Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...

MAQEDONI E VERIUT- Trembëdhjetë prokurorë janë duke punuar aktivisht në hetimin e zjarrit tragjik në klubin Pulse në Koçan, i cili mori jetë njerëzish. Siç njoftoi prokurori publik republikan, Ljupço Kocevski, deri më tani janë dyshuar 47 persona fizikë dhe tre persona juridikë, ndërsa për 19 të dyshuar të rinj janë kërkuar masa sigurie.
"Për katër persona kërkohet paraburgimi, arrest shtëpiak me ndalim komunikimi për shtatë persona, ndërsa për shtatë të tjerë janë propozuar masa parandaluese. Njëri nga të dyshuarit e rinj nuk ndodhet fare në Maqedoni”, tha Kocevski.
Hetimi mbulon pronarët dhe drejtuesit e klubit, përdoruesit e mjeteve piroteknike, si dhe rojet e sigurisë, si dhe një sërë ish-zyrtarësh dhe aktualë, lëshimet e të cilëve lejuan që klubi të funksiononte pa plotësuar kushtet e nevojshme.
Kocevski theksoi se në mesin e të dyshuarve janë edhe tre ish-kryetarë komunash dhe tre inspektorë ndërtimor nga Komuna e Koçanit, të cilët sipas hetimeve nuk kanë kryer fare kontroll inspektues edhe pse objekti në mënyrë të kundërligjshme është shndërruar në objekt hoteliere.
"Gjithashtu, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka dyshuar për tre persona të cilët ndër vite nuk kanë bërë asnjë inspektim apo monitorim të objektit. Ata me veprimet e tyre të papërgjegjshme i ekspozuan qytetarët në rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e tyre”, tha Kocevski.
Në hetim janë përfshirë edhe dy sekretarë shteti, një ish-ministër i ekonomisë dhe tre punonjës në sektorin e hotelerisë dhe turizmit të së njëjtës ministri, të cilët sipas prokurorisë i kanë mundësuar klubit Pulse të marrë licencat dhe të vazhdojë funksionimin edhe pse ishte i paligjshëm. Kocevski theksoi se ministri aktual i Ekonomisë nuk është pjesë e hetimeve, sepse pronari i klubit nuk ka paraqitur kërkesë për licencë të re gjatë mandatit të tij.
Të dyshuar janë edhe katër inspektorë nga Inspeksioni i Tregut, si dhe tre inspektorë të tjerë që kanë qenë pjesë e fazës së mëparshme të hetimit. Tek drejtuesit e tyre po kryhen kontrolle shtesë, pasi gjatë mandatit të tyre klubi ka funksionuar me licenca të falsifikuara apo të parregullta.
"Autoritetet hetimore po zhvillojnë procedim edhe ndaj shtatë punonjësve të policisë. Hetimi është në vazhdim dhe po ndërmerren veprime të reja hetimore”, shtoi Kocevski.
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite do të nënshkruajnë një marrëveshje paraprake për bashkëpunimin energ...
ITALI- Papa Françesku përshëndeti dhe bekoi besimtarët sot në mesditë në sheshin e Shën Pjetrit. Fran&cced...
foto ilustruese UKRAINË- Më shumë se 20 njerëz janë vrarë të dielën nga një sulm rus me raketa në qytetin...
SPANJË- Pamjet e rënda dhe në të njëjtën kohë shqetësuese shfaqin Lanzarote, Spanjë, duke u fundosur në...
donald trump SHBA- Një milion deportime brenda këtij viti është një nga qëllimet e shfaqura në disa biseda private nga p...
SHBA- Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr., ka premtuar një përpjekje masive testimi dhe kërkimi p&eum...
UKRAINË- Më shumë se 20 persona u vranë sot nga një sulm raketor rus në qytetin Sumy në veri të Ukrainës, si...
MAQEDONI E VERIUT- Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar sot edhe 23 persona të tjerë, dyshohet se janë përfshir...
SHBA- Vetëm 24 orë pas rrëzimit fatal të një avioni privat në Florida, një tjetër tragjedi ajrore ka ndodhur në S...
foto ilustruese SHBA- Gjetjet e fundit të një studimi tregojnë se Pllaka Indiane po ndahet në dysh, një fenomen që...