BOTA

Gjyqi penal ndaj ish-presidentit Trump, sot argumentet përfundimtare

n.f Përditësimi i fundit 28 Maj 2024, 16:49
Gjyqi penal ndaj ish-presidentit Trump, sot argumentet përfundimtare
Trump

SHBA- Prokurorët dhe avokatët e ish-presidentit Donald Trump po paraqesin sot argumentet përmbyllëse në gjyqin penal kundër tij mbi manipulimin e të dhënave të biznesit. Kjo do të jetë përpjekja e fundit e palëve për të ndikuar tek një juri prej 12 anëtarësh, e cila do të vendosë nëse zoti Trump është fajtor ose jo.

Trump përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit, që zakonisht konsiderohet si një kundërvajtje sipas ligjeve të Nju Jorkut. Por prokurorët thonë Trump i falsifikoi të dhënat e biznesit për fshehur një krim të tjetër, atë të shkeljes potenciale të ligjit për financimin e fushatës zgjedhore.

Në qendër të gjyqit është shuma prej 130,000 dollarësh, me të cilën ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen pagoi ish-aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels, për të siguruar heshtjen e saj mbi një marrëdhënie të dyshuar seksuale me zotin Trump.

Më pas sipas aktakuzës zoti Trump e rimbursoi zotin Cohen dhe pagesën e regjistroi si shpenzim ligjor të kompanisë. Pagesa u bë ndërsa zoti Trump po kandidonte për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Ky mashtrim me të dhënat e biznesit, i bërë për të ndikuar në fushatën zgjedhore përbën krim penal, pasi sipas prokurorisë, zoti Trump ka shkelur ligjin zgjedhor dhe ligjet e shtetit të Nju Jorkut për taksat.

Zoti Trump i ka hedhur poshtë pretendimet se ka patur një marrëdhënie seksuale me zonjën Daniels në vitin 2006. Ai është deklaruar i pafajshëm dhe mohon të ketë shkelur ligjin. Avokatët e tij kanë lënë të kuptohet se pagesa prej 130,000 dollarësh për të siguruar heshtjen e zonjës Daniels kishte për qëllim që të shmangte një situate të sikletshme që mund të krijohej me familjen e zotit Trump dhe jo për të mos dëmtuar shanset e tij për Shtëpinë e Bardhë. Por prokurorët pritet të citojnë dëshmi për të argumentuar të kundërtën.

Gjatë procesit gjyqësor, ekipi ligjor i zotit Trump thirri dy dëshmitarë, po jo ish-presidentin. Avokatët mbrojtës janë përpjekur të ngrenë dyshime mbi besueshmërinë e dëshmitarëve të prokurorisë, kryesisht të dëshmitarit kryesor të saj, Michael Cohen. Ky i fundit tha në dëshminë e tij se ishte ai që pagoi zonjën Daniels dhe se zoti Trump e kishte miratuar një gjë të tillë dhe se ishte në dijeni të regjistrimit të tyre në mënyrë të paligjshme, si shpenzime ligjore.

Gjatë marrjes në pyetje, avokatët e zotit Trump ndoqën strategjinë e vënies në pikëpyetje të besueshmërisë së zotit Cohen. Ata e pyetën atë lidhur me dënimet e mëparshme të tij, përfshirë rastin kur ai është dënuar se ka gënjyer nën betim, apo dhe mbi konfliktet e vazhdueshme me ish-shefin e tij. Gjatë njërës prej dëshmive zoti Cohen pranoi se kishte vjedhur me mijëra dollarë nga kompania e zotit Trump.

Nëse shpallet fajtor, zoti Trump përballet me deri katër vjet heqje lirie. Megjithatë dënimi nuk do t’i pengonte përpjekjet e zotit Trump për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në një garë përballë presidentit demokrat Joe Biden, apo që të merrte detyrën në rast të një fitoreje. Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë mes dy kandidatëve.

Zoti Trump përballet gjithashtu edhe me tre çështje të tjera penale, por asnjera prej tyre nuk ka gjasa të shkojë në gjyq përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit. Në dy çështjet që po gjykohen në Uashington dhe Xhorxhia zoti Trump akuzohet për përpjekje të paligjshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, ndërsa në një çështje tjetër penale, në Florida, ai akuzohet për mbajtjen e qëllimtë, në shkelje të ligjit, të dokumenteve të klasifikuara, të cilat i mori pasi u largua nga detyra në vitin 2021.

Zoti Trump është deklaruar i pafajshëm në të gjitha rastet dhe thotë se ato janë një përpjekje të demokratëve për të minuar shanset e tij pët t’u rizgjedhur.

Marre nga VOA

donald trump shba gjyq

video

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

Një hormon i rrezikshëm në tavolinën tonë

Monologu: Pensionistët në 2025-ën

Mitingjet e PS dhe administrata në aksion

Fasulet që parashikojnë fatin

LANDFILLI I PALIGJSHËM I SHIJAKUT

1... ditë me Doktorin

Edi Rama - Cirku i fundjavës

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 10

PS-PD, beteja për Elbasanin

Nga premtimi për punë tek kërcënimi me jetë

Makthi i urgjencës së QSUNT 2

Rruga e bllokuar dhe premtimi i kryetares

Misioni i devijuar i Crimson Finance Fund Albania

E ardhmja e fëmijëve, peng i një firme

Roskoveci High-Tech dhe memoria e kryetares

Edi Rama hap fushaten ne studion e Piranjave duke prezantuar per herë te pare pasaporten biometrike

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 9

Gjithçka...për një celular

A na duhet vërtet pasaporta e BE-së

Në kërkim të Habibes

Ngjarja e Lushnjes dhe indiferenca e shoqërisë

Triumfi i Anisës

Helikopteri i Gjestit dhe mashtrimi i madh

Pasiguria Ushqimore

Skandali i Ministrisë me gripin e shpendëve

PS-PD, FJALA PËR ZONJAT KANDIDATE

Seriali Adolescence dhe Shqipëria

I 'forti' i Tropojës që dhunon fqinjët

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 8

Në kërkim të fëmijëve... dhe të divorcit

Pastori i 'mrekullive'

Makthi i urgjencës së QSUNT

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

SEZONI 7 EPISODI 7

Padrejtësia e bashkisë ndaj një familjeje rome

Lëmoshë...me Mercedes

Dritëhijet e një aksidenti tragjik

Detaje të reja për rastin e Anisës, trondit ish-klientja: S'ndjej gjoksin!

Dështimi i paralajmëruar i Air Albania

SEZONI 7 EPISODI 6

Skandali i mbivendosjes me tokat në has

Nevoja për strehim e një të moshuari

Bashkia Lezhë i shpall 'luftë' qytetarëve

Fëmijët e rrugës dhe parazitimi institucional

Një prokuror që arsyeton për momentin

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

SEZONI 7 EPISODI 5

Kalvari i vuajtjeve të një gruaje

Dekani turist i universitetit të sporteve