BOTA

Joseph propozon “modelin e Kosovës” për një armëpushim mes Rusisë e Ukrainës

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Tetor 2025, 23:41
Joseph propozon “modelin e Kosovës” për një

Modeli i Kosovës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është propozimi i profesorit Edward Joseph për një armëpushim mes Rusisë e Ukrainës.

Sipas tij një marrëveshje e ngjashme me rezolutën 12 44 të OKB-së mund t’i krijojë një armëpushim mes Kievit dhe Moskës dhe me administrim ndërkombëtar të Donbasit. Edward Joseph, Profesor në John Hopkins dhe ekspert për Ballkanin Perëndimor, theksoi se ky propozim do të jetë i prnaueshëm për të dyja palët.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Paris ka thënë që mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë është problemi kyç në Ballkan. Ne mund ta adresojmë këtë problematikë në Ballkan në një mënyrë e cila avancon një armëpushim në Ukrainë, e cila sjell Rusinë dhe Ukrainën së bashku në një armëpushim dhe rrit presionin për Vladimir Putin për ta pranuar armëpushimin.

Janë dy hapa; i pari në armëpushim ne duhet të kemi një plan presidenti Trump përmendi diçka për shkëmbim territoresh propozimi im është që ne të përdorim të njëjtin model që Rusia pranoi sa i takon Kosovës, e theksoj këtë që është rezoluta e OKB-së 1244. Me këtë model ne i japim përfitime konkrete Ukrainës nga njëra anë dhe Rusisë nga ana tjetër. Është një propozim për kompromis sa i takon territorit në rajonin e Donbasit, duke përdorur të njëjtin formulim i cili është përdorur në Kosovë pas vitit 1999 që konsiderohet se ka qenë i paqartë sa i takon sovranitetit të Kosovës sipas rezolutës 1244 dhe duke përdorur këtë model ne mund të arrijmë një armëpushim i cili do jetë i pranueshëm për Putinin dhe Zelenskyn”, tha ai.

I pyetur se cilat janë ngjashmëritë mes Kosovës dhe Donbasit, Joseph u përgjigj se bëhet fjalë për territore të kontestuara dhe çështja e sovranitetit është thelbi i problemit

“Ngjashmëritë mes dy rasteve, kemi territore të kontestuara kemi çështjen e sovranitetit që është thelbi i problemit. Kemi dy vende Rusia nga njëra anë Rusia që thotë ky është territori ynë dhe duke përdorur forcën Rusia ka aneksuar këtë territor. Nga ana tjetër Ukraina e mbështetur nga SHBA e BE dhe shumica e vendeve në OKB ka thënë që jo ky nuk mund të jetë territor i Rusisë se është realisht pjesë e Ukrainës. Kemi mosmarrëveshje për një territor të caktuar dhe kemi një luftë që vijon me Rusinë.

Ende njerëzit po vdesin dhe nuk ka një rezolutë reale në betejën e luftës. Objektivi i Trump është të arrijë një armëpushim dhe mund të përdorim këtë rezolutë modelin e 1244 për të arritur armëpushim. Është objektivi i duhur se ajo që është e ngjashme në këtë rast është mosmarrëveshja e njëjtë që ka qenë me Kosovën, e cila pretendonte për të qenë një shtet i pavarur dhe kjo rezolutë 1244 mund të përdoret në këtë rast”, u përgjigj ai në A2 CNN.

Sipas tij, këto territore mund të vendosen në një status të ngjashëm me ato të Kosovës, në të cilin ajo u vendos pas vitit ’99.

“Këto rajone ne mund t’i vendosim në një status të ngjashëm me ato të Kosovës, në të cilin Kosova u vendos pas 99 duke sjellë OBK e OSBE për ta vendosur këtë zonë në administrim ndërkombëtar dhe kjo do i sjell përfitime Rusisë se do të mbulojë territorin edhe Rusia vetë nuk e kontrollon sot dhe do ketë vështirësi të mëdha për ta kontrolluar dhe do t’i sjellë përfitime Ukrainës se edhe ajo nuk do të detyrohet të heqë dorë nga sovraniteti i saj. Dhe zgjidhja përfundimtare do ti jepet sovranit, referendumit. Ky nuk është një propozim përfundimtar por i ndërmjetëm në të njëjtën mënyrë sesi u veprua me rezolutën 12 44”.

Profesori thekson se “Rusia është mbështetësi më i madh i kësaj rezolute dhe Putin ka insistuar se precedenti i Kosovës është baza që Rusia të njohë e aneksojë Donbasin e Krimenë dhe e ka përdorur si shembull”. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë