Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...

Misteri i ishullit të Jeffrey Epstein rikthehet në qendër të vëmendjes pasi një amerikan pretendon se u kap, u lidh dhe u mbajt i izoluar pasi hyri pa leje në pronën famëkeqe Little St. James, vendi që prej vitesh lidhet me akuzat për trafikim seksual dhe abuzime ndaj të miturave.
Benjamin Owen, 44 vjeç nga Memphis, mbërriti në Ishujt e Virgjër më 24 prill së bashku me dy persona të tjerë. Sipas tij dhe bashkëpunëtorit Ryan Dalton, qëllimi i udhëtimit ishte hyrja në ishullin e dikurshëm të Jeffrey Epstein, Little St. James.
Owen deklaroi se sapo mbërriti në ishull një ditë më vonë, ai u kap, iu lidhën duart dhe këmbët, iu vendos fashë në sy dhe u fut në një dhomë që ai e përshkroi si “birucë”, ku qëndroi për disa orë derisa mbërriti policia e Ishujve të Virgjër dhe e arrestoi.
“Nuk besoj se ishte menduar të largohesha i gjallë nga ai ishull”, deklaroi ai për CBS News.
Dokumentet gjyqësore tregojnë se brenda vetëm gjashtë javësh kanë ndodhur të paktën dy episode të hyrjeve të paautorizuara në ishull, ku janë përfshirë të paktën pesë persona.
Megjithatë, nuk përfunduan në telashe vetëm personat që hynë pa leje. Autoritetet ngritën akuza edhe ndaj disa punonjësve të ishullit, mes tyre edhe një person që kishte administruar pronën për Jeffrey Epstein për dekada dhe që vazhdon të punojë për pronarin e ri.
Sipas policisë, punonjësit që kapën personat e futur në mënyrë të paligjshme i zhveshën dhe i lidhën.
Owen këmbëngul se misioni i tij nuk kishte lidhje me aventurën apo famën në internet. Ai pretendon se udhëtimi ishte një përpjekje për të tërhequr vëmendjen mbi vuajtjet e viktimave të trafikimit seksual.
Por kompania që administron ishullin reagoi ashpër dhe ngriti padi civile ndaj Owen dhe shoqëruesve të tij, duke i cilësuar si “kërkues fame në internet” dhe “teoricienë konspiracioni”.
Sipas padisë, ata janë pjesë e një grupi gjithnjë e më të madh influencuesish, YouTuber-ësh dhe eksploruesish urbanë që përfitojnë nga fama dhe historia e errët e ishullit të Epstein.
Prona aktualisht kontrollohet nga miliarderi Stephen Deckoff, themelues i Black Diamond Capital Management, i cili e bleu ishullin në vitin 2023 përmes kompanisë së investimeve SD Investments, me planin për ta kthyer në resort turistik.
Një zëdhënës i pronës deklaroi se ka pasur rritje shqetësuese të personave që futen pa leje në Little St. James dhe paralajmëroi se çdo hyrje në zonat e brendshme apo ndërhyrje në strukturat e ishullit do të trajtohet si shkelje e ligjit.
Little St. James u ble nga Jeffrey Epstein në vitin 1998 dhe më vonë u bë një nga vendet më të përfolura në SHBA, pasi autoritetet e Ishujve të Virgjër e akuzuan financierin e ndjerë se kishte transportuar vajza të mitura drejt ishullit me avionë dhe helikopterë për t’i abuzuar seksualisht.
Pas arrestimit të Epstein në vitin 2019 dhe vdekjes së tij në burg një muaj më vonë, Ishujt e Virgjër ngritën padi civile ndaj pasurisë së tij, ndërsa çështja u mbyll në vitin 2022 me një marrëveshje prej 105 milionë dollarësh.
Një tjetër detaj që ka ngjallur debat është fakti se Ryan Dalton, një nga personat që udhëtoi drejt ishullit, vazhdon të besojë se Epstein mund të jetë ende gjallë dhe i fshehur, një teori që është kundërshtuar gjerësisht, por që vazhdon të qarkullojë në internet.
Ndërkohë, Owen pranoi edhe të kaluarën e tij problematike, duke e përshkruar veten si ish-përdorues droge “crack” dhe me 19 dënime për kundërvajtje. Ai tha se synonte të vendoste në ishull flamurin e organizatës së tij jofitimprurëse “We Fight Monsters”, e cila merret me rehabilitimin e të varurve, mbështetjen e viktimave të trafikimit seksual dhe veteranëve të pastrehë në Memphis./Përktheu Piranjat News
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar se një marrëveshje për përfundimin e konfliktit me Iran varet “krejtësisht ...
Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë zhvilluar një telefonatë për herë t&e...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije se u kishte thënë diplomatëve të tij të mos nxitoheshin për n...
Tre vullnetarë të Kryqit të Kuq vdiqën në Republikën Demokratike të Kongos kanë humbur jetën nga dyshimet pë...
Policia turke ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka hyrë me forcë në selinë qendrore të Partisë Popullore Republikane (CHP...
Ushtria izraelite ka lëshuar një urdhër urgjent për zhvendosje të detyruar të banorëve në 10 qytete dhe fshatra në...
Kievi është goditur nga një tjetër valë e fuqishme sulmesh ajrore gjatë natës, teksa Rusia ka ndërmarrë atë ...
Është shënuar 34-vjetori i vrasjes së magjistratit italian Giovanni Falcone. Më 23 maj 1992, në moshën 53-vjeçare, ai ...
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Irani është i gatshëm të sigurojë botën se vendi nuk synon të zotë...
TURQI- Një skenë tensioni të thellë ndodhi në selinë e Partisë Republikane Popullore (CHP) në Ankara, pas vendimit ...