Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
KANADA - Shumë vende të botës po shtrëngojnë politikat e imigracionit, që nga Evropa deri në Amerikën e Veriut. Kanadaja, e vlerësuar prej kohësh si një nga vendet më mikpritëse të botës, po ndërmerr ndërkohë ndryshime gjithëpërfshirëse, që prekin edhe studentët e huaj.
Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arzouma Kompaore nga Kalgari i Kanadasë, reformat janë tregues i një prirje globale drejt politikave më të rrepta për imigracionin. Kanadaja po shkurton numrin e pranimit të studentëve ndërkombëtar në 437,000 ose 10% më pak se vitin e kaluar. Rreth një vit më parë Cheick Omar Kirakoya shkoi në Kanada nga Burkina Faso. Rrugëtimi i tij pasqyron atë të mijëra studentëve të huaj në Kanada.
“Zgjodha Kanadanë sepse kishte më shumë mundësi në fushën time”
Por tani është më e vështirë të qëndrosh dhe të punosh në Kanada pas diplomimit. Studentët e rinj do të duhet të provojnë se kanë më shumë se 20,000 dollarë kursime, ndryshe nga rregulli i mëparshëm prej 10,000 dollarësh.
Qëndrimi në Kanada pas diplomimit kërkon që studentët të flasin mjaft mirë gjuhën angleze, ose franceze dhe të jenë të diplomuar në një fushë që ka nevojë ai vend, si shkenca, bujqësia apo kujdesi shëndetësor.
“Fillimisht kur u largova nga vendi, kërkohej fusha e minierave. Por me ligjet aktuale të imigracionit mu desh të ndryshoja degën për t’u përshtatur me ligjet e reja”, thotë studenti Cheick Omar Kirakoya.
Zyrtarët kanadezë thonë se rregullat e reja janë hartuar për të ndaluar rritjen e popullsisë në afat të shkurtër, për t’i dhënë kohë qeverisë që të përmirësojë qasjen tek strehimi dhe kujdesi shëndetësor.
Mes pasigurive, studentët po u drejtohen shërbimeve të tilla si aplikacioni Shirah për imigracionin, i krijuar nga Bukky Wonda. Aplikacioni ofron të dhëna për studentët si aplikimi për vizën, rregullat e imigracionit dhe kërkimi i vendeve të punës.
“Jemi në një kohë kur nuk mund t’i bësh vetë të gjitha, pasi rregullat e imigracionit ndryshojnë vazhdimisht. Ndaj duhet të kesh një strategji, për të ditur alternativat”, thotë Bukky Wonda, themeluese e aplikacionit Shirah.
Mes pasigurive, studenti Kirakoya thotë se ende beson se mund të kontribuojë për vendin e tij të adaptuar dhe atë të origjinës.
“Pas trajnimit kam në plan të fitoj përvojë këtu dhe të kërkoj mundësi më të mira dhe pas disa vitesh të kthehem në vendin tim, sepse dua të shfrytëzoj atë që kam mësuar këtu në shërbim të vendit tim”, thotë studenti Kirakoya.
Zonja Wonda thotë se studentët e huaj kontribuojnë çdo vit mbi 22 miliardë dollarë në ekonominë e Kanadasë. Ajo thotë se ulja e numrit të tyre mund të dobësojë ekonominë dhe qasjen e studentëve të talentuar./VOA
SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson siguroi votat e mjaftueshme për të miratuar një projektligj për...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Komb&eu...
Friedrich Merz GJERMANI - Friedrich Merz, i cili ka të ngjarë të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pasi fitoi pjesë...
Călin Georgescu RUMANI - Ish-kandidati për President të Rumanisë Călin Georgescu vazhdon të tërheqë vëmendjen...
SARAJEVË-Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës ka dënuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik me një vit burgim dhe gjas...
UKRAINA- Pavarësisht rritjes së pasigurisë lidhur me rënien e ndihmës së Shteteve të Bashkuara, shtimit të pikëpy...
Hooper KOSOVË- Ish-diplomati amerikan, James Hooper, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se gjëja e pa...
KOSOVË- Deficiti tregtar është thelluar ndjeshëm në muajin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtë...
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë të mërkurën se veprimet e sistemit të dr...
SERBI- Kryetarja e Delegacionit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Biljana Pantiç Pi...