BOTA

Harris fushatë në Pensilvani me mbështetësit republikanë, Trump kërkon votën e latino-amerikanëve

E.D Përditësimi i fundit 16 Tetor 2024, 20:50

Harris fushatë në Pensilvani me mbështetësit

SHBA- Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris bën fushatë të mërkurën për herë të dytë këtë javë në Pensilvani, një nga shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale për president. Kësaj radhe, zonja Harris do të mbajë një tubim me një grup republikanësh që po e mbështesin atë kundër kandidatit të partisë së tyre, Donald Trump.

Ndërkohë, ish-Presidenti Trump vazhdon përpjekjet e tij për të bërë për vete votuesit hispanikë gjatë një aktiviteti që organizohet nga rrjeti më i madh televiziv në gjuhën spanjolle në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa kanë mbetur edhe tre javë deri në ditën e zgjedhjeve, zonja Harris do të bëjë fushatë në qarkun Bucks të Pensilvanisë, një zonë që ka shumë votues, në periferi të Filadelfisë. Presidenti Joe Biden e fitoi këtë qark, me një avantazh të ngushtë, në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Fjalimi i Nënpresidentes Harris gjatë tubimit në Pensilvani pritet ta vërë theksin tek rëndësia e respektimit të Kushtetutës. Ajo do të shoqërohet nga ish-ligjvënësi republikan, Adam Kinzinger dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Republikane. Ata e kundërshtojnë kandidaturën e zotit Trump pasi thonë se ai është një kërcënim për demokracinë amerikane për shkak se refuzon të respektojë normat zgjedhore të vendit dhe për shkak të mbështetjes për individët që sulmuan Kapitolin më 6 janar të vitit 2021.

Ish-Presidenti Trump dhe Nënpresidentja Harris bënë fushatë në të njëjtën kohë në Pensilvani të hënën. Kandidati republikan ishte në Oaks, ndërsa zonja Harris ishte në anën tjetër të shtetit, në qarkun Erie. Ky qark kishte një nga rezultatet më të ngushta në Pensilvani gjatë dy garave të fundit presidenciale.

Rruga më e lehtë për zonjën Harris për të siguruar Shtëpinë e Bardhë, është duke fituar në tre shtetet e pavendosura në veri të Shteteve të Bashkuara: Miçigan, Pensilvani dhe Viskonsin. Zonja Harris mbajti një tubim zgjedhor në Detroit, në Miçigan të martën dhe do të udhëtojë në tre qytete të Viskonsinit të enjten.

Zonja Harris gjithashtu pritet të japë një intervistë për rrjetin ‘Fox News’ të mërkurën.

Ish-Presidenti Trump do të marrë pjesë në një diskutim që do të transmetohet në rrjetin në gjuhën spanjolle ‘Univision’, si pjesë e përpjekjeve të tij për të siguruar votat e komunitetit latino-amerikanë. Të shtunën, ish Presidenti Trump mori pjesë në një tubim në Las Vegas, ku mbajti fjalim para pronarëve të bizneseve nga komuniteti hispanik, në shtetin vendimtar të Nevadës.

Biseda në rrjetin ‘Univision’ do të regjistrohet në Miami të Floridas dhe planifikohet të transmetohet të mërkurën në mbrëmje. Emigracioni luan rol të rëndësishëm për ekipin e fushatës zgjedhore të zotit Trump. Ai shpreson tek rritja e mbështetjes së votuesve hispanikë në përpjekjet për t'u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse ofron një vizion të zymtë për imigracionin. Ai më parë ka thënë se emigrantët po “helmojnë gjakun” e kombit amerikan dhe se fluksi i fundit i emigrantëve të paligjshëm në kufirin SHBA-Meksikë përbën një “pushtim”. Nënpresidentja Kamala Harris mori pjesë në një ngjarje të ngjashme të organizuar nga rrjeti “Univision” në Las Vegas, javën e kaluar./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë