BOTA

Gjykimi për rastin Banjska, DW: Autorët enden në Serbi

n.f Përditësimi i fundit 25 Shtator 2024, 14:56
Gjykimi për rastin Banjska, DW: Autorët enden në Serbi
Foto ilustruese

KOSOVË- Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës nis gjykimi ndaj 45 personave shumica në mungesë, përfshirë Milan Radojçiqin për sulmin në Banjskë. Radojçiq që pranon përgjegjësinë për sulmin është ende i lirë në Serbi.

Një vit pas sulmit në Banjskë në veri të Kosovës, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan  policinë dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku, të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pritet të nisë gjykimi ndaj 45 personave, përfshirë Milan Radojçiçin. Grupi prej 45 personash akuzohet për veprat penale "Kryerja e veprës terroriste”, "Vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, "Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe "Larje e parave”. Gjykimi nis në mungesë, sepse, shumica prej të akuzuarve, janë të paarritshëm për sistemin gjyqësor të Kosovës. Dosja e Prokurorisë Speciale në këtë rast, thekson se "grupi terrorist ka tentuar të shkëpusë pjesën veriore të Kosovës dhe t'ia bashkojë Serbisë”.

BE: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

Në 1-vjetorin e sulmit të Banjskës autoritetet ndërkombëtare dhe drejtues të institucioneve të Kosovës, kërkuan që përgjegjësit të dalin para drejtësisë, duke theksuar faktin që sulmuesit gjenden të lirë në Serbi. Bashkimi Evropian përmes zëdhënësit Peter Stano, përsëriti thirrjen që të ndiqen përgjegjësit e sulmit në Banjskë dhe se BE-ja është e përkushtuar për drejtësi. "Një vit pas sulmit në Banjskë. BE-ja përsërit thirrjen për ndjekje të shpejtë të përgjegjësve dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie. Është rikujtim i nevojës për përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur sigurinë dhe avancimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Stano në platformën X.

Ambasada Gjermane në Prishtinë në reagimin e saj, thotë se “një vit më parë, gjatë sulmit të rëndë në Banjskë, humbi jetën polici i Kosovës Afrim Bunjaku. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoičiq, autori i pretenduar pas këtij krimi, pavarësisht se pranon përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi”.

Në reagimin e ambasadës gjermane, theksohet, se dështimi për të nxjerrë ata që përgjegjësit para drejtësisë, pavarësisht pranimit të qartë të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. "Drejtësia duhet të bëhet. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet .

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kërkoi që "autorët e krimit të tmerrshëm në Banjskë të mbahen përgjegjës”. "U bashkova me Qeverinë e Kosovës dhe kolegët diplomatë për të nderuar kujtimin e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, sot një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, shkroi Hovenier në platformën X.

Qeveria e Kosovës: Akt agresioni i Serbisë


Udhëheqësit kryesorë të institucioneve të Kosovës ndërkaq, sulmin e një viti më parë në Banjskë e kanë quajtur akt agresioni të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës. "Kjo tregon që Banjska e shtatorit të vitit 2023 ka qenë një plan për ta sulmuar Kosovën, ka qenë një agresion kundër sovranitetit shtetëror, integritetit territorial, paqes, sigurisë dhe kushtetutshmërisë”, tha kryeministri Albin Kurti, duke e zbuluar tabelën e shënimit të rrugës  Afrim Bunjuaku, në vendin ku u vra rreshteri. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, shkroi se "rënia e rreshterit Afrim Bunjaku ka treguar se liria nuk ka çmim dhe se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm”.

Sulmi i një viti më parë në Banjkë të Zveçanit u cilësua si sulm terrorist nga autoritetet ndërkombëtare, udhëheqës të institucioneve të Kosovës dhe diplomatë perëndimorë, të cilët vazhdimisht kanë kërkuar vënien e autorëve para drejtësisë. Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi, mori përgjegjësinë për përgatitjen dhe udhëheqjen e grupit të armatosur. Autoritetet e Kosovës, e akuzojnë edhe Serbinë, për organizim dhe mbështetje të grupit. Beogradi zyrtar e mohon të jetë i përfshirë në sulm duke thënë se grupi i armatosur përbëhej nga qytetarë serbë të Kosovës të revoltuar me qasjen e Prishtinës zyrtare ndaj serbëve të Kosovës./DW

banjska

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë