BOTA

Karolina e Veriut, një nga shtetet fushëbetejë me rëndësi kyçe në zgjedhjet e vitit 2024

n.f Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2024, 22:42
Karolina e Veriut, një nga shtetet fushëbetejë me
Foto ilustruese

SHBA- Karolina e Veriut është shfaqur si një shtet i rëndësishëm në betejën zgjedhore për president që kur Nënpresidentja Kamala Harris zëvendësoi Presidentin Joe Biden si kandidate e Partisë Demokrate. Në korrik, Presidenti Biden doli pas kandidatit republikan Donald Trump në sondazhe me pothuajse shtatë për qind diferencë, sipas “Cook Political Report”. Por, zonja Harris fitoi terren, duke e kthyer atë nga një shtet që voton kryesisht republikanët në një shtet “fushëbetejë”.

Karolina e Veriut, shtet bregdetar juglindor, ka parë një fluks të të ardhurve të rinj në vitet e fundit, gjë që ka ndryshuar hartën e saj politike. Aty janë shpërngulur më shumë të rinj dhe pakica, të tërhequr nga sektori teknologjik në rritje, duke shtuar mbështetjen për demokratët edhe në zonat periferike. Ekziston gjithashtu një popullsi e konsiderueshme afrikano-amerikane që janë entuziastë për kandidaturën e zonjës Harris.

Në të njëjtën kohë, Karolina e Veriut ka një popullsi më të madhe rurale nga shtatë shtetet fushëbetejë, një segment që është bërë gjithnjë e më shumë republikan. Demokratët shpresojnë se mund të fitojnë zgjedhjet presidenciale në këtë shtet për herë të parë që nga viti 2008. Ekipi i fushatës së zotit Trump e sheh Karolinën e Veriut si me rëndësi kritike për rrugën e tij drejt fitores.

Disa muaj më parë, Karolina e Veriut konsiderohej një shtet ku dukej që fituesi i zgjedhjeve presidenciale do të ishte kandidati republikan. Ish presidenti Donald Trump kryesonte në sondazhe. Por pasi Nënpresidentja Kamala Harris u bë kandidatja e demokratëve epërsia që kishte krijuar zoti Trump filloi të bjerë. Tani, Karolina e Veriut konsiderohet një shtet fushëbetejë, një nga shtatë shtetet që ka të ngjarë të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve.

Karolina e Veriut është një vend i larmishëm, i njohur për malet dhe plazhet e saj; sektorin bankar, bujqësinë dhe popullatën me prejardhje të ndryshme. Profesori i shkencave politike Eric Heberlig analizon situatën në këtë shtet të pavendosur.

“Karolina e Veriut është shtet i pavendosur, sepse ka shtetas nga të gjitha komunitetet. Këtu janë të gjitha grupet demografike që janë me rëndësi kritike për votat e të pavendosurve”, thotë profesori Heberlig.

Por kandidatët republikanë për president kanë fituar 10 nga 11 zgjedhjet e fundit në Karolinën e Veriut. Pse demokratët mendojnë se mund të sigurojnë fitore këtë vit?

“Ka një popullsi në rritje dhe më të re… Demokratët nuk ishin shumë të entuziazmuar me kandidaturën e Joe Bidenit, veçanërisht votuesit më të rinj. Kamala Harris është më e re, sjell më shumë energji, çka është pritur mirë nga votuesit e rinj. Karolina e Veriut ka një përqindje të konsiderueshme pakicash, veçanërisht afrikano-amerikanë. Ata e pritën shumë mirë kandidaturën e Harrisit… Ne kemi një sektor teknologjie në rritje, një popullsi hispanike dhe aziatike në rritje”, thotë me tej ai.

Shumë prej këtyre të ardhurve të rinj po shkojnë drejt periferisë, duke i bërë këto zona më pak republikane, me kalimin e kohës. Në vitin 2020, zoti Trump fitoi Karolinën e Veriut me një diferencë prej vetëm 1.3 për qind ndaj zotit Biden.

“Ka gjithashtu pensionistë të racës së bardhë që shkojnë për të jetuar në zonat më rurale. Pra, arrihet një lloj balancimi midis qarqeve urbane, ku ka rritje të demokratëve dhe qarqeve më rurale që janë më shumë republikane, të dyja të nxitura nga migrimi”.

Karolina e Veriut ka popullsinë më të madhe rurale nga shtetet fushëbetejë, me afërsisht një të tretën e banorëve të shtetit që jetojnë në to.

“Fitorja e Obamës në vitin 2008 është dëshmi e vërtetë se çfarë sfide është për demokratët e Karolinës së Veriut të fitojnë zgjedhjet presidenciale këtu. Ne e mendojmë atë si një fitore të madhe për Obamën, por ai e fitoi atë me një total prej 13,000 votash, që është një shifër e vogël. Kjo fitore u arrit vërtet fal asaj që gjithçka shkoi si duhet për Obamën pasi ai kandidoi në kohën kur vendi ishte përfshirë në një luftë për të cilën fajësoheshin republikanët. Kishte edhe një recesion”, thotë profesori Heberlig.

Ashtu si votuesit në nivel kombëtar, shqetësimi kryesor i tyre është ekonomia. Një tjetër çështje është emigracioni. Demokratët e kanë bërë abortin një pjesë kyçe të fushatës së tyre. Por, kjo çështje mund të mos jetë aq e rëndësishme për të fituar votat në Karolinën e Veriut. Një sondazh i fundit zbuloi se vetëm 11% e votuesve në Karolinën e Veriut e quajn abortin si çështjen e tyre më të rëndësishme. Kjo është përqindja më e ulët e çdo shteti fushëbetejë.

“Do të jetë një gjë interesante të shihet se sa i nxisin demokratët çështje si aborti ose ruajtja e demokracisë për të votuar këtu”.

“Kjo zakonisht nuk ndodh, sepse procesi për t’u përfshirë në fletën e votimit në Karolinën e Veriut është më i vështirë sesa në shtetet e tjera. Sapo patëm miratimin nga Gjykata e Lartë të vendimit të Gjykatës Supreme të Karolinës së Veriut që pranoi kërkesën e kandidatit të tretë Robert Kenedy Jr. të hiqte veten nga fleta e votimit. Pra, kjo zvogëlon mundësitë që ai të marrë vota nga zoti Trump”, thotë profesori Haberlig.

Disa demokratë shpresojnë se një skandal i fundit që përfshiu garën për guvernatorin e shtetit do të përmirësojë mundësitë e tyre. Kandidati republikan i mbështetur nga zoti Trump, Mark Robinson bëri deklarata ofenduese në internet. Profesori Heberlig thotë se kjo mund të dëmtojë kampin republikan.

“Robinsoni do ta ketë të vështirë për të mbledhur fonde. Po ashtu, paratë nuk mund të shpenzohen për fushata të tjera që do të ndihmonin republikanët e tjerë të fitonin, siç është fushata e tyre ‘Dilni dhe votoni’”.

Këshilltarët e zotit Trump mendojnë se fitorja në Karolinën e Veriut është me rëndësi kritike për suksesin e tij në këto zgjedhje. Që kur zonja Harris hyri në garë, ish Presidenti Donald Trump ka bërë fushatë atje më shumë se në çdo shtet tjetër, përveç Pensilvanisë./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë