BOTA

Hetimi për tragjedinë e Koçanit/ Arrestohen 23 persona, zbardhen detaje të reja për rrjedhën e ngjarjes

m.l Përditësimi i fundit 17 Mars 2025, 17:02

Hetimi për tragjedinë e Koçanit/ Arrestohen 23 persona,

MAQEDONI E VERIUT- Policia ka arrestuar ditën e sotme 23 persona si të dyshuar për përfshirjen në tragjedinë që ndodhi brenda klubit të natës në Koçan mëngjesin e 16 marsit. Personat që kërkoheshin me fletë arreste kombëtarë janë siguruar. Sipas hetimeve të policisë, deri te zjarri ka ardhur si pasojë e fishekzjarrëve ndërsa të njëjtat janë sjell nga grupi muzikor.

Personi që ishte i dyshuar për këtë veprim ka ndërruar jetë. 11 persona kanë përfunduar në paraburgim 48 orë mbi dyshimet për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe nxitje e rrezikut të përgjithshëm. Në mesin e të arrestuarve është edhe ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ish drejtori për Menaxhim  me kriza, Bekim Maksuti dhe ish sekretarja shtetërore Razmena Çekiç Duroviç.

“Është arrestuar pronari jo formal i klubit, shitësi i biletave, katër persona si truproje, drejtuesi i agjencisë për sigurim, pronari i objektit ku ka funksionuar klubi, tre persona nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, një nga Inspektorati i Punës dhe një person tjetër që ndërlidhet me rastin”, u shpreh Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.

Toshkovski tha se gjatë hetimit është konstatuar se klubi ka funksionuar me dy aparate kundër zjarrit, nuk ka pas derë evakuimi, mjetet piroteknike janë shfrytëzuar në kundërshtim me ligjit, koncerti është mbajtur në kundërshtim me ligjin pa marrëveshje mes palëve. Toshkovski deklaroi se policia nuk ka obligim ligjor për t’i siguruar objektet e tilla. Lidhur me rolin e policisë brenda objektit, Toshkovski shtoi se në hetim janë përfshirë edhe zyrtarë të MPB-së.

“Secili që ka faj të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë lidhur me këtë rast do të mban përgjegjësi. Secili, e përsëris secili sipas ligjit. A vlen kjo për kryetarin e komunës? Kjo vlen për secilin”, theksoi ai.

Nga hetimet është konstatuar se objekti nuk ka rrjet hidratimi dhe as mjete funksionale hidratimi. Nuk ka pasur aparate kundër zjarrit në raport me hapësirën brenda të cilës ka funksionuar. Nuk ka pasur dy dyer për evakuim ashtu siç parashikohet në ligj por ka pasur një derë të improvizuar metali në pjesën e pasme por ishte e mbyllur  dhe e izoluar me mjete kundër zhurmës.

Nuk ka vend për qase nga dyja anët për makina e zjarrfikësve sipas rregullave dhe protokolleve. Brendësia e objektit ka qenë e ndërtuar me gips dhe nuk ka pasur shtresë mbrojtëse nga zjarri. Nuk ka pasur as sistem për njoftimin e njerëzve në rast alarmi.

Të gjitha këto i ka vërtetuar hetimi edhe i Prokurorisë Publike nga ku kanë dhënë urdhrin për arrestimin e gjithsecilit që është i përfshirë dhe mbajtjen në paraburgim afatshkurtër. Si ka pasur mundësi që një klub i tillë nate të vihet në funksion?

Sipas Toshkovskit këtë ia ka mundësuar sistemi i shkatërruar shtetëror.

“Çfarëdo që prekim është e helmuar. Maqedonia nuk ka sistem. Korrupsioni dhe krimi e kanë shkatërruar sistemin. Patjetër të marrim hapa radikal nëse duam ta normalizojmë shtetin”, tha Toshkovski.

maqedoni e veriut

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë