BOTA

Izraeli nis një operacion “të kufizuar” tokësor kundër Hezbollahut në Libanin jugor, SHBA: Jemi informuar!

M.B. Përditësimi i fundit 1 Tetor 2024, 07:43

Izraeli nis një operacion “të kufizuar” tokësor

LINDJE E MESME- Izraeli filloi një sulm të kufizuara tokësor të hënën kundër Hezbollahut, thanë zyrtarët, duke shpallur tre nga komunitetet e tij veriore si një "zonë të mbyllur ushtarake", gjë që dukej se sinjalizonte se më shumë forca mund të dërgohen së shpejti në Liban për të luftuar militantët e mbështetur nga Irani.

Ushtria izraelite tha përmes një deklarate se objektivat e saj ndodheshin në fshatrat afër kufirit që përbënin "një kërcënim të menjëhershëm për komunitetet izraelite në Izraelin verior". Në deklaratën e ushtrisë izraelite gjithashtu thuhet se forcat ajrore dhe artileria po mbështesnin forcat tokësore me "sulme të sakta".

Banorët në qytetin kufitar libanez të Aita al-Shabit njoftuan për sulme me artileri të rëndë dhe zhurmë helikopterësh dhe dronësh. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se Izraeli informoi Shtetet e Bashkuara për sulmet. Ai tha se ato u konsideruan si "operacione të kufizuara të përqëndruara në infrastrukturën e Hezbollahut pranë kufirit".

Nuk pati njoftime për përleshje të drejtpërdrejta midis trupave izraelite dhe militantëve të Hezbollahut në territorin libanez. Hera e fundit që Izraeli u angazhua në operacione tokësore kundër militantëve të Hezbollahut brenda Libanit ishte një luftë një mujore në 2006.

Një diplomat perëndimor në Kajro, vendi i të cilit është i përfshirë drejtpërdrejt në përpjekjet për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se një operacion tokësor izraelit në Liban pritet "të ndodh së shpejti". Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Izraeli i kishte ndarë planet e tij me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë dhe tregoi se operacioni do të jetë "i kufizuar".

Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje për një armëpushim mes njoftimeve se Izraeli po përgatitet të kryejë një operacion të kufizuar tokësor në Liban, që ka në shënjestër militantët e Hezbollahut.

“Ne duhet të kemi një armëpushim tani”, tha zoti Biden.

Kur u pyet të hënën nëse ai ishte i kënaqur me raportet në lidhje me përgatitjet e Izraelit, Presidenti Biden u përgjigj: "Do të jem i kënaqur me ndalimin e tyre".

Ndërkohë, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, u tha trupave tokësore izraelite të dislokuara në kufirin e Izraelit me Libanin se ata mund të angazhohen në luftën kundër Hezbollahut.

"Ne do të përdorim të gjitha mjetet që mund të nevojiten, forcat tuaja, forcat ajrore, detare dhe tokësore", tha zoti Gallant.

Ai tha se fushata ushtarake e Izraelit kundër Hezbollahut po vazhdon pavarësisht vrasjes së udhëheqësit të grupit, Hassan Nasrallah, që zoti Gallant e konsideroi "një hap të rëndësishëm", por "jo përfundimtar".

Ndërkohë, udhëheqësi në detyrë i Hezbollahut, Naim Kassem është zotuar të vazhdojë luftën kundër Izraelit, pavarësisht vrasjes së komandantëve të lartë të grupit libanez. Ai tha se luftëtarët e Hezbollahut janë të gatshëm të luftojnë dhe mbrojnë Libanin kundër një ofensive të mundshme tokësore nga Izraeli.

Të paktën 95 persona u vranë dhe 172 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në rajonet jugore të Libanit, Luginën lindore Beka dhe Bejrut në 24 orët e fundit, tha ministria e shëndetësisë e Libanit herët të martën. Zyrtarët e kësaj ministrie gjithashtu thanë se rreth një mijë libanezë kanë humbur jetën dhe rreth gjashtë mijë të tjera janë plagosur gjatë dy javëve të fundit./ VOA

hezbollahu

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë