BOTA

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit, çfarë është "Pager" që i mori jetën disa personave?

E.D Përditësimi i fundit 18 Shtator 2024, 07:43

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të

HASBOLLAH- Pajisjet e komunikimit, që njihen si ‘pagers’ të përdorura nga qindra anëtarë të grupit militant Hezbollah shpërthyen pothuajse njëkohësisht në Liban dhe Siri të martën, duke vrarë të paktën 9 individë, përfshirë një vajzë 8-vjeçare dhe plagosur mijëra të tjerë, thanë zyrtarët. Hezbollahu dhe qeveria libaneze fajësuan Izraelin për atë që dukej të ishte një sulm i sofistikuar dhe nga distanca. Mes të plagosurve ishte edhe ambasadori i Iranit në Liban. ‘Pager’ është një pajisje e vogël komunikimi, ndryshe nga telefoni celular, që përdoret për dërgimin e mesazheve dhe sinjaleve.

Shpërthimet misterioze ndodhin mes të tensioneve në rritje midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani. Hezbollahu, i cili ka një bazë të rëndësishme në Liban, ka shkëmbyer zjarr me Izraelin që nga sulmi i Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor që shkaktoi luftën në Gazë.

Pajisjet ‘pagers’ që shpërthyen me sa duket ishin blerë nga Hezbollahu pasi udhëheqësi i grupit militant i urdhëroi anëtarët në shkurt që të ndalonin përdorimin e telefonave celularëve, duke paralajmëruar se mund të gjurmoheshin nga organet izraelite të zbulimit.

Një zyrtar i Hezbollahut i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” se mjetet e komunikimit ‘pagers’ ishin një markë e re, por nuk pranoi të thoshte se për sa kohë i kishin në përdorim.

Rreth orës 3:30 pasdite të martën, sipas orës lokale, ‘pagers’ nëpër duart apo xhepat e përdoruesve filluan të nxeheshin dhe më pas shpërthyen duke krijuar skena të përgjakshme dhe panik. Siç duket, shumë nga të goditurit ishin anëtarë të Hezbollahut, por deri në publikimin e lajmit nuk ishte e qartë nëse edhe individë të tjerë kishin pajisje të tilla.

Shpërthimet e pajisjeve ‘pagers’ ndodhën kryesisht në zonat ku Hamasi ka një prani të fortë, veçanërisht në periferinë jugore të Bejrutit dhe rajonin Beqaa në lindje të Libanit, sipas zyrtarëve libanezë të sigurisë dhe një zyrtari të Hezbollahut. Zyrtari i Hezbollahut foli në kushte anonimie sepse nuk ishte i autorizuar të fliste për median. Ushtria izraelite nuk ka pranuar të komentojë.

Shpërthimet ndodhën disa orë pasi agjencia e sigurisë së brendshme të Izraelit, Shin Bet, tha se kishte penguar një përpjekje të Hezbollahut për të vrarë një ish-zyrtar të lartë të sigurisë izraelite duke përdorur një mjet shpërthyes të komanduar nga distanca.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se Shtetet e Bashkuara “nuk kishin dijeni paraprake për këtë incident” dhe nuk ishin të përfshira. “Aktualisht po mbledhim informacione”, tha ai.

Ekspertët thonë se shpërthimet e pajisjeve ‘pagers’ tregojnë për një operacion të planifikuar prej kohësh, i kryer ndoshta përmes infiltrimit në zinxhirin e furnizimit dhe duke i manipuluar pajisjet me lënde shpërthyese përpara se të dërgoheshin në Liban.

Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Firas Abiad, i tha rrjetit Al Jazeera të Katarit se të paktën nëntë persona ishin vranë, mes tyre një vajzë 8-vjeçare dhe rreth 2,750 të tjerë ishin plagosur, 200 prej të cilëve në gjendje kritike. Shumica kanë lëndime në fytyrë, dorë ose rreth barkut.

Hezbollahu tha në një deklaratë se dy nga anëtarët e saj ishin mes të vrarëve. Njëri prej tyre ishte Mahdi Ammar, djali i një anëtari të Hezbollahut në parlament dhe dy djem të figurave të tjera të njohura u plagosën, tha zyrtari i Hezbollahut, i cili foli në mënyrë anonime.

“Ne e mbajmë armikun izraelit plotësisht përgjegjës për këtë agresion kriminal që gjithashtu goditi civilët”, tha Hezbollahu, duke shtuar se Izraeli “do të marrë përgjigjen e merituar”.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i kishte paralajmëruar më parë anëtarët e grupit që të mos mbanin telefona celularë, duke thënë mund të përdoren nga Izraeli për të gjurmuar lëvizjet e tyre dhe kryer sulme.

Sean Moorhouse, ish-oficer i ushtrisë britanike dhe ekspert për asgjësimin e mjeteve shpërthyese, tha se pamjet nga shpërthimet sugjeronin për vendosjen në pajisjen e komunikimit të një lënde të vogël shpërthyese, sa një gomë lapsi, përpara se të ishin dorëzuar tek përdoruesit.

“Duket se ka shumë mundësi që të gjitha pajisjet të jenë modifikuar përpara se Hezbollahu t'i blinte ato, gjë që nënkupton për një operacion shumë të suksesshëm të Mossad-it”, tha ai duke iu referuar agjencisë izraelite të zbulimit të jashtëm./VOA

pajisjet e komunikimit hasbollah

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë