BOTA

Izraeli hodhi akuza ndaj gazetarëve të rrjetit, reagon Al Jazeera: Përpjekje flagrante për të heshtur gazetarët e pakët që kanë mbetur në rajon

n.f Përditësimi i fundit 24 Tetor 2024, 11:58
Izraeli hodhi akuza ndaj gazetarëve të rrjetit, reagon Al Jazeera:
Foto ilustruese

IZRAEL- Ushtria izraelite ka akuzuar gjashtë gazetarë të mediumit, Al Jazeera, të cilët e mbulojnë luftën në Gazë, se po ashtu janë apo kanë qenë luftëtarë të grupeve militante palestineze. Al Jazeera ka hedhur poshtë këto akuza. Izraeli citoi dokumente që supozohet se gjeti në Gazë, dhe informacione të tjera që ka mbledhur, teksa i bëri këto akuza ndaj gazetarëve, që të gjithë burra palestinezë. Ushtria tha se katër na ta janë apo kanë qenë të lidhur me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe dy me Xhihadin Islamik Palestinez.

Al Jazeera tha se akuzat ishin “të fabrikuara” dhe “pjesë e një sjelljeje më të gjerë armiqësore” ndaj rrjetit pan-arab. Kjo media tha se akuzat ishin “një përpjekje flagrante për të heshtur gazetarët e pakët që kanë mbetur në rajon, dhe në këtë mënyrë duke errësuar realitetin e ashpër të luftës nga audienca në mbarë botën”.

Autenticiteti i dokumenteve të publikuara online më 23 tetor nga Izraeli nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur. Al Jazeera ka selinë në Katar, ku shumë zyrtarë të Hamasit po ashtu gjenden. Katari, që e financon Al Jazeeran, po ashtu është lojtar kyç në negociatat për arritjen e një armëpushimi në Gazë, së bashku me SHBA-në dhe Egjiptin.

Gazetarët Anas al-Sharif, Hossam Shabat, Ismael Abu Omar dhe Talal Arrouki u akuzuan se kanë lidhje me Hamasin. Ndërkaq, Ashraf Saraj dhe Alaa Salameh u akuzuan për lidhje me Xhihadin Islamik. Sipas dokumenteve që ka cituar Izraeli, këta gazetarë kishin pasur role të ndryshme: snajperist, ushtar të këmbësorisë, kapiten, koordinator për trajnime dhe roli e përhapjes së “propagandës”.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve po ashtu publikoi një deklaratë kritike ndaj Izraelit, në të cilën thuhej se Izraeli “vazhdimisht ka bërë këso pretendimesh të padëshmuara, duke mos ofruar prova të besueshme”.

Në korrik, gjatë një sulmi ajror izraelit në Qytetin e Gazës, ishin vrarë dy gazetarë të Al Jazeeras, përfshirë Ismail Al Ghoul, për të cilin Izraeli “kishte prodhuar dokumente të ngjashme, që përfshinin të dhëna kontradiktore dhe thoshin se Al Ghoul, i lindur më 1977, kishte marrë gradë ushtarake në Hamas më 2007 – kur ai do të kishte qenë dhjetë vjeç”, tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Sipas rrjetit mediatik, katër gazetarë të Al Jazeeras janë vrarë gjatë sulmeve izraelite në Gazë në 12 muajt e fundit. Disa nga gazetarët e vrarë më pas janë akuzuar nga Izraeli se kishin qenë ose pjesëtarë të Hamasit ose të Xhihadit Islamik, akuza që janë hedhur poshtë nga media në Katar.

Në maj, një gjykatë izraelit urdhëroi mbylljen e operacioneve dhe transmetimit të Al Jazeeras brenda Izraelit dhe policia bastisi një dhomë hoteli në Jerusalemin Lindor, prej ku rrjeti kishte transmetuar drejtpërdrejtë. Katër muaj më pas, Izraeli bastisi zyrat e Al Jazeeras në Ramallah të Bregut të pushtuar Perëndimor dhe më pas mbylli byronë e kësaj media në këtë vend.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi dhe militantë të Xhihadit Islamik, sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë. Po ashtu, që nga tetori i vitit të kaluar të paktën 128 gazetarë janë vrarë në Gazë, në Bregun e pushtuar Perëndimor, Izrael dhe Liban./REL

izrael gazetare te al jeazeeras

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë