BOTA

Hjustoni, qyteti i madh më i larmishëm në SHBA

n.f Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2024, 07:57
Hjustoni, qyteti i madh më i larmishëm në SHBA
Foto ilustruese

SHBA- Kur njerëzit mendojnë për shtetin amerikan të Teksasit, shpesh kanë parasysh kaubojtë me kapele të mëdha dhe çizme me majë. Por Teksasi është shumë më tepër se burrat që veshin pantallona lëkure. Një studim zbuloi se qyteti i tij më i madh, Hjustoni, është qyteti i madh më i larmishëm në Shtetet e Bashkuara, siç mund të vihet re në restorantet e tij të shumta dhe historitë e emigrantëve pas tyre. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee na tregon më shumë mbi qytetin.

Amy Satsady dhe familja e saj sollën aromat e Laosit dhe Tajlandës Verilindore në Hjuston të Teksasit, një qytet që e befasoi atë.

“Vë bast që të gjithë e përfytyrojnë Teksasin si vend i kaubojve, bagëtive dhe fermave. Kështu mendoja unë, të paktën.”

Zonja Satsady, e cila erdhi nga Filadelfia e Pensilvanisë, zbuloi se Hjustoni ishte një qytet imigrantësh. Ajo dhe i vëllai ndihmojnë në restorantin në pronësi të nënës së tyre, Chomsy Saysane, e cila di të gatuajë shumë mirë ushqimet tradicionale të Laosit dhe rajonit Isaan të Tajlandës verilindore, vende ku ajo u rrit.

"Gjatë Luftës së Vietnamit ne qëndruam në Laos deri në vitin 1979. Dhe në fund u transferuam në Tajlandë."

Më pas erdhi në SHBA me bashkëshortin. E kujton si sot se si u ndje.

“O Zot, nuk e kisha idenë. Do të shkoja në një botë tjetër, në vend tjetër, me një tjetër sitil jetese. Është sikur t’ia nisësh nga e para. Mendoja ndoshta nuk kanë oriz për të ngrënë. Thosha, mos duhet të marr me vete orizin vendas për të gatuar”?, kujton ajo.

Pasi jetoi në disa shtete amerikane, zonja Saysane u zhvendos në Hjuston, aty ku përbërësit aziatikë janë me bollëk. Disa njerëz që jetojnë atje thonë se ushqimi i larmishëm është arsyeja kryesore që e bën qytetin tërheqës.

“Nëse shkoni në një vend të huaj, dëshironi një vend që ka njerëz që flasin gjuhën tuaj dhe ku mund të blini ushqimin tuaj, dhe Hjustoni i ka të gjitha këto”, thotë Tracy Xavia Karner nga Universitieti i Hjustonit.

Ajo që i nxit emigrantët të shkojnë në Hjuston është kostoja e ulët e jetesës dhe shumëllojshmëria e punëve, në fusha që variojnë nga sektori i energjisë në fushën e mjekësisë. Kompania financiare WalletHub analizoi të dhënat e qeverisë dhe shpalli Hjustonin si qytetin e madh më të larmishëm në Shtetet e Bashkuara në vitin 2024.

“Qyteti renditet lart në një sërë treguesish mbi larmishmërinë, duke përfshirë diversitetin arsimor, gjuhësor, industrial dhe atë fetar."

Zonja Saysane thotë se qyteti ka ndryshuar shumë që nga koha kur ajo u zhvendos atje në 1985.

“Atëherë nuk kishim shumë zgjedhje. Tani po”.

Si shumë emigrantë, zonja Saysane hapi një restorant me ndihmën e familjes. Djali i saj Alan Ortiz kujton se gatimet e së ëmës kanë shoqëruar fëmijërinë e tij.

“Ajo na gatuante oriz, siç gatuhet tradicionalisht në Laos. Ajo na tregonte dashurinë përmes ushqimit", shprehet ai.

Tani ajo gatuan për ata që duan të provojnë ushqimet e bëra nga familja e saj.

Menaxhimi i një restoranti me familjen nuk ka qenë përherë diçka e lehtë.

“Në fund ajo që ka rëndësi është se e duam njëri tjetrin. Nuk do punonim me njeri tjetër veç saj sepse po ashtu kalojmë mire”.

Ndërsa ata kalojnë këndshëm me njëri tjetrin, në të njëjtën kohë bëjnë të mundur që qyteti të ketë më shumë larmi në ushqim dhe kulturë./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë