BOTA

"Ka tunele ku janë transportuar armë", Izraeli: Kemi marrë nën kontroll një zonë kyçe të kufirit të Gazës me Egjiptin

M.B. Përditësimi i fundit 30 Maj 2024, 08:42
"Ka tunele ku janë transportuar armë", Izraeli: Kemi
Foto ilustruese

GAZA- Ushtria izraelite tha se ka marrë nën kontroll një korridor strategjik përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin për të ndërprerë përdorimin e tuneleve të kontrabandës, teksa po tenton të shkatërrojë Hamasin grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në luftën që tani është në muajin e tetë.

Marrja e kontrollit e Korridorit Filadelfi mund të ndërlikojë raportet e Izraelit me Egjiptin, pasi ky i fundit është ankuar për avancimet e Izraelit drejt kufirit të tij. Izraeli tha se në këtë korridor ka tunele përmes së cilave janë transportuar armë dhe mallra të tjera për Hamasin pavarësisht një bllokade shumëvjeçare të vendosur nga Izraeli dhe Egjipti.

Izraeli po ashtu tha thelluar inkursionin e tij në qytetin Rafah, në jug të Gazës, qytet ku qindra mijëra persona janë strehuar për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të enklavës. Në këtë qytet, ditëve të fundit është intensifikuar dhuna, teksa janë vrarë dhjetëra palestinezë. Ushtria tha se brigada e pestë që ka disa mijëra ushtarë të martën iu bashkuan trupave që operojnë në qytet.

Egjipti tha se çdo rritje e numrit të trupave në zonën strategjike kufitare do të përbënte shkelje të Marrëveshjes së Paqes që Egjipti dhe Izraeli kanë arritur më 1979. Egjipti veçse është ankuar se Izraeli ka marrë pikëkalimin kufitar në Rafah, që është pikëkalimi i vetëm mes Gazës dhe Egjiptit.

“Korridori Filadelfi ka shërbyer si linjë oksigjeni për Hamasin, përmes së cilit Hamasi ka kontrabanduar armë në Gazë në baza të rregullta”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.

Një zyrtar i ushtrisë izraelite tha se Izraeli e ka njoftuar Egjiptin për marrjen e kontrollit të kësaj zone. Afër 200 tunele, përfshirë disa që më herët Izraeli nuk kishte njohuri për to, u gjetën si dhe 82 pika hyrëse për në tunele, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti. Nuk është e qartë nëse këto tunele po përdoreshin së fundi.

Korridori është pjesë e një zone më të madhe çmilitarizimi përgjatë të gjithë kufirit mes Izraelit dhe Egjiptit. Sipas Marrëveshjes së Paqes, secilës palë i lejohet të dislokojë vetëm një numër të vogël trupash apo rojesh kufitare në këtë zonë, edhe pse numri i ushtarëve mund të modifikohet në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe. Në kohën kur u arrit marrëveshja, trupat izraelite kontrollonin Gazës, deri në kohën kur Izraeli tërhoqi trupat e tij dhe kolonët më 2005.

Televizioni shtetëror në Egjipt, Al-Qahera News TV raportoi se “nuk ka pasur asnjë komunikim me palën izraelite” sa i përket pretendimeve për gjetjen e tuneleve në kufi. Egjipti vazhdimisht ka shprehur shqetësime se ofensiva izraelite mund të shtyjë palestinezët përtej kufirit, një skenar që Egjipti ka thënë se është i papranueshëm. Korridori i ngushtë që në disa pjesë është i gjerë rreth 100 metra është i gjatë 14 kilometra në pjesën e Gazës në kufirin me Egjiptin, dhe kalon përmes pikëkalimit Rafah për në Egjipt. Hamasi ka kontrolluar kufirin që nga viti 2007, kur mori edhe kontrollin e Gazës.

Tunele të kontrabandës u hapën nën kufirin Gaza-Egjipt për të shmangur bllokadën izraelito-egjiptiane, bllokadë që u vendos pasi Hamasi mori kontrollin e Gazës. Disa tunele ishin aq të mëdha sa në to mund të kalonin makina. Hamasi ka kontrabanduar armë dhe pajisje të tjera, ndërkaq banorët e Gazës kanë kontrabanduar mallra, nga bagëtitë e deri te materialet ndërtimore.

Por, kjo ndryshoi gjatë dekadës së fundit, teksa Egjipti luftoi me militantët islamikë në Sinai. Egjipti ka shkatërruar qindra tunele. Zyrtari i ushtrisë izraelite tha se shteti i tij ka “kontrollin taktik” të Tel al-Sultan, lagje në cepin më veriperëndimor të Rafahut. Megjithatë, ai tha se inkursioni në qytet mbetet “në shkallë të kufizuar”. Zëdhënësi i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se marrja e Korridorit Filadelfi do të ishte në përputhje me operacionin “e kufizuar” tokësor, për të cilin zyrtarët izraelitë e kanë njoftuar ekipin e presidentit amerikan, Joe Biden, sa i përket qytetit të Rafahut.

Ndërkaq, më herët gjatë të mërkurës, këshilltari për siguri kombëtare i Izraelit, Tzachi Hanegbi, tha se ka të ngjarë që lufta të zgjasë përgjatë vitit. Lufta, që nisi më 7 tetor pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, veçse ka vrarë mijëra persona. Hamasi vrau 1.200 persona dhe rrëmbeu 250 të tjerë, gjatë sulmit të paprecedent në tokën izraelite. Si pasojë e ofensivës ajrore, tokësore dhe detare të Izraelit, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Izraeli pretendon se ka vrarë 15.000 militantë./REL

gaza

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë