BOTA

Izraeli shton trysninë ushtarake në pjesën veriore të Gazës

E.D Përditësimi i fundit 14 Tetor 2024, 17:29

Izraeli shton trysninë ushtarake në pjesën veriore të

GAZA- Të paktën 10 persona u vranë dhe 40 u plagosën në pjesën veriore të Gazës të hënën pasi një tank izraelit qëlloi ndaj një grupi njerëzish që po prisnin në radhë për bukë, njoftuan autoritetet shëndetësore palestinezë. Ky zhvillim vjen ndërsa që po rriten shqetësimet se Izraeli po planifikon të largojë të gjithë banorët nga kjo pjesë e rajonit.

Punonjësit e shëndetësisë thanë se një dron izraelit gjithashtu sulmoi dhjetëra banorë derisa prisnin të furnizoheshin me ushqime në Xhabalia, një prej tetë kampeve të refugjatëve. Në mesin e viktimave kishte gra dhe fëmijë, thanë ata. Ushtria izraelite tha se po e hetonte ngjarjen.

Xhabalia ka qenë në qendër të vëmendjes së ofensivës izraelite në këto dhjetë ditët e fundi. Ushtria ka rrethuar kampin dhe ka dërguar tanke në dy qytetet pranë, Beit Lahija dhe Beit Hanoun, me qëllim që, siç thanë ata, të çrrënjosin militantët e Hamasit që po përpiqen të rigrupohen.

Me ushtrinë izraelite që po u bën thirrje palestinezëve të evakuohen në pjesën jugore të Rripit të Gazës ndërkohë që shtojnë trysninë ndah Hamasit dhe Hamasin që u thotë të mos largohen sepse është me shumë rrezik, disa ditët e fundit i ngjajnë fazave të para të luftës.

Pjesa veriore e Gazës, ku jetojnë mbi gjysma e popullatës 2.3 milionëshe të këtij territori, është qëlluar rëndë në fazën e parë të sulmit të Izraelit ndaj territorit, që filloi para një viti.

Qindra mijëra banorë të pjesës verirore të Gazës u zhvendosën nga shtëpitë e tyre në muajt e parë të luftës, të detyruar të bëjnë një gjë të tillë për shkak të urdhrave izraelite për evakuim dhe ofensivës tokësore ushtarake, ndërkohë që afro 400,000 njerëz qëndruan atje, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara.

Por muajsh të tërë luftimesh intensive në atë pjesë, Izraeli ridërgoi forca në Xhabalia për të çrrënjosur militantët e Hamasit pas njoftimeve se ata po rigrupohen për të planifikuar më shumë sulme.

Krahët e armatosur të Hamasit dhe Xhihadit Islamik thonë se militantët e tyre po kryejnë sulme ndaj forcave izraelite me raketa anti-tank dhe granata dore.

Për banorët, situata vazhdon të përkeqësohet.

“Jemi goditur me sulme ajrore e tokësore, për një javë pa ndërprerë, ata duan që ne të largohemi, duan të na dënojnë që po refuzojmë t’i lëshojmë shtëpitë tona”, tha 26 vjeçarja Marwa, e cila u largua me familjen e saj për t’u strehuar në një shkollë në qytetin e Gazës.

Njerëzit frikësohen se nuk do të mund të kthehen kurrë më nëse largohen drejt jugut, tha ajo.

Të hënën pasdite, Hamasi tha se Izraeli synon t’i detyrojë të largohen të gjithë banorët e Gazës veriore përmes bombardimeve të vazhdueshme dhe përmes bllokimit të ndihmave, ushqimeve dhe karburantit.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë kundër këtij krimi të luftës sepse forcat pushtuese po mbyllin territorin dhe po pengojnë hyrjen e ndihmave dhe ilaçeve”, tha zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri. “Duke e bërë një gjë të tillë shkakton vdekjen e ngadalshme krahas vrasjeve të përditshme të drejtpërdrejta që po i kryhen,” shtoi ai.

Shqetësime se Izraeli planifikon të zbrazë Xhabalia-n

Disa banorë po ashtu shqetësohen se Izraeli po planifikon të zbrazë Xhabalinë dhe mbase tërë pjesën veriore të Gazës sipas një propozimi të hartuar nga ish gjeneralët izraelitë, që po qarkullon, në bazë të së cilit civilët do të largoheshin nga pjesa veriore e Gazës dhe militantët e mbetur do të viheshin nën shtetrrethim deri në dorëzimin e tyre.

Izraeli ka mohuar një plan të tillë.

“Nuk e kemi marr një plan të tillë”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë Nadav Shoshani. “Po sigurohemi që po i kursejmë civilët nga dëmtimi ndërkohë që përballemi me celulat terroriste në Xhabalia”, deklaroi ai.

Autori kryesor i planit, Giora Eiland tha se plani i tij synon të ushtrojë trysni ndaj Hamasit për t’i liruar pengjet duke i dhënë fund kontrollit që ky grup ushtron ndaj territorit dhe duke mos lejuar arritjen e ndihmës tek ata, në vend se të dërgohen forca izraelite për të luftuar me militantët e grupit.

Planet e Izraelit për të ardhmen e Gazës, përtej qëllimit të deklaruar për shkatërrimin e Hamasit, mbesin të paqarta.

Kombet e Bashkuara thonë se popullsia civile po përballet me kushte shumë të vështira në Xhabalia.

“Mbi 50,000 njerëz janë zhvendosur nga zona e Xhabalisë, e cila është shkëputur nga pjesët tjera, ndërkohë që të tjerët vazhdojnë të jenë të ngujuar në shtëpitë e tyre gjatë bombardimeve dhe luftimeve të shtuara,” tha koordinatori i OKB-së Muhannad Hadi të dielën.

“Operacionet e fundit ushtarake në pjesën veriore të Gazës kanë detyruar mbylljen e puseve të ujit, furrave të bukës, pikave ku merren ilaçet dhe strehimoret si dhe kanë çuar drejt pezullimit të shërbimeve mbrojtëse, trajtimit të urisë dhe shkollave të përkohshme. Njëkohësisht, spitalet po shohin një shtim të pacientëve të plagosur.”  Ushtria izraelite nuk u deklarua rreth këtyre çështjeve./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë