BOTA

"Ideja e certifikatave ishte që të inkurajohen investorët!" Mashtrim miliarda dollarësh me klimën në Kinë

M.B Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2024, 09:37

"Ideja e certifikatave ishte që të inkurajohen

KINA- Ofertuesi dukej serioz, në vitin 2023, kompania gjermane Verbio vendosi të investojë tek certifikatat e klimësnga Kina. Oferta erdhi nga kompania kinezePeking Carbon. Projektet tashmë janë miratuar dhe Verbio nuk ka pse të shqetësohet për asgjë tjetër, premtoi Pekin Carbon.

"Kompania na dukej shumë profesionale”, thotë Stefan Schreiber, një nga anëtarët e bordit të kompanisë. Ai është ulur në një sallë konferencash në ambientete kompanisë në Schwedt afër Berlinit, me pamje nga zona industriale. Çisternat kalojnë rregullisht, tanke dhe tubacione.

Verbio është një prodhues i biokarburanteve që tregton edhe certifikata CO2. Në vitin 2023, kompania gjermane  fitoi të drejtat për certifikatat e klimës nga Kina. Ata erdhën nga një fabrikë që përdor gazin e bërë nga mbeturinat në prodhimin e naftës. Ndryshe ato thjesht do të thaheshin apo digjeshin.

Certifikatat lëshohen në Gjermani. Ideja është që me këto investime të inkurajohen investorët për mbrojtjen e klimës në fushat e naftës dhe gazit në mbarë botën. Agjencia Federale e Mjedisit ka dhënë tashmë miratimin. Schreiber mendoi se marrëveshja ishte e dobishme. "Ishte një investim pa rrezik," kujton ai. Edhe oferta ishte shumë e mirë.

Së bashku me ZDF Frontal, ekipi hetues i DW punoi në dokumentacionin e projektit, shqyrtoi imazhet satelitore dhe foli me njerëz të informuar mirë. Sipas hulumtimit tonë, projekti i Verbio-s, me numrin e dosjes BZIA, ka shumë të ngjarë të jetë pjesë e një mashtrimi të madh. Duke lejuar që të miratohen vetëm sisteme të reja - Gjermania dëshiron të sigurojë që mbrojtja shtesë e klimës të arrihet vërtet.

Sistemi i vjetër i lëshuar si i ri

Por ne gjejmë shumë sisteme të vjetra që janë paraqitur si projekte të reja për mbrojtjen e klimës. Kështu ndodh edhe me projektin BZIA: një foto e vitit 2019 tregon se sistemi ishte i përfunduar një vit e gjysmë përpara se të aplikohej projekti për mbrojtjen e klimës në Gjermani. Do të thotë se sistemi i përfunduar ka aplikuar për mbështetje, si projekt i ri.

Vendimi i Axel Michaelowa, eksperte për klimën nga Universiteti i Cyrihut, të cilit i treguam rezultatet e hulumtimit tonë, është rrjedhimisht i qartë: "Ky sistem nuk duhet të miratohej në asnjë rrethanë. Nuk është e mundur që sistemet e përfunduara të aplikojnë për mbështetje”.

Një model që e gjejmë në shumë projekte: sistemi i vjetër paraqitet si një projekt i ri për mbrojtjen e klimës. Shumica e projekteve të dyshimta me sa duket vijnë nga një kompani kineze: Beijing Carbon është i specializuar në reduktimin e emetimeve dhe tregtimin e certifikatave.

Themeluesja ka punuar më parë në çështjet e energjisë në pozicione të ndryshme drejtuese në qeverinë kineze dhe në kompani shtetërore. Ajo themeloi "Peking Carbon" në vitin 2011 me djalin e saj dhe disa të tjerë.

Edhe projekti i Stefan Schreiber u zhvillua nga Peking Carbon. që mund të shihet nga dokumentet zyrtare të projektit. Schreiber e pagoi kompaninë kineze me këste, por nuk mund të thotë saktë sa ka paguar, për shkak të një klauzole konfidencialiteti. Në bazë të dokumenteve vlerësojmë se janë investuar rreth 25 milionë euro.

A kishte ndonjë ndihmës në Gjermani?

Kontratat dhe dokumentet plotësonin standardet profesionale, thotë ai, "Nëse ka qenë ndonjë mashtrim, që ne supozojmë, atëherë duhet të ketë pasur njerëz në Gjermani që e kanë njohur këtë sistem”, është i bindur ai. "Ndryshe nuk do të ishte e mundur me këtë nivel profesionalizmi”.

Disa në industri drejtojnë gishtin tek kompanitë e inspektimit që sipas dosjeve kanë inspektuar sistemet. Agjencia Federale e Mjedisit nuk i inspekton vetë projektet, por e mbështet vlerësimin e saj në punën e kompanive private gjermane të testimit. Ata punojnë kryesisht në mënyrë të pavarur.

Në një letër nga një person i brendshëm i zyrës së industrisë, u shprehën dyshime. Kompanitë e inspektimit, shkruajnë autorët, "bashkëpunuan" me Pekin Carbon.

Ne nuk kemi mundur të gjejmë asnjë provë të marrëveshjes së fshehtë. Por ka shumë indikacione se kompanitë e testimit kanë bërë gabime serioze. Në një rast, dokumentet e objektit konfirmojnë gjashtë objekte të mëdha magazinimi të gazit, megjithëse fotot dhe imazhet satelitore tregojnë qartë se vetëm katër ndodhen atje. Sipas raporteve të inspektimit, inspektorët e kompanisë kanë qenë në vend shtatë herë. "Unë mendoj se nuk ka gjasa që ekzaminuesit të kenë qenë në vend," përfundon Axel Michaelowa. "Nuk është e mundur të mos shohësh këto depo."

Kompanitë e inspektimit në këtë rast janë mjaft të njohura. Muller-BBM Cert është e specializuar në raportet mjedisore. Ndërsa Verico SCE është një emër edhe më i madh në industri. Një nga anëtarët e bordit përfaqësoi interesat e kompanive globale të testimit përpara organeve të Kombeve të Bashkuara për më shumë se dhjetë vjet. Të paktën një nga dy kompanitë ekzaminoi 48 nga 66 projektet nga Kina. "Kjo është dashur të vihet re”, thotë Axel Michaelowa.

Kompanitë i mohojnë akuzat. Verico SCE nuk sheh "asnjë arsye për të dyshuar në cilësinë e punës sonë profesionale apo punën e auditorëve tanë". Edhe Muller-BBM Cert është "i bindur se nuk ka sjellje kriminale të punonjësve në kompaninë tonë”.

Tani në Gjermani kanë nisur hetimet mbi akuzat për mashtrim. Agjencia Federale e Mjedisit dëshiron të sqarojë gjërat deri në fund. Aplikimet e reja për programin nuk do të pranohen më. Prokuroria e Shtetit ka kryer kontrolle tek të dyja kompanitë. Ndërsa kompania nga Pekini nuk i është përgjigjur pyetjeve tona./ DW

kina

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë