BOTA

Izraeli i kërkon ushtrisë të përgatisë planin për largimin e palestinezëve nga Gaza

r.ll Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2025, 16:21
Izraeli i kërkon ushtrisë të përgatisë planin për
foto ilustruese

IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz tha të enjten se ka udhëzuar ushtrinë të përgatisë planin për largimin nga Gaza të një numri të madh palestinezësh në rrugë tokësore, detare dhe ajrore. Zoti Katz mirëpriti atë që ai e quajti "plan i guximshëm" i Presidentit amerikan Donald Trump për largimin e banorëve të Gazës nga territori i shkatërruar nga sulmet tokësore dhe ajrore izraelite me objektiv militantët e Hamasit.

Zyrtarët palestinezë e hodhën poshtë planin e Presidentit Trump që sugjeron që Shtetet e Bashkuara të marrin nën kontroll Rripin e Gazës, e të detyrojnë zhvendosjen në vende të tjera të 2 milionë palestinezëve. Zoti Trump tha se rajoni përgjatë Detit Mesdhe do të shndërrohet në "rivierën e Lindjes së Mesme".

Presidenti Trump i bëri komentet të martën gjatë një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Në një intervistë të mërkurën për rrjetin televiziv Fox News, zoti Netanyahu tha se palestinezët mund të largohen nga Gaza ndërsa ajo rindërtohet e më pas të kthehen.

“Është një ide e jashtëzakonshme dhe mendoj se duhet shqyrtuar e realizuar, sepse mendoj se do të krijojë një të ardhme ndryshe për të gjithë”, tha ai.

Propozimi i zotit Trump ka hasur në kritika të gjera, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara. Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric, u tha gazetarëve të mërkurën se çdo zhvendosje e detyruar "është e barabartë me një spastrimin etnik". Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha të mërkurën se propozimet e Presidentit Trump "kanë krijuar shqetësim të thellë tek disa njerëz, madje edhe tmerr". Ai tha se bazuar në ligjin ndërkombëtar këto propozime janë të papranueshme.

Lidhja Arabe, e cila ka 22 anëtarë në përbërje të saj, tha se plani i Presidentit Trump "është një recetë për destabilitet" dhe se bie ndesh me perspektivën për një shtet palestinez. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh një zgjidhje me dy shtete që do t’i jepte fund konfliktit prej disa dekadash izraelito-palestinez.

"Ata duhet të lejohen në shkojnë në shtëpi", tha të mërkurën Kryeministri britanik Keir Starmer.

"Ata duhet të lejohen të rindërtojnë dhe ne duhet t’i ndihmojmë në këtë drejtim dhe në rrugën drejt një zgjidhjeje me dy shtete", shtoi ai.

Australia, Kina, Gjermania, Irlanda, Rusia, Arabia Saudite dhe Spanja thanë pas propozimit të presidentit amerikan, se ata vazhdojnë të mbështesin një zgjidhje me dy shtete. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që "të mbrojnë popullin palestinez dhe të drejtat e tij të patjetërsueshme". Ai shtoi se plani i zotit Trump për Gazën do të ishte "një shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar".

Grupi militant Hamas e cilësoi gjithashtu propozimin e Presidentit Trump për Gazën një "recetë për kaos dhe tension në rajon”.

“Në vend që të mbajë pushtuesit zionistë përgjegjës për krimin e gjenocidit dhe të zhvendosjes, ata shpërblehen dhe nuk ndëshkohen", tha Hamasi.

Përpara se Presidenti Trump të njoftonte planin që Shtetet e Bashkuara të merrnin kontrollin mbi Gazën, Egjipti dhe Jordania kishin hedhur poshtë sugjerimin e tij të bërë pak ditë më parë, që palestinezët e Gazës të zhvendoseshin në këto vende. Ministria e Jashtme e Egjiptit lëshoi një deklaratë duke theksuar nevojën për rindërtim të Gazës "pa zhvendosur palestinezët nga rajoni".

Shefi i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Volker Turk tha të mërkurën se dëbimi i popullatës nga rajoni i pushtuar nga Izraeli, do të ishte i paligjshëm.

"E drejta për vetëvendosje është një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare dhe duhet të mbrohet nga të gjitha shtetet, siç theksoi së fundmi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Çdo transferim i dhunshëm apo dëbim i njerëzve nga territori i pushtuar është rreptësisht i ndaluar”, thuhej në një deklaratë të zotit Turk.

Më vonë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha në një fjalim se "në kërkimin e zgjidhjeve, ne nuk duhet ta përkeqësojmë problemin”. Ai shtoi se është “jetike t'i qëndrojmë besnikë themelit të ligjit ndërkombëtar duke shmangur çdo formë të spastrimi etnik". Luftimet në Gazë janë ndalur falë një armëpushimi gjashtë-javor mes Izraelit dhe Hamasit, një grup i shpallur si terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

Grupi militant u bë shkak për fillimin e luftimeve në rajon, pas sulmit të beftë ndaj shtetit hebre më 7 tetor të vitit 2023, gjatë të cilit militantët vranë 1200 persona dhe morën peng 250 të tjerë. Si pasojë e kundërofensivës së Izraelit janë vrarë më shumë se 47,500 persona, më shumë se gjysma e të cilëve, gra dhe fëmijë. Të dhënat ofrohen nga ministria e Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi. Ushtria izraelite thotë se ka vrarë 17,000 militantë të Hamasit.

Hamasi besohet se mban rreth 60 persona peng, që janë ende gjallë. Gjatë fazës së parë të armëpushimit, militantët liruan 18 pengje, ndërsa Izraeli me qindra të burgosur palestinezë. Në javët e ardhshme pritet të lirohen edhe shumë të tjerë. Negociatorët po punojnë për detajet e fazës së dytë të armëpushimit që do t'i jepte fund konfliktit, gjatë së cilës do të liroheshin pengjet e mbetura dhe ushtria izraelite do të tërhiqej nga Gaza./VOA

lufta izrael-hamas gaza

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë