Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...

BEOGRAD- Kompania Affinity Partners, në pronësi të Jared Kushnerit, ka njoftuar se tashmë është i pasigurt fati i projektit për ndërtimin e një hoteli luksoz në vendin ku sot ndodhet kompleksi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, në qendër të Beogradit, pas arrestimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në Serbi.
Goran Vasiç, drejtor i përkohshëm i këtij institucioni, u arrestua më 13 maj, nën dyshimet se kishte falsifikuar dokumentacionin mbi bazën e të cilit Qeveria e Serbisë ia hoqi statusin e mbrojtjes kulturore objektit të Shtabit të Përgjithshëm.
Kjo kishte hapur rrugën që, në vend të këtij objekti modernist, të ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XX, kompania e dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump, të ndërtonte një hotel luksoz dhe objekte shumëkatëshe – projekt i kundërshtuar nga ekspertë dhe opinioni publik në Serbi.
Nga Affinity Partners i thanë gazetës amerikane, The New York Times, se nuk kanë pasur asnjë rol në procesin e rishqyrtimit të statusit kulturor të lokacionit.
“Sot, nga mediat, mësuam se një ish-zyrtar i Qeverisë serbe, pa asnjë lidhje me kompaninë tonë, dyshohet se ka falsifikuar dokumente në lidhje me statusin e mbrojtjes kulturore për projektin ‘Belgrade Square’”, thuhet në deklaratën e kompanisë, duke shtuar se “do ta hetojmë situatën dhe do të marrim hapat e mëtejshëm”.
Sipas kompanisë, punimet në këtë lokacion ende nuk kanë nisur, dhe fati i projektit është tashmë i pasigurt. Prokurori serb për krime të organizuara njoftoi më 14 maj se ka marrë në pyetje të dyshuarin Goran Vasiç, i cili – sipas Institutit – ka pranuar veprën penale që i ngarkohet. Qeveria e Serbisë më 15 maj 2024 nënshkroi një marrëveshje për “revitalizimin” e kompleksit me kompaninë e Kushnerit, Affinity Global Development, përmes së cilës ia ka dhënë tokën me qira për 99 vjet.
Kushner ka planifikuar të ndërtojë një kompleks afaristo-banesor, ku do të përfshihet edhe një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s, por detajet e kontratës me Qeverinë serbe nuk janë bërë publike. Projekti është kundërshtuar nga ekspertë, opozita dhe një pjesë e qytetarëve, të cilët e konsiderojnë sulm ndaj trashëgimisë kulturore, dhe kritikojnë mungesën e transparencës.
Ndërtesat e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së atëhershme jugosllave, dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, u ndërtuan mes viteve 1955-1965, sipas projektit të arkitektit Nikolla Dobroviq, si një ansambël dykatësh që atëherë quhej Sekretariati Shtetëror për Mbrojtjen Popullore. Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm u bombardua dy herë gjatë fushatës ajrore të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) kundër Jugosllavisë, më 1999./ REL
GAZA- Shërbimet palestineze të emergjencës thanë sot se 103 persona u vranë nga bombardimet izraelite në Rripin e...
SHBA- Donald Trump-it do t'i "duhet të mendojë" nëse do të kandidojë për një mandat të katërt për presi...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti një marrëveshje të madhe gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme...
TURQI- Takimi midis Recep Tayyip Erdogan dhe Volodymyr Zelensky po zhvillohet në Pallatin Presidencial në Ankara. Volodymyr Zelensky, i cili ka mb&e...
TURQI- Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në bisedimet për çështjen ukrainase në Turqi, njoftoi zëd...
cassie, diddy SHBA- Anëtarëve të jurisë në gjyqin e Sean 'Diddy' Combs dje u treguan imazhe nga festat famëkeqe që organ...
vladimir putin RUSI- Kremlini komunikoi përbërjen e delegacionit të Rusisë, që të enjten (15.05.2025) udhëton p&eum...
Raportimet e shpeshtuara për ngacmime seksuale ndaj grave në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë nxi...
KOSOVË- Protestat në Kosovë e penguan konferencën e shtypit të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilov...
SHBA- Kongresmeni i Utahut, Blake Moore, u pa duke fjetur gjatë një votimi në fund të një takimi gjithë natën të ...