Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Ndërsa protestat e të rinjve kanë përfshirë qytete të Italisë dhe Francës, një pjesë e mësuesve dhe përfaqësuesve të arsimit kanë zgjedhur të mos qëndrojnë spektatorë. Në Itali, disa prej tyre janë vendosur fizikisht mes studentëve dhe policisë për të shmangur përplasjet, ndërsa në Francë organizata sindikale të arsimit kanë mbështetur publikisht të drejtën e të rinjve për të protestuar.
Një nga episodet më domethënëse u regjistrua më 16 tetor në Torino, ku një grup mësuesish krijuan një kordon njerëzor në krye të protestës studentore, në përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve me policinë.
Mes tyre ishte edhe Rebecca Sansoè, mësuese në liceun artistik Passoni, e cila, sipas raportimeve të medias italiane, ndodhej në protestë së bashku me kolegë të saj. Ajo shpjegoi se vendimi për t’u vendosur mes studentëve dhe forcave të rendit ishte marrë spontanisht, kur situata kishte nisur të tensionohej.
Në Francë, mbështetja është shprehur edhe përmes organizatave sindikale. Federata FSU ka dalë në mbështetje të kërkesave të nxënësve dhe studentëve, duke kërkuar respektimin e së drejtës së tyre për të protestuar dhe duke u bërë thirrje mësuesve të marrin pjesë në mobilizime.
Edhe në qytete të tjera franceze, mësues dhe punonjës të arsimit janë bashkuar me demonstratat, ndërsa në disa universitete mobilizimi është shtrirë përmes asambleve dhe protestave studentore.
Në një deklaratë të publikuar në fillim të tetorit, FSU u bëri thirrje punonjësve të arsimit që t’i shoqërojnë nxënësit dhe studentët në protesta dhe t’i mbrojnë nga ajo që sindikata e cilëson si represion. Organizata paraqiti gjithashtu njoftim për grevë gjatë periudhës së mobilizimeve.
Më 6 tetor, mësues dhe përfaqësues sindikalë iu bashkuan demonstratave në Francë, ku nxënësit protestonin për mungesën e personelit pedagogjik, mbipopullimin e klasave dhe gjendjen e shkollave.
Në Torino, ndërhyrja e mësuesve nuk i eliminoi incidentet e protestës, gjatë së cilës u hodhën edhe sende drejt policisë. Megjithatë, sipas dëshmisë së Rebecca Sansoè për Corriere della Sera, formimi i kordonit ndihmoi në uljen e tensioneve.
Qëndrimet e dokumentuara në të dy vendet nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht të gjithë komunitetin arsimor. Por ato tregojnë se, për një pjesë të mësuesve, përgjegjësia ndaj nxënësve nuk përfundon te dera e klasës.
Në Torino, kjo përgjegjësi mori formën e një kordoni njerëzor mes të rinjve dhe policisë. Në Francë, u shpreh përmes solidaritetit publik, pjesëmarrjes në protesta dhe thirrjeve sindikale për mbrojtjen e nxënësve.
Prodhimi i makaronave në Itali po përballet me probleme serioze, ndërsa shoferët e kamionëve në jug të vendit protestojnë...
Sheshi "Syntagma" i ngjan një kampingu të vogël që nga fillimi i pasdites së së martë, ndërsa studentët ngritë...
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të largohen nga Europa nëse kontinenti nuk arrin të përba...
Lajmet për vdekjen e pretenduar të liderit koreano-verior kanë nxitur diskutime në mediat ndërkombëtare, pas përhapjes së...
Japonia ka lëshuar një “anije kozmike” në një udhëtim të llojit të vet drejt Marsit, ku ajo do të për...
Nafta e papërpunuar Brent kaloi të martën nivelin e 111 dollarë për fuçi, duke shënuar nivelin më të lartë...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar vendimet e fundit të Shteteve të Bashkuara për mbështetjen ndaj Ukrainës, duke i ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shprehur gatishmërinë për të zhvilluar një takim tripalësh me presidentin rus, Vladimir...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...