BOTA

"Ka hyrë 'në lojë' rreth 100 vjet më parë!" DW: Si u krijua pasaporta, fillimet, liritë dhe pengesat

M.B. Përditësimi i fundit 5 Janar 2025, 09:30

"Ka hyrë 'në lojë' rreth 100 vjet më

EUROPA- Fotografi biometrike, barkode, hologramë, mikroçipa: pasaporta e sotme është pa dyshim një pjesë e teknologjisë moderne. Për disa ajo hap portën e botës, e cila për të tjerët - pa pasaportën e duhur - mbetet e mbyllur. Por si kanë qenë fillimet, si lindi dokumenti kryesisht katror?

Që në shekullin e 14-të ka pasur diçka të ngjashme me një dokument udhëtimi. Në atë kohë murtaja bënte kërdinë në Evropë dhe qytete si Venecia kërkonin zgjidhje për të frenuar sëmundjen. Kështu lindi letra e murtajës - një vërtetim, që duhej ta tregonte secili, që hynte në vend. Nëse vinte nga një rajon i murtajës, nuk lejohej që të hynte në qytet në Lido. Në atë kohë dokumenti i udhëtimit nuk lidhej me shtetësinë, por me vendbanimin. Lidhja midis kombësisë dhe pasaportës erdhi më vonë - në shekullin e 20-të.

Menjëherë pas Luftës së Parë Botërorelindi ideja e një standardi global për pasaportat. Kjo detyrë iu besua Lidhjes së Kombeve të sapothemeluar, organizatës paraardhëse eKombeve të Bashkuara.

Sipas Hermine Diebolt, e cila punon në bibliotekën dhe arkivat e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, (Zvicër), pasaportat, siç i njohim ne sot, ekzistojnë prej gati 100 vjetësh.

Lidhja e Kombeve, e themeluar në vitin 1920, duhej të siguronte paqen pas Luftës së Parë Botërore. Gjatë kësaj kohe ranë perandoritë e vjetra koloniale. Lindën shtete të reja kombëtare. Gjatë luftës shumë njerëz u dëbuan dhe shpesh ata kishin vetëm dokumente lokale, për të vërtetuar identitetin e tyre. Vende si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia kërkonin që gjatë luftës, që njerëzit nga vendet armike të paraqisnin dokumente zyrtare identifikimi, për t`u lejuar të hynin në vend.

Pas vitit 1918, kur shumë njerëz ishin në arrati, policët në kufij kishin vështirësi të kontrollonin dokumentet e shumta të ndryshme të udhëtimit. Ishte e vështirë të kuptohej, nëse një pasaportë ishte e vërtetë apo jo. Prandaj edhe për këtë duhej gjetur një zgjidhje.

Në vitin 1920 Lidhja e Kombeve mblodhi liderët botërorë në Paris, për të negociuar rregullore standarde për dokumentet e udhëtimit. U vendos që pasaportat të duken kudo njëlloj dhe të përmbajnë të njëjtin informacion. Që tani e tutje pasaportat duhet të kishin përmasat 15,5 me 10,5 centimetra, duhet të përmbanin 32 faqe dhe në pjesën e përparme të kishin emrin e vendit dhe stemën. Ky format përdoret edhe sot.

Liri për disa, pengesë për të tjerë

Që në atë kohë kishte kritikë të pasaportës. Argumenti i tyre: Dokumenti i shërben më pak lirisë së udhëtarëve dhe më shumë kontrollit të tyre. "Disa krerë shtetesh dhe qeverish preferuan më mirë, që gjithçka të mbetej si më parë, kur mund të lëvizje lirshëm, pa pasur dokumente me vete. Edhe në opinionin publik dhe në shtyp pasaporta ishte e padëshirueshme. Njerëzit mendonin se pasaportat kufizojnë lirinë e tyre dhe shkelin privatësinë. "Përvec kësaj pasaporta  kishte të bënte me shumë burokraci dhe investim”, thotë Hermine Diebolt.

Një artikull i New York Times në vitin 1926 i referohej pasaportës si "The passport Nuisance". Gazeta shkruante: "A duhet të mbahen pasaportat si një element i përhershëm i udhëtimit? Sistemi, që është në modë që nga lufta, është i komplikuar, i bezdisshëm dhe pengon qarkullimin e lirë midis kombeve".

Por ishte tepër vonë për të ndaluar zhvillimin. Anëtarët e Lidhjes së Kombeve nuk mundën të binin dakord, se si duhet të duket një botë pa kontrolle kufitare dhe pasaporta. Kështu që pasaporta mbeti.

Pasaporta moderne dhe pabarazia globale

Deri më sot, një pasaportë udhëtimi, një copë letër e thjeshtë, mund të ketë një ndikim të madh në jetën e një njeriu. Shtetësia përcakton, se ku ai mund të udhëtojë dhe të qëndrojë. Në varësi të vendit të origjinës, një pasaportë mund t'i japë bartësit të saj privilegje ekstreme - ose edhe të shkaktojë dëshpërim.

Klasifikimet e pasaportave tregojnë, se sa vende mund të vizitohen pa vizë me një pasaportë të caktuar. Sipas "Global Passport Power Rank 2024” shteti i pasur me naftë Emiratet e Bashkuara Arabe është në vendin e parë. Qytetarët e tyre mund të udhëtojnë në shumë vende, ndërsa njerëzit me pasaportë siriane kanë përvojën e kundërt. Një tjetër klasifikim, Indeksi i Pasaportave Henley, i jep vendin e parë Singaporit, i ndjekur menjëherë nga Franca dhe Gjermania.

Po njerëzit që nuk kanë as shtetësi e as pasaportë? Rreth dhjetë milionë njerëz në botë janë pa shtetësi. Një arsye mund të jetë diskriminimi ndaj grupeve etnike. Sipas Institutit Amerikan për Diplomaci dhe të Drejtat e Njeriut, rreth 70 për qind e romëve dhe sinti në Gjermani janë pa shtetësi.

Një disavantazh i pasaportave del në pah vazhdimisht. Pasaportat janë ndër artikujt më të kërkuar të tregtimit, jo vetëm në tregun e zi. Disa vende kanë hapur kufijtë e tyre edhe vullnetarisht për ofertuesit më të lartë, siç është ishulli mesdhetar i Qipros. Vendi filloi të lëshojë pasaporta dhe viza "të arta" pas krizës ekonomike në 2013. Shitja e pasaportave të tij ishte një biznes fitimprurës për Qipron - derisa raportet kritike televizive zbuluan se politikanë të rangut të lartë ishin të përfshirë në këto makinacione. Praktika e "pasaportave të arta” u ndërpre zyrtarisht./ DW

pasaporta

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë