BOTA

Kritikët akuzojnë Netanyahun se po përdor antisemitizmin për politikë

n.f Përditësimi i fundit 29 Maj 2024, 22:56
Kritikët akuzojnë Netanyahun se po përdor antisemitizmin për
Netanyahu

IZRAEL- Pasi kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJND) kërkoi lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ministrin e tij të Mbrojtjes dhe zyrtarë të lartë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – udhëheqësi izraelit e akuzoi atë se ishte një prej “antisemitët më të mëdhenj në kohët moderne”.

Përderisa protestat shpërthyen në kampuset e kolegjeve në mbarë SHBA-në për shkak të luftës në Gazë, Netanyahu tha se ato ishin të mbushura me “turma antisemitike”. Këto janë vetëm dy nga shumë rastet gjatë luftës kur Netanyahu ka akuzuar për antisemitizëm kritikët e Izraelit apo të politikave të tij, duke përdorur retorikë të ashpër për t’i krahasuar ata me ndjekësit më të këqij të popullit hebre. Por, kundërshtarët e tij thanë se ai po e përdor shumë këtë etiketim për të shtyrë përpara agjendën e tij politike dhe po përpiqet që të mbysë edhe kritikat legjitime. Duke e bërë këtë, ai rrezikon të zbehë kuptimin e termit në një kohë kur antisemitizmi po rritet në mbarë botën.

“Jo çdo kritikë kundër Izraelit është antisemitike”, tha Tom Segev, historian izraelit.

“Në momentin që thua se është urrejtje antisemitike... ju hiqni të gjithë legjitimitetin nga kritika dhe tentoni ta shtypni debatin”.

Ka një rritje të incidenteve antisemitike që kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, sipas hulumtuesve. Dhe, shumë hebrenj në Amerikën Veriore dhe Evropë kanë thënë se ndihen të pasigurt, duke përmendur kërcënimet ndaj shkollave hebraike dhe sinagogave si dhe protestat propalestineze në kampuset në SHBA, edhe pse organizatorët kanë mohuar se motivet antisemitike qëndrojnë pas protestave.

Lufta ka rindezur debatin e kamotshëm lidhur me përkufizimin e antisemitizmit dhe nëse çdo kritikë ndaj Izraelit – nisur nga ushtria e saj që ka vrarë mijëra fëmijë palestinezë e deri tek e drejta për ekzistencë e Izraelit – përbën gjuhë të urrejtjes ndaj hebrenjve.

Netanyahu, djali i një studiuesi të përndjekjes së hebrenjve gjatë Mesjetës, prej kohësh ka përdorur vuajtjet e popullit hebre për të ngjyrosur retorikën e tij politike. Dhe, ai sigurisht nuk është udhëheqësi i parë botëror që akuzohet për përdorimin e traumës kombëtare për të çuar përpara qëllimet politike.

Mbështetësit e Netanyahut thonë se ai sinqerisht është i shqetësuar për sigurinë e hebrenjve në mbarë botën.Por, akuzat e tij për antisemitizëm janë bërë pasi ai vazhdimisht ka shmangur përgjegjësinë për parandalimin e sulmit të 7 tetorit të Hamasit. Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu 250 të tjerë. Për këtë sulm, shumë struktura të mbrojtjes së Izraelit kanë pranuar se kanë faj.

Netanyahu ka vazhduar të përballet me kritika në Izrael dhe jashtë vendit përgjatë gjithë luftës, në të cilën deri më tani janë vrarë 36.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Ky institucion nuk bën dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve në shifrat që publikon për viktimat. Luftimet kanë nxitur një krizë humanitare dhe kryeprokurori i GJNP-së, Karim Khan, e ka akuzuar Netanyahun dhe ministrin e tij të Mbrojtjes për përdorimin e urisë si “metodë të luftës”, përveç krimeve të tjera.

Historiani Segev e pranoi se ka rritje “të urrejtjes së dhunshme” ndaj Izraelit dhe tha se nuk e di nëse është e sigurt të flitet gjuha hebraike në publik. Por, ai tha se Netanyahu për një kohë të gjatë ka përdorur krizat hebreje për përfitime të tij politike, përfshirë përdorimin e traumës më të madhe të popullit hebre, Holokaustin, për të çuar për para qëllimet e tij.

Në kulmin e protestave në kampuset universitare, Netanyahu publikoi një video-deklaratë duke dënuar antisemitizmin “e pandërgjegjshëm” të protestuesve dhe duke i krahasuar me tubimet në kolegje në Gjermaninë Naziste në vitet ’30.

“Ajo çfarë po ndodh në kampuset e kolegjeve të Amerikës është e tmerrshme”, tha ai.

Në përgjigje të deklaratës së Khanit për fletarrestimet, ai tha se prokurori i GJNP-së “pa menduar, po hedh benzinë në zjarret e antisemitizmit që po digjen në mbarë botën”. Kryeministri izraelit e krahasoi Khanin me gjykatësit gjermanë që miratuan ligjet racore të nazistëve kundër hebrenjve.

Netanyahu ka krahasuar akuzat se lufta e Izraelit po shkakton uri në Gazë ose se lufta është gjenocidale me akuzat për gjak me akuzat shekullore, të pabaza se hebrenjtë sakrifikuan fëmijët e krishterë dhe përdorën gjakun e tyre për të bërë bukë për Pashkët hebraike.

“Këto akuza të rreme nuk janë ngritur ndaj nesh për shkak të gjërave që ne bëjmë, por për faktin e thjeshtë se ne ekzistojmë”, tha ai gjatë një ceremonie të mbajtur më herët gjatë këtij muaji në Izrael për të shënuar Ditën e Kujtimit të Holokaustit.

Edhe më herët, Netanyahu vazhdimisht ka bërë aludime për Holokaustin, përderisa ka tentuar që të nxisë botën kundër programit bërthamor të Iranit. Udhëheqësit izraelitë dhe mediat e shtetit po ashtu kanë bërë krahasime të tilla për 7 tetorin, duke i përshkruar sulmuesit e Hamasit si nazistë, duke e krahasuar sulmin e tyre me dhunën historike ndaj hebrenjve të Evropës Lindore dhe duke iu referuar imazheve të trupave të djegur të viktimave hebreje me fjalën Shoah, që në gjuhën hebraike është fjalë për Holokaustin.

Izraelitët janë zemëruar nga rritja globale e antisemitizmit dhe shumë e shohin valën e kritikave kundër Izraelit si pjesë e rritjes së antisemitizmit. Ata shohin hipokrizi në fokusimin e botës te lufta e Izraelit me Hamasin, ndërsa konfliktet e tjera marrin shumë më pak vëmendje. Moshe Klughaft, ish-këshilltar i Netanyahut, tha se ai beson që udhëheqësi izraelit vërtet është i brengosur për rritjen e antisemitizmit.

“Është detyra e tij të dënojë antisemitizmin si kryeministër i Izraelit dhe si kreu i shtetit që e sheh veten si shtet përgjegjës për hebrenjtë në botë”, tha ai.

Shumë izraelitë e shohin luftën në Gazë si akt të vetëmbrojtjes dhe janë të hutuar nga ato që mendojnë se duhet të jenë kritika drejtuar Hamasit – duke e fajësuar grupin palestinez se nisi luftën, duke përdorur civilët palestinezë si mburoja njerëzore dhe duke refuzuar që të lirojë pengjet. Kërkesa e kryeprokurorit të GJNP-së për lëshimin e fletarrestimeve ka të ngjarë të forcojë këto ndjenja.

Kur Netanyahu mbështetet në akuzat për antisemitizëm, ai e bën këtë duke pasur në mendje publikun izraelit, tha Reuven Hazan, profesor i shkencave politike në Universitetin Hebraik të Jerusalemit.

Hazan tha se Netanyahu i ka shfrytëzuar protestat në kampuse, për shembull, për të mbledhur izraelitët përreth tij në kohën kur mbështetja publike për të ka rënë dhe po rritet padurimi i izraelitëve sa i përket luftës. Ai tha se Netanyahu po ashtu ka përdorur protestat si kurban për dështimet e tij sa i përket arritjes së dy qëllimeve të luftës: shkatërrimin e Hamasit dhe lirimin e pengjeve.

“Ai e largon fajin nga vetja, duke mos ia atribuuar çdo dështimi politikave të tij të jashtme apo politikave në territoret [palestineze], por antisemitizmit. Ky narrativ i sjell atij shumë dobi, duke e shfajësuar nga përgjegjësia”, tha Hazan.

Shmuel Rosner, bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Politikave për Popullin Hebre, institut në Jerusalem, kundërshtoi nocionin se Netanyahu mbyt kritikat me cilësimin si antisemitizëm, duke argumentuar se shteti përballet me shumë kritika. Por, ai tha se përdorimi i etiketimit antisemitik për të arritur qëllime politike, mund ta zhvlerësojë këtë term.

“Unë do të isha më selektiv se Qeveria e Izraelit në përzgjedhjen e njerëzve dhe organeve që ajo etiketon si antisemitike”, tha ai.

Marre nga REL

benjamin netanyahu antizemintizem

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë