FOTOT/ Rama vendos karrige në shkallët e godinës me mesazhin “Dialog”
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...

UKRAINA- Kamionë me ndihma kanë hyrë në Gazë nga jugu i Izraelit të dielën, më 26 maj, përmes një marrëveshjeje të re.
Marrëveshja parasheh që të anashkalohet pikëkalimi në Rafah me Egjiptin, pasi forcat izraelite e morën nën kontroll pjesën palestineze të pikëkalimit më herët gjatë këtij muaji.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse grupet humanitare do të kenë qasje te ndihma, për shkak të luftimeve të vazhdueshme në atë zonë.
Egjipti refuzon të hapë anën e vetë të pikëkalimit në Rafah deri në kohën kur kontrolli i kufirit kah ana e Gazës t’i kthehet palestinezëve. Por, ky shtet është pajtuar që përkohësisht ndihma të dërgohet përmes pikëkalimit Kerem Shalom të Izraelit, ku gjendet terminali kryesore e mallrave të Gazës.
Marrëveshja është arritur pas një bisede telefonike që ka zhvilluar presidenti amerikan, Joe Biden, me homologun e tij egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi.
Khaled Zayed, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane, organizatë që merret me dërgimin e ndihmës nga Egjipti në Rafah, tha se 200 kamionë me ndihma dhe katër kamionë me karburante pritet që të dielën të hyjnë në Gazë.
Megjithatë, nuk ishte menjëherë e qartë nëse Kombet e Bashkuara arritën të merrnin ndihmën nga Gaza.
Dërgimi i ndihmës në Gazë është vështirësuar për shkak të ofensivës që Izraeli ka nisur në Rafah. Izraeli tha se do të lejojë qindra kamionë të hyjnë në Gazë, por agjencitë e Kombeve të Bashkuara thanë se ka rrezik të madh për kryerjen e këtyre operacioneve të ndihmës.
Lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 35.800 palestinezë.
Për shkak të luftimeve, më shumë se 1 milion palestinezë i strehuan në Rafah për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të territorit të rrethuar. Ndërkaq, sipas OKB-së, pjesa veriore e Gazës po përballet me uri, teksa për dërgimin e ndihmës atje janë dy rrugë tokësore që Izraeli hapi së fundi.
Ndihma në Gazë dërgohet edhe përmes një porti që SHBA-ja ka ndërtuar, por sasia e ndihmës që dërgohet përmes portit është më e vogël seç prisnin autoritetet. Grupet e ndihmës kanë thënë se Gazës i duhen 600 kamionë në ditë me ndihma, në mënyrë që të adresohen nevojat humanitare./REL
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje liderëve botërorë nga Kharkiv brenda shtypshkronjës s&...
UKRAINA- Automjetet luftarake të blinduara amerikane Stryker thuhet se po e ndihmojnë Ukrainën të luftojë forcat ruse në rajonin...
UKRAINA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të shtunën se Kina po e përkeqëson luftën në Evrop&eu...
PAPUA E GUINËS SË RE- Më shumë se 670 njerëz janë vrarë nga një rrëshqitje dheu në veri të Papua Guines...
foto ilustruese KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan të Kosovës. Bëhet me dije se nënë e bir ...
BRUKSEL- Ursula von der Leyen dëshiron të sigurojë mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian. Në fushatën e saj ajo du...
biden, putin SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin me vendosmëri Ukrainën kundër...
angelo oronato, francesca donato ITALI- Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Itali, ku bas...
vladimir putin RUSI- Sinjalizimi i presidentit rus Vladimir Putin këtë javë se ai është i hapur për bisedimet e paqes duhet t...
foto ilustruese BULLGARI- Mark Lancaster, raportues në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, në draftraportin që e prezantoi sot n&eum...