kompanisë Google në Alhpabet përbënte 77 për qind të shitjeve të përgjithshme në vitin 2023.

Alphabet tha se planifikon të apelojë vendimin e gjykatësit Mehta.

“Ky vendim thotë se Google ofron motorin më të mirë të kërkimeve, por thotë se ne nuk duhet të lejojmë që një gjë e tillë të jetë e qasshme kaq lehtësisht”, u tha në deklaratën e kompanisë Google.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland, e quajti vendimin “fitore historike për popullin amerikan” dhe shtoi se “asnjë kompani, pavarësisht sa e madhe dhe sa ndikim ka, nuk është mbi ligjin”.

Mehta tha se Google kishte paguar 26.3 miliardë dollarë vetëm më 2021 për t’u siguruar që motori i kërkimeve të kompanisë të ishte kryesori për telefonat e mençur dhe për të mbajtur dominimin në treg.

Në katër vjetët e fundit, rregullatorët federalë kanë paditur po ashtu platformat Meta, Amazon.com dhe Apple duke pretenduar se kompanitë në mënyrë të paligjshme monopol. Të gjitha këto raste kishin nisur në kohën kur president ishte republikani Donald Trump.

Rasti ndaj Google u ngrit më 2020 dhe ishte hera e parë që Qeveria amerikane akuzonte një korporatë të madhe për monopol të paligjshëm.

Më 2004, Microsoft kishte arritur një marrëveshje me Departamentin amerikan të Drejtësisë lidhur me akuzën se kompania detyronte përdoruesit e Windows-it që të përdornin Internet Explorer si makinë kërkuese në kompjuterët e tyre./ REL

google

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë