Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës, i arrestuar nga Gjykata Speciale, ka ardhur për një vizitë të shkurtër në Kosovë. Lajmin për ardhjen e tij në Prishtinë e ka konfirmuar zëdhënësja e Speciales, Angela Griep.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen”, thuhet në përgjigje.
Hashim Thaçi u arrestua në nëntor të vitit 2020 nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe nga 5 nëntori i këtij viti nuk kishte ardhur asnjëherë në Kosovë, për asnjë vizitë.
Bashkë me ish-krye parlamentarin Kadri Veseli, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin u arrestuan një muaj pasi ndaj tyre u konfirmua nga Gjykata Speciale për “krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes”, të cilat sipas Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.
Sipas aktakuzës, krimet dyshohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore “dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime”.
Pas dy vite e gjysmë në paraburgim, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nisën procesin gjyqësor ndaj tyre, më saktë më 3 prill të vitit 2023.
Prokurorët e Specializuara ishin të parët që nisën deklaratat e tyre hyrëse për rastin e ngritur ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ndaj Rexhep Selimit, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvedosje.
Dhomat e Specialuzuara pasi dështuan fatalisht me Raportin e senatorit zviceran me emrin Dick Marty ku akuzoheshin krerët e UÇK-së për trafikim organesh me qenie njerëzore, thanë se gjatë këtij gjykimi do të ofrojnë dëshmi se të akuzuarit kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.
Kjo “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, sipas prokurorisë, kishte udhëhequr një “luftë speciale” kundër atyre që i konsideronte “kolaboracionistë” dhe “tradhtarë”. Ata gjatë këtij gjykimi thanë se do të ofrojnë dëshmi se të akuzuarit kanë shënjestruar kundërshtarët e perceptuar të UÇK-së.
Akuza e parë që rëndon mbi Thaçin dhe të tjerët është që “përmes veprimeve dhe mosveprimeve”, me anë të pjesëmarrjes së tyre në “ndërmarrje të përbashkët kriminale” kryen ose ndihmuan dhe inkurajuan krime të paraqitur në këtë akuzë.
Në tri ditët rresht të këtij procesi gjyqësorë, të akuzuarit u deklaruan “plotësisht të pafajshëm” për akuzat me të cilat i ngarkoi Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Deri tani në këtë proces janë dëgjuar shtatë dëshmitarë, deklaratat e të cilëve kryesisht janë dëgjuar “të mbyllura” për publikun dhe çdo gjë që ata thanë rreth dëshmisë së tyre u dëgjua vetëm nga prokurorët, avokatët mbrojtës dhe panlei i gjyqtarëve.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 61-vjeçar ka rrahur për vdekje nënë e tij 86-vjeçare. 8...
SUDAN- Një raport i publikuar së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë zbulon se të paktën 30 foshnja të ...
Në një fshat të Spanjës, procesi i votimit për zgjedhjet vendore për të gjithë banorët zgjati më pak se 30 s...
TURQI- Nga fillimet modeste, Rexhep Tajip Erdogan është rritur në një gjigant politik, duke udhëhequr Turqinë për 20 ...
ITALI- Një varkë u përmbys në liqenin Maggiore, në brigjet e Lisanza (Varese), për shkak të motit t&eum...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se në Kosovë do të ndodhë diçka që “nuk e kem...
Tashmë Recep Tayyip Erdoğan fitoi për të tretën herë drejtimin e Turqisë, pas kandidimit në raundin e dytë presidencia...
Linda Yaccarino është zgjedhur nga Elon Musk si CEO i Twitter. Këtë e raporton Washington Post duke cituar disa burime. Menaxherja ka dh&...
Facebook do të gjobitet me më shumë se 746 milionë euro dhe do të pezullojë transferimet e të dhënave në SHBA pas...
Të premten grupe qytetarësh serbe u përplasën me Policinë e Kosovës, e cila po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komun...