BOTA

Lojërat Olimpike/ Si do të zhvillohet ceremonia hapëse e olimpiadës sot në Paris?

M.B. Përditësimi i fundit 26 Korrik 2024, 08:23
Lojërat Olimpike/ Si do të zhvillohet ceremonia hapëse e
Paris

PARIS- Parisi është gati që xixat dhe shkëlqimin e Olimpiadës t’ua prezantojë miliona njerëzve, përmes një ceremonie hapëse në lumin Sena, dicka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Kështu, kjo do të jetë hera e parë që Lojërat Olimpike nuk do të nisin në stadium. Rreth 85 anije do të bartin gati 7.000 atletë, një paradë gjashtë kilometra të gjatë në Senë, në zemrën e Parisit.

Nisja do të bëhet prej urës Austerlitz, anijet do të lundrojnë rreth katedrales Notre-Dame, për të arritur më pas afër Kullës Eiffel, si dhe nën shumë ura tjera që gjenden rreth qendrës së kryeqytetit francez. Ceremonia do të nisë në orën 19:30 të premten e 26 korrikut, dhe do të zgjasë rreth tri orë e 45 minuta. Organizatorët kanë premtuar ceremoni si asnjë tjetër.

Ata deklarojnë se do t’i shfrytëzojnë monumentet historike, qiellin, ujin dhe “nuk do të jetë asnjë urë e pashfrytëzuar për të lëshuar muzikë, për të vallëzuar apo për performanca tjera”. Rreth 80 ekrane gjigante nëpër Paris do të transmetojnë gjithë ceremoninë, në të cilën do të ketë edhe vallëzues që do të performojnë prej kulmeve të ndërtesave afër Senës. Në këtë ceremoni do të festohet për Parisin, Francën dhe Lojërat Olimpike, dhe do të ketë paradë të atletëve, performanca artistike dhe pika tjera sipas protokollit, ka thënë Thomas Jolly, drejtor artistik i ceremonisë hapëse.

Detajet se kush do të ndezë fanarin olimpik për të shënuar nisjen e Lojërave, dhe cilët artistë do të marrin pjesë, janë mbajtur sekrete. Megjithatë, dihet që Lady Gaga dhe Celine Dion janë në mesin e këngëtarëve që janë parë në Paris, duke zgjuar thashetheme se ato ka mundësi të jenë pjesë e ceremonisë. Mediat franceze kanë thënë se ylli Aya Nakamura, këngëtarja më e dëgjuar franceze në botë, do të jetë pjesë e ceremonisë.

Nakamura ka qenë shënjestër e abuzimit racor online, kur kanë qarkulluar fjalët e para se ajo do të mund të marrë pjesë në ceremoni. Ajo këndon në gjuhën frënge, përdor shumë lokalizma dhe stili i saj është i ndikuar prej muzikës Indie, e përzier me R’n’B amerikan dhe ritme afrikane. Një e panjohur e madhe lidhet me motin.

Parashikimet aktuale janë për mot me vranësira, ndonëse organizatorët kanë pritur se do të ketë perëndim të artë dielli, për ta bërë ceremoninë edhe më magjike. Në ceremoni do të jenë mbi 80 udhëheqës shtetërorë dhe më shumë se 300.000 spektatorë, kanë thënë organizatorët. Komiteti i Lojërave Olimpike ka thënë se rreth 222.000 njerëz kanë fituar ulëset falas, ndërsa 104.000 është dashur të blejnë biletë.

Anijet, që do t’i bartin atletët, do të jenë të pajisura me kamera, për t’iu mundësuar shikuesve prej larg që të shohin gjithçka sikur të ishin aty, ka thënë komiteti. Organizimi i ceremonisë në zemër të Parisit mund të jetë diçka fantastike për të bërë fotografi, mirëpo përbën edhe sfidë të madhe në aspektin e sigurisë. Rreth 2.000 pjesëtarë të sigurisë dhe 45.000 policë do të jenë të shpërndarë për të garantuar sigurinë e ceremonisë, përfshirë forcat speciale të intervenimit.

Snajperistët do të jenë të angazhuar në kulmet e ndërtesave. I aktivizuar do të jetë edhe sistemi anti-dron. Spektatorët dhe banorët lokalë do të duhet të kenë leje të posaçme dhe kodin QR për të depërtuar afër zonës ku do të mbahet ceremonia. Qarkullimi i makinave do të ndalohet, përveç disa përjashtimeve të vogla. Stacionet e afërta nëpër metro do të jenë të mbyllura, ashtu sikurse kalimi nëpër disa ura. Aeroplanët nuk do të mund të fluturojnë mbi Paris – përveç atyre që do të jenë pjesë e ceremonisë.

Luftërat në Gazë dhe Ukrainë, si dhe shqetësimet për siguri në shtëpi, e kanë bërë Francën që veçse të jetë e alarmuar në nivelin më të lartë në aspektin e sigurisë. Zyrtarët kanë thënë se nuk ekziston ndonjë kërcënim specifik për terrorizëm në këtë ceremoni. Kërcënimi i vetëm potencial mund të jetë prej ndonjë sulmuesi që mund të veprojë vetëm, ose edhe prej ndonjë proteste që mund të mbajnë aktivistë për mjedisin, ata të së djathtës ekstreme, të së majtës ekstreme, apo lëvizjet pro-palestineze.

Një burrë është arrestuar në maj në qytetin francez Saint-Etienne, i dyshuar për planifikim të një sulmi në emër të grupit ekstremist, Shteti Islamik, në stadiumin e futbollit, në kohën e mbajtjes së Olimpiadës. Një simpatizues i krahut të djathtë është arrestuar në lindje të Francës në korrik, nën dyshimet se ka bërë komplot për sulme gjatë kohës sa mbahen Lojërat./ REL

lojerat olimpike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë