Gjykata Speciale/ Trupi gjykues: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave
Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit t&eum...
Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit t&eum...
Një zhvillim i rëndësishëm është bërë i ditur nga Gjykata Speciale në Hagë gjatë seancës për ...
Disa qytetarë që ishin duke qëndruar përpara Gjykatës Speciale janë larguar tashmë nga kjo hapësirë pas urdhë...
Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur tashmë në Gjykatën e Specializuar në Hagë, ndërsa kjo ngj...
Kosova dhe kudo ka shqiptarë, mbajnë sot frymën. Teksa ka nisur seanca në Hagë ku do të jepet vendimi për 4 ish-drejtues t&...
Në përgjigje të diskutimit të nxitur nga rasti i George Mazonakis dhe referenca ndaj plazmaferezës, Profesori i Terapi...
Sot është dita e vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Pas një prej proceseve më t&eu...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, reagoi në pritje të vendimit për drejtuesit e UCCK-së në Hagë. Sipas tij, so...
Raportohet se Rusia i ka ofruar Iranit informacione nga hapësira gjatë luftës së tij me Shtetet e Bashkuara, me 14 satelitë rus&...
Kongresisti amerikan, Keith Self, shprehu shqetësim për atë që ai e konsideron ndikim të anshmërisë politike në vendim...

Më 12 prill 1955, Dr Jonas Salk njoftoi se vaksina e tij ishte e sigurt dhe efektive. Ajo do të shpëtonte jetë të panumërta – por ai refuzoi të përfitonte financiarisht prej saj. Në vitin 1982, Salk foli për BBC rreth këtij zbulimi.
“Humaniteti mori një nga lajmet më të ndritshme në gjithë historinë e tij.” Kështu e përshkroi një gazetar amerikan njoftimin në prill 1955 se Salk kishte arritur të zhvillonte një vaksinë kundër poliomielitit. Polio ishte një sëmundje pa parandalim dhe pa kurë – dhe të gjithë ishin të rrezikuar. I pyetur në televizion se kujt i përkiste patenta e vaksinës, ai u përgjigj: “Popullit, do të thosha. Nuk ka patentë. A mund ta patentosh diellin?”
Poliomieliti ishte një emergjencë shëndetësore. Në vitin 1952, SHBA regjistroi 57,628 raste, rekord historik.
Sëmundja shkaktonte paralizë të shtyllës kurrizore dhe të frymëmarrjes. Pacientët mbaheshin në pajisje të mëdha metalike të quajtura “mushkëri hekuri”, ndërsa fëmijët mbanin mbajtëse për këmbët – simbole të frikshme të sëmundjes. Vera ishte periudha më e rrezikshme dhe njerëzit e prisnin me frikë.
Infermierja Jody Zogran kujtonte për BBC raste ku një fëmijë që një ditë më parë luante futboll, të nesërmen përfundonte në një pajisje frymëmarrjeje, duke bërtitur i tmerruar. Edhe pse më pak se 1% e infektimeve çonin në paralizë, numri i madh i rasteve bënte që shumë fëmijë të përfundonin në këto pajisje për muaj apo vite. Infermierët mbroheshin vetëm duke larë vazhdimisht duart.
Edhe figura të njohura nuk shpëtuan. Franklin D. Roosevelt u infektua në moshën 39-vjeçare dhe mbeti i paralizuar. Në vitin 1938 ai themeloi organizatën March of Dimes, që mblodhi fonde nga qytetarët për luftën kundër polios.
Gara për vaksinën
Në fund të viteve 1940, shkencëtarët zbuluan se virusi hynte në gjak përmes zorrëve. Dy shkencëtarë u dalluan në garën për vaksinën: Salk dhe Albert Sabin.
Sabin besonte në një qasje të ngadaltë dhe të kujdesshme. Salk, përkundrazi, punonte shpejt dhe kishte mbështetjen financiare të March of Dimes. Ai besonte në një vaksinë me virus të vrarë, ndërsa Sabin në një virus të dobësuar.
Testimi dhe zbulimi
Salk dhe ekipi i tij përdorën virus të çaktivizuar për të krijuar vaksinën. Ai besonte se duhej këmbëngulje dhe përpjekje të vazhdueshme.
“Shpesh dalin gjëra të papritura dhe duhen shfrytëzuar mundësitë,” tha ai.
Kur u pyet për rrugët pa krye, ai u përgjigj:
“Rrugët pa krye janë gjithmonë mundësi.”
Ai madje e testoi vaksinën te vetja dhe familja e tij. Në vitin 1954 filloi eksperimenti më i madh mjekësor në histori, ku u vaksinuan gati dy milionë fëmijë.
Më 12 prill 1955 u shpall rezultati: vaksina funksiononte. Brenda një viti, rastet e polios në SHBA ranë nga 60,000 në 2,000. Brenda një dekade, sëmundja pothuajse u zhduk.
Një sukses pa përfitim
Salk u bë i famshëm në gjithë botën, por nuk e pa veten si hero. Ai e quajti reagimin publik “lehtësim nga frika”. Më vonë themeloi Salk Institute për kërkime shkencore.
Ndërkohë, vaksina e Sabinit, që merrej nga goja, u bë shumë e përdorshme për fushata masive dhe madje frymëzoi këngën “A Spoonful of Sugar” nga filmi Mary Poppins.
As Salk dhe as Sabin nuk patentuan vaksinat e tyre.
“Është dhurata ime për fëmijët e botës,” tha Sabin.
Ky ishte një nga momentet më të rëndësishme në historinë e mjekësisë – një fitore e madhe e shkencës dhe e njerëzimit./Përktheu Piranjat News
Hungari po kalon një moment historik pas humbjes së Viktor Orbán në zgjedhjet e së dielës, duke hapur rrugën për nj&...
Australia njoftoi të hënën se për herë të parë në historinë e saj një grua do të emërohe...
Një bllokadë detare e Iranit nga Shtetet e Bashkuara përbën një operacion ushtarak në shkallë të gjer&e...
Kryeministri sllovak Robert Fico uroi të hënën udhëheqësin e ri të Hungarisë, Peter Magyar, duke ofruar “bashkëp...
Një ngjarje rrëqethëse është regjistruar në qytetin Maceió, në Brazil, ku një adoleshent pësoi goditje elekt...
Policia largoi dhe arrestoi protestuesit të shtunën, të cilët kërkonin rihapjen e rafinerisë së vetme të naftës n...
Armëpushimi i përkohshëm i Pashkëve mes Rusia dhe Ukraina ka përfunduar pas vetëm 32 orësh, duke lënë pas akuza t...
Pas dështimit të negociatave SHBA-Iran për paqe Pakistani bën thirrje për respektimin e armëpushimit. Po a ka ndonjë mund&e...
Pavarësia e gjyqësorit mbetet një ndër pengesat kryesore të Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.Dëshmit&eu...
Presidenti i SHBA Donald Trump po shqyrton rifillimin e sulmeve të kufizuara ushtarake kundër Iranit, së bashku me një bllokadë detar...