BOTA

Fushata e rizgjedhjes së Von der Leyen në BE: Akt balancues

E.D Përditësimi i fundit 26 Maj 2024, 10:37

Fushata e rizgjedhjes së Von der Leyen në BE: Akt balancues

BRUKSEL- Ursula von der Leyen dëshiron të sigurojë mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian. Në fushatën e saj ajo duhet të balancojë mes asaj që e konsideron të rëndësishme dhe interesave të partive që e mbështesin.

Një grup i vogël protestuesish e pret Ursula von der Leyenpërpara një eventi elektoral në Romë. Ndërsa makina e saj mbërrin, ata thërrasin “Liri Palestinës! Ndaloni gjenocidin!”, të zemëruar me atë, që ata e shohin si njëanshmëri të von der Leyen-it ndaj Izraelit.

Si Presidente e Komisionit Evropian, ekzekutivit të Bashkimit Evropian (BE), von der Leyen shkoi në Tel Aviv në tetor 2023 për të ofruar mbështetjen e pakushtëzuar të BE për Izraelin në luftën kundër Hamasit. Më vonë ajo u kritikua nga disa shtete anëtare dhe diplomatë të BE për gjoja mospërfaqësimin e vlerave të BE si të tërë.


Brenda ndërtesës në qendër të Romës një turmë më miqësore e mirëpret atë me duartrokitje. Të rinjtë, që janë mbledhur këtu, shumica prej tyre burra të veshur me kostume blu, janë anëtarë apo mbështetës të Forza Italia.

Çfarë nevojitet për të qenë një udhëheqës i fortë?

Forza Italia është një nga partitë, që formojnë aleancën e qendrës së djathtë në BE, e cila ka zgjedhur von der Leyen-in si kandidaten kryesore për zgjedhjet evropiane në fillim të qershorit.

Në Romë von der Leyen-i. flet për vendosmërinë e saj për të vazhduar punën për një Evropë më të fortë dhe më të begatë. Një nga gratë e pakta në audiencë dëshiron të dijë, se çfarë i duhet një gruaje për të qenë një udhëheqëse e fortë.

Von der Leyen-i, nënë e shtatë fëmijëve dhe gjyshe, përgjigjet me buzëqeshje: “Duhet të besosh në veten tënde”. “Isha e ndrojtur”, thotë ajo, “kisha shumë dyshime. Sot do të thoja se kam humbur mundësira”. Von der Leyen-i më pas vazhdon të flasë, se sa e rëndësishme është të ndërlidhen puna dhe familja: “Mos i lini të tjerët t’ju gjykojnë! Dhe duhet të keni një rrjet të fortë grash.”

Ursula von der Leyen, gruaja më e fuqishme në botë?

Shumë në sallë vlerësojnë bilancin e saj si presidente e Komisionit Evropian, duke përfshirë përpjekjet e suksesshme në prokurimin e vaksinave në emër të Bashkimit Evropian gjatë pandemisë së koronavirusit, apo udhëheqjen e saj në kuadrin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Von der Leyen është përshkruar nga mediat ndërkombëtare si “menaxherja ‘par excellence# e krizës në Evropë” dhe gruaja më e fuqishme në botë. Asaj i pëlqen ta prezantojë veten si garanci, të aftë të udhëheqë BE në kohë të trazuara. Megjithatë fushata për rizgjedhjen e saj është një akt i vështirë balancues.

Von der Leyen-it i pëlqen të bëjë fushatë, të flasë sidomos me të rinjtë, thonë për DW burime nga ekipi i fushatës së saj. Sipas tyre ajo dëshiron të angazhohet dhe të bindë të rinjtë, se Evropa ka shumë fuqi.
Fushatë me bekimin e partive politike

Në Romë një diskutim i planifikuar në një universitet anulohet, sepse Forza Italia dëshiron që von der Leyen të ketë një takim me fermerët dhe synimet klimatike të Evropës. Në fund të fundit ajo bën fushatë me bekimin e partive politike në gjithë Evropën, të cilat mbështesin kandidaturën e saj.

Për dikë si Ursula von der Leyen, e cila nuk është nga ata që improvizojnë dhe që njihet për preferencën për të patur gjithçka në rregull të plotë, kjo mund ta bëjë nganjëherë sfiduese fushatën. Por qëllimi kryesor i von der Leyen-it është të sigurojë, që partitë, të cilat formojnë familjen e saj politike, Partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, të dalin forca më e fuqishme pas zgjedhjeve evropiane.

Një rezultat i tillë, i pritshëm, do ta bënte von der Leyen-in favoriten për të mbetur në krye të ekzekutivit të BE. Por edhe atëherë asaj i nevojitet edhe mbështetja e 27 liderëve të shteteve anëtare të BE dhe një shumicë e parlamentit të ri evropian.

Pra fushata është sfiduese për von der Leyen-in. Shqetësimi i saj kryesor është të fitojë shumë njerëz për momentin – të paktën derisa të ketë arritur të sigurojë emërimin e saj të dytë në detyrë. /DW

ursula von der leyen be zgjedhje

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë