BOTA

Hill për median serbe: Njohja de jure e Kosovës nuk do të jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

n.f Përditësimi i fundit 13 Qershor 2024, 09:56
Hill për median serbe: Njohja de jure e Kosovës nuk do të
Hill

SERBI- Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill në një intervistë të zhvilluar së fundmi për mediat serbe është shprehur se njohja de jure e Kosovës nuk do të jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

Duke folur për Marrëveshjen e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hill tha se ajo përcakton disa fusha në të cilat dy vendet duhet të përcaktohen dhe përmendi se njëra prej tyre është nevoja për ta krijuar një bashkësi të komunave serbe.

“Kjo nuk ka filluar me Ohrin, e dini, ka rreth 11 vjet dhe mendoj se është koha për ta zbatuar, por që në kontekstin e zbatimit ka një pasqyrë të qartë për serbët që jetojnë në Kosovë. Ka edhe elementë të tjerë që duhet të adresohen, përkatësisht normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe besoj se kjo mund të bëhet dhe duhet të bëhet në kontekstin e rajonit. Rajoni i Ballkanit po fillon të ketë gjithnjë e më shumë modele bashkëpunimi midis të gjitha vendeve, dhe shpresoj se mund të realizohet, por sinqerisht, jam i zhgënjyer që nuk mundëm të bënim më shumë”, tha Hill në një intervistë në mediumin serb, NIN.

Marrëveshja e Ohrit përmban njohjen "de facto", por i pyetur se a nevojitet njohja zyrtare që Serbia të hyjë në BE, Hill tha se europianët kërkojnë normalizim, ndërsa përmendi se në BE ka edhe vende tjera që s’e njohin Kosovën.


“Unë nuk mendoj kështu. Ajo që europianët kërkojnë është pikërisht ajo që ata thonë se kërkojnë, që është normalizimi. Ata duan paqe dhe siguri në rajon, dhe sigurisht mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se ata e kanë thënë shumë qartë se ka anëtarë të Bashkimit Europian që nuk e njohin Kosovën, kështu që çështja e vërtetë është të përpiqemi ta arrijmë normalizimin ku ata kufij nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë, kufij që bashkojnë realisht dhe shpresoj që njerëzit ta kuptojnë se çfarë po themi në të vërtetë këtu për të ardhmen dhe si do të duket jeta e njerëzve. Dhe kështu unë do të doja të shihja shumë më tepër përparim në këtë front të normalizimit, dhe është e qartë se BE-ja e ka gjithashtu këtë në mendje”, tha ambasadori amerikan.

Hill tha se SHBA-ja e mbështet cilindo vend që ka aspirata të anëtarësohet në BE, dhe tha se kjo është pikërisht ajo që bëjmë në Serbi.

“Serbia ka gjëra për të bërë në fushën e sundimit të ligjit dhe çështje të ngjashme, të gjitha ato kapituj që janë hapur deri më tani me Bashkimin Europian. Prandaj, detyra jonë është që të përpiqemi ta ndihmojmë Serbinë në këtë përpjekje, sepse mendoj se është mjaft e qartë se Serbia do të jetë në Bashkimin Europian në të ardhmen”, tha Hill.

be kosova serbia christopher hill

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë