BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
IRAN- Aktivistja iraniano-kurde Pakhshan Azizi u dënua me vdekje, duke nxitur reagimin e njerëzve në rrjete sociale dhe të organizatave për të drejtat e njeriut. Në këto reagime Republika Islamike akuzohet për hakmarrje brutale kundër grave aktiviste.
Ky është dënimi i dytë me vdekje për një të burgosur politike në Iran, në javët e fundit. Sharifeh Mohammadi, aktiviste për të drejtat e punëtorëve u dënua me vdekje nga Gjykata Revolucionare Islamike, gjithashtu me akuzën për rebelim.
“Nuk mund ta besoj ... vëllai i Pakhshan Azizit njoftoi se Pakhshani është dënuar me vdekje, nuk mund ta besoj, ky është një makth”, shkroi në rrjetin social X, Atefeh Nabavi, aktiviste dhe ish e burgosur politike.
Organizata kurde për të Drejtat e Njeriut ‘Hengaw’ theksoi se zonja Azizi u dënua me vdekje pasi “asaj, për disa muaj, iu mohua e drejta të merrte një avokat dhe të ketë vizita nga familja. Procedurat e saj ligjore janë kryer në një mënyrë jo transparente dhe të padrejtë”.
Organizata Hengaw së fundmi publikoi një letër nga zonja Azizi, në të cilën ajo thoshte se ishte torturuar.
“Ata po hakmerren ndaj aktivisteve në mënyrën më brutale”, tha Fatemeh Shahrazad Shams, aktiviste për të drejtat e grave. “Dhënia e vazhdueshme e dënimeve me vdekje, burgimet afatgjata, internimet dhe infektimi me sëmundje të dyshimta i të burgosurave janë krime të vazhdueshme të kryera nga Republika Islamike kundër grave. Ne nuk duhet të heshtim përballë këtyre padrejtësive brutale”.
Rrjeti për të Drejtat e Njeriut të Kurdistanit njoftoi se “dënimi me vdekje i zonjës Azizi përkon me rastin e një aktivisteje tjetër kurde, Wrisha Moradi, anëtare e Shoqatës së Grave të Lira të Kurdistanit Lindor (KJAR), e cila është në pritje të dënimit për akuza të ngjashme pas arrestimit të saj në Sanandaj, Provincë e Kurdistanit”.
Zonja Azizi u arrestua më 4 gusht 2023, nga Ministria e Inteligjencës në Kharazi, në periferi të Teheranit. Ajo u mor në pyetje dhe u torturua në Qendrën e Paraburgimit të Inteligjencës përpara se të transferohej në Repartin 209 të Burgut Evin dhe më pas në repartin e grave. Ajo u akuzua më vonë për “rebelim nëpërmjet anëtarësimit në grupe opozitare”.
Zonja Azizi doli para një prej degëve të Gjykatës Revolucionare Islamike në Teheran më 28 maj dhe më pas më 16 qershor të vitit 2024, për t'iu përgjigjur akuzës për rebelim.
Paraprakisht, zonja Azizi shkroi një letër me titull “Fshehja e së vërtetës dhe alternativa e saj”, e cila u mor nga organizata Hengaw dhe u publikua më 21 korrik. Kjo ndodhi vetëm dy ditë para shpalljes së dënimit të saj me vdekje. Në letër, ajo përshkruan me detaje përvojat e saj të arrestimit dhe torturës nga agjencitë e sigurisë.
Zonja Azizi u arrestua për herë të parë në nëntor të vitit 2009 gjatë një proteste studentore kundër ekzekutimeve politike në Kurdistan. Më pas ajo u lirua me kusht kundrejt pagesës prej rreth 2400 dollarësh më 19 mars 2010.
Ajo është përballur vazhdimisht me akuza për anëtarësim në grupe opozitare, të cilat ajo i ka mohuar me vendosmëri.
Aparati i sigurisë dhe gjyqësorit të Republikës Islamike shpesh bën akuza të rënda sigurie ndaj aktivistëve të ndaluar, duke çuar në dënime të ashpra. Kjo praktikë ka nxitur kritika të shumta nga organizatat e të drejtave të njeriut në mbarë botën./ VOA
Foto ilustruese KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të televizionit publik të Kosovës...
Foto ilustruese SERBI- Ministri pa portofol i Qeverisë serbe, Gjorgje Milliçeviq, ka nënshkruar në Banjallukë 13 kontrata pë...
Foto ilustruese FRANCA- Teksa Francën e ndajnë vetëm pak orë nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit...
SHBA- Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael "El Mayo" Zambada, lider i kartelit Sinaloa të ...
Annalena Baerbock GJERMANI- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i kërkoi Kinës të enjten që t'i japë fund mbë...
Paris PARIS- Parisi është gati që xixat dhe shkëlqimin e Olimpiadës t’ua prezantojë miliona njerëzve, përmes ...
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja do ta fshijë Iranin nga harta, nga faqja e dheut nëse ai vritet nga Teherani.&nbs...
SUDAN- Shefi i politikës së jashtme të BE, Joesep Borell tha se blloku është gati të mbështesë të gjitha për...
Mustafa Muhammad Abu Ara IZRAEL- Një udhëheqës i organizatës lokale Hamas në Bregun Perëndimor të pushtuar ka vdekur n&e...
Joe Biden dhe Kamala Harris SHBA- Nënpresidentja amerikane Kamala Harris, i bëri presion të fortë Kryeministrit izraelit Benjamin Netan...