BOTA

"Groenlanda është për popullin groenlandez", kryeministri i ishullit reagon pas deklaratave të Trump: Nuk duam të jemi danezë, nuk duam të jemi amerikanë

r.ll Përditësimi i fundit 10 Janar 2025, 20:16
"Groenlanda është për popullin groenlandez",
foto ilustruese

KOPENHAGEN - Kryeministri i Groenlandës, Mute B. Egede tha ditën e sotme se njerëzit e territorit të tij të pasur me minerale të Arktikut nuk duan të jenë amerikanë, por ai tha se e kupton interesin e SHBA për ishullin duke pasur parasysh vendndodhjen e tij strategjike. Egede tha se është i hapur për një bashkëpunim më të madh me Shtetet e Bashkuara.

Komentet nga lideri i Groenlandës, erdhën pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha në fillim të kësaj jave se ai nuk do të përjashtonte përdorimin e forcës ose presionit ekonomik për ta bërë ishullin, e cila është një territor autonom që i përket Danimarkës, një pjesë e Shteteve të Bashkuara. Trump tha se kjo ishte një çështje e sigurisë kombëtare për SHBA.

Egede pranoi se Groenlanda është pjesë e kontinentit të Amerikës së Veriut dhe një vend që amerikanët e shohin si pjesë të botës së tyre. Ai tha se nuk ka folur me Trump, por është i hapur për diskutime rreth asaj që na bashkon. Kryeministri po ashtu ka bërë thirrje për pavarësi për Groenlandën, duke e cilësuar Danimarkën si një fuqi koloniale që jo gjithmonë e ka trajtuar mirë popullsinë indigjene Inuit .

“Groenlanda është për popullin groenlandez. Ne nuk duam të jemi danezë, nuk duam të jemi amerikanë. Ne duam të jemi groenlandez”, tha ai në një konferencë shtypi të përbashkët me kryeministren daneze Mette Frederiksen.

Dëshira e Trump për Groenlandën ka ngjallur ankth në Danimarkë, si dhe në mbarë Evropën. Shtetet e Bashkuara janë një aleat i fortë i kombeve të Bashkimit Evropian dhe anëtari kryesor i aleancës së NATO-s, dhe shumë evropianë u tronditën nga sugjerimi se një udhëheqës i ardhshëm i SHBA mund të konsideronte edhe përdorimin e forcës kundër një aleati.

Frederiksen tha gjatë fjalës së saj se sheh një aspekt pozitiv në diskutimet për ishullin.

“Debati për pavarësinë e Groenlandës dhe njoftimet e fundit nga SHBA-ja na tregojnë interesin e madh për Groenlandën,” tha ajo. “Ngjarje që vënë në lëvizje shumë mendime dhe ndjenja me shumë në Groenlandë dhe Danimarkë. SHBA është aleati ynë më i ngushtë dhe ne do të bëjmë gjithçka për të vazhduar një bashkëpunim të fortë”, tha ajo.

Frederiksen dhe Egede folën me gazetarët pas një asambleje dyvjeçare të Danimarkës dhe dy territoreve të mbretërisë së saj, Groenlandës dhe Ishujve Faroe. Takimi ishte planifikuar më parë dhe nuk u thirr në përgjigje të komenteve të fundit të Trump. 

Groenlanda ka një popullsi prej vetëm 57,000 banorësh. Por është një territor i gjerë që posedon burime natyrore që përfshijnë naftë, gaz dhe elementë të tokës të rrallë, të cilët pritet të bëhen më të aksesueshëm me shkrirjen e akullit për shkak të ndryshimeve klimatike. Ajo gjithashtu ka një vendndodhje strategjike kyçe në Arktik, ku Rusia, Kina dhe të tjerët po kërkojnë të zgjerojnë gjurmën e tyre.

Groenlanda, ishulli më i madh në botë, është një territor autonom i sunduar nga Danimarka, por shtrihet më afër kontinentit të Amerikës së Veriut sesa Danimarkës. Ndërsa Kopenhaga është përgjegjëse për punët e saj të jashtme dhe mbrojtjen, SHBA-ja gjithashtu ndan përgjegjësinë për mbrojtjen e Groenlandës dhe operon një bazë të forcave ajrore atje bazuar në një traktat të vitit 1951.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë