BOTA

Iran, manovra ushtarake mes tensioneve me Izraelin

E.D Përditësimi i fundit 11 Janar 2025, 22:44

Iran, manovra ushtarake mes tensioneve me Izraelin

IRANË- Irani zhvilloi të shtunën manovra ushtarake që simulojnë mbrojtjen ajrore, njoftoi media shtetërore, ndërsa Teherani përgatitet për fërkime të mëtejshme me Izraelin, vend të cilin e konsideron armik, si dhe Shtetet e Bashkuara nën Presidentin e ardhshëm Donald Trump.

Lojërat e luftës zhvillohen ndërsa udhëheqësit iranianë përballen me rrezikun që presidenti i ardhshëm amerikan mund ta mbështesë Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit. Teherani druhet se Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Trump mund t’i forcojnë edhe më tej sanksionet ndaj industrisë iraniane të naftës përmes politikës së tij për “trysni maksimale”.

“Në këto stërvitje, sistemet e mbrojtjes do të praktikojnë luftën kundër kërcënimeve ajrore, raketave si dhe luftën elektronike në kushtet reale të fushëbetejës... për të mbrojtur qiejt e vendit dhe zonat e ndjeshme dhe të rëndësishme”, raportoi televizioni shtetëror iranian.

Manovrat e së shtunës janë pjesë e një stërvitje dymujore të nisur më 4 janar, të cilat kanë përfshirë lojëra luftarake në të cilat Garda Revolucionare mbrojti instalimet bërthamore kryesore në Natanz kundër sulmeve të improvizuara me raketa dhe dronë, njoftoi media shtetërore.

Ushtria iraniane ka thënë se po stërvitej me dronë dhe raketa të reja ndërsa transmetoi pamje të një “baze me raketa” në thellësi të nëntokës që po vizitohej nga Komandanti i Përgjithshëm i Gardës, Gjeneralmajori, Hossein Salami.

Përpjekjet e Iranit kanë pësuar hapa pas në Liban pas sulmeve izraelite kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani dhe rrëzimit muajin e kaluar të Presidentit sirian, Bashar Al-Assad, aleat i Teheranit.

Por zoti Salami paralajmëroi në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror, për një "ndjenjë të rreme kënaqësie" midis armiqve të Iranit, duke thënë se Irani dhe veçanërisht divizioni i raketave, ishin më të fortë se kurrë.

Ndërsa zyrtarët e Teheranit i kanë minimizuar dështimet e Iranit, një gjeneral iranian, Behrouz Esbati, i cili thuhet se ishte i vendosur në Siri, tha në një fjalim të shpërndarë në mediat sociale se Irani kishte "humbur keq" në Siri. Agjencia e lajmeve Reuters nuk mund ta verifikonte regjistrimin.

Në vitin 2018, Presidenti Donald Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje e arritur në vitin 2015 nga pararendësi i tij Barack Obama. Në këtë marrëveshje Irani ishte pajtuar të frenonte pasurimin e uraniumit, i cili mund të përdoret për prodhimin e armëve bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike të vëna nga Uashingtoni dhe Kombet e Bashkuara./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë