BOTA

Kalifornia, përpjekje kundër përmbajtjeve të rreme në reklamat politike

n.f Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2024, 20:38
Kalifornia, përpjekje kundër përmbajtjeve të rreme në
Foto ilustruese

KALIFORNI- Shteti i Kalifornisë ka miratuar disa ligje, që vendosin rregulla mbi përdorimin e inteligjencës artificiale. Njëri prej ligjeve trajton edhe përdorimin e inteligjencës artificiale për të krijuar përmbajtje me audio ose video të rreme, të cilat u ngjajnë atyre reale. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Genia Dulot nga Kalifornia, në këtë periudhë zgjedhjesh në Shtetet e Bashkuara, qëllimi i ligjit është luftimi i dezinformimit, por kjo ka ngritur shqetësime mbi ndikimin që ai mund të ketë mbi lirinë e fjalës.

Rijul Gupta është themelues i kompanisë “Deep Media” me seli në Kaliforni. Kompania po zhvillon teknologji për të zbuluar përmbajtjet e krijuara me inteligjencën artificiale. Ai thotë se ky është një proces sfidues, sepse dallimi mes imazheve të rreme dhe atyre të vërteta është tepër i vogël.

“Ne mendojmë se ky është vetëm fillimi. Me lehtësimin e qasjes në programet e inteligjencës artificiale për qytetarë të thjeshtë, pra jo vetëm me financim nga aktorë shtetëror, ne do të shohim një fluks të madh dezinformatash të krijuara me inteligjencë artificiale”, thotë ai.

Në kuadër të përpjekjeve për të luftuar këtë lloj dezinformimi, Kalifornia ka miratuar një sërë ligjesh, duke përfshirë një ligj që kërkon nga platformat e mediave sociale etiketimin e videove të krijuara me inteligjencë artificiale.

Anëtari i Asamblesë së Shtetit të Kalifornisë, Marc Berman, i cili paraqiti këtë ligj, thotë se i kupton shqetësimet se si ai mund të ndikojë në të drejtat e lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta amerikane.

"Amendamenti i Parë ju jep të drejtën të thoni atë që dëshironi. Ai nuk të jep të drejtën për t’i vendosur fjalët e tua në gojën e dikujt tjetër. Këtë po bën inteligjenca artificiale dhe kjo është shumë e ndryshme nga mënyra se si e kemi interpretuar Amandamentin e Parë për një kohë shumë të gjatë”, thotë ai.

Ligji përjashton përmbajtjet satirike. Kjo nuk mjafton për aktivistin e mbrojtjes së lirisë së shprehjes, David Snyder.

“Platformat kanë të drejtën e tyre të mbrojtur nga Amendamentit i Parë për të marrë vendime editoriale për atë që duan të publikojnë dhe rregullat e përdorimit të tyre nga të tjerët”, thotë ai.

Eugene Volokh është ekspert i Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane në Institutin Hoover të Universitetit të Stanfordit. Ai mendon se videot e rreme mund të mashtrojnë votuesit, por vë në dyshim ligjin që kërkon që platformat e mediave sociale të kontrollojnë veten e tyre.

“Kjo e vendos barrën mbi platformat dhe kjo mund të shihet si kufizim i tepërt i lirisë së shprehjes, sepse platformat, të përballura me rrezikun për t'u ndëshkuar për fjalimin e dikujt tjetër, mund të vendosin të mos rrezikojnë dhe të heqin përmbajtjet”, thotë ai.

Ligjet e reja hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm. Eksperti Eugene Volokh thotë se ato mund të përfundojnë në gjykatat federale, sepse ligjet federale i mbrojnë platformat në internet nga përgjegjësia për përmbajtjet e krijuara nga përdoruesit e tyre./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë