BOTA

Hamasi dhe Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

n.f Përditësimi i fundit 30 Korrik 2024, 08:03
Hamasi dhe Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e
Foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli dhe grupi militant Hamas akuzuan njëri-tjetrin të hënën për mungesën e përparimit në arritjen e një armëpushimi dhe marrëveshjes për lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës, pavarësisht ndërmjetësimit ndërkombëtar.

Hamasi akuzoi Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për shtimin e kushteve dhe kërkesave të reja, për një propozim armëpushimi të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, pas bisedimeve të fundit të zhvilluara nëpërmjet ndërmjetësve.

Netanyahu, megjithatë, mohoi të kishte bërë ndonjë ndryshim dhe tha se ishte realisht grupi Hamas që këmbënguli për ndryshime të shumta ndaj propozimit origjinal. Grupi islamist palestinez i mbështetur nga Irani tha se kishte marrë përgjigjen e fundit nga Izraeli, pas bisedimeve në Romë që përfshinin Izraelin, Shtetet e Bashkuara, Egjiptin dhe Katarin.

“Është e qartë nga ajo që ndërmjetësit përcollën se Netanyahu i është rikthyer strategjisë së tij të zvarritjes, evazionit dhe shmangies së arritjes së një marrëveshjeje duke vendosur kushte dhe kërkesa të reja”, tha Hamasi në një deklaratë të hënën.

Grupi Hamas e akuzoi zotin Netanyahu për tërheqje nga një propozim i paraqitur më parë nga ndërmjetësit, i cili tha se ishte bazuar tashmë në një "letër izraelite". Zyra e zotit Netanyahut tha në përgjigje se ishte udhëheqja e Hamasit që po pengonte arritjen e një marrëveshjeje, duke kërkuar 29 ndryshime në propozim.

"Izraeli po i qëndron parimeve të tij sipas propozimit origjinal - një numër maksimal i pengjeve (për t'u liruar) që janë ende gjallë, kontrolli izraelit i korridorit të Filadelfit (përgjatë kufirit Gaza-Egjipt) dhe parandalimi i lëvizjes së terroristëve dhe armëve në pjesën veriore të Rripit të Gazës”, thuhet në deklaratë.

Zyrtari i lartë politik i Hamasit, Izzat El-Reshiq më vonë të hënën mohoi që grupi i tij të kishte paraqitur ndonjë kushtëzim të ri, duke e akuzuar zotin Netanyahun për pengesa të qëllimshme.

“Ndërmjetësuesit janë të vetëdijshëm se Hamasi tregoi fleksibilitet dhe pozitivitet dhe hapi rrugën drejt arritjes së një marrëveshjeje, si dhe anashkaloi pengesat izraelite”, tha zoti Reshiq.

Një zyrtar tjetër i Hamasit i tha televizionit të Hamasit, Al-Aqsa se Kryeministri izraelit Netanyahu kishte ngritur kushte të reja "të pamundura" në lidhje me kthimin e palestinezëve të zhvendosur në shtëpitë e tyre, se kishte refuzuar të tërhiqej nga vendkalimi i Rafahut dhe vija kufitare me Egjiptin dhe kishte refuzuar lirimin e të burgosurve palestinezë që kanë marrë dënime të zgjatura.

Uashingtoni, i cili i mbështet bisedimet, ka thënë vazhdimisht se arritja e një marrëveshjeje është e afërt. Bisedimet e fundit bëhen rreth një propozimi që Presidenti Joe Biden paraqiti në muajin maj.

Hamasi dëshiron një marrëveshje armëpushimi për t'i dhënë fund luftës në Gazë, ndërsa zoti Netanyahu thotë se konflikti do të ndalet vetëm pasi Hamasi të mposhtet. Ka edhe mosmarrëveshje se si do të zbatohej një marrëveshje e mundshme.

Vendet ndërmjetësuese, Katari dhe Egjipti, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, kanë thënë vazhdimisht se dyert për negociata të mëtejshme mbeten të hapura, ndërsa Izraeli dhe Hamasin shprehin gatishmërinë për të negociuar./ VOA

lufta izrael-hamas

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë