BOTA

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit, përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

n.f Përditësimi i fundit 13 Mars 2025, 14:35

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit, përpjekje për ta

KOSOVË- Spiunazhi është një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm se nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm, thonë ekspertët. Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare. Institucionet, në anën tjetër, janë kryesisht të heshtura për përmasat e problemit.

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend. Arrestimet e fundit, por edhe procedurat e tjera penale kundër disa të dyshuarve tregojnë, sipas tij, se sa e cenueshme është Kosova ndaj aktiviteteve të tilla të inteligjencës së huaj.

“Dëmet që synohen të shkaktohen, janë ato që e nxjerrin Kosovën keq jashtë dhe e vendosin atë nën tension përbrenda”, thotë Ramadani për Radion Evropa e Lirë.

Më 28 shkurt të këtij viti, nën dyshimet për spiunazh u arrestua Jellena Gjukanoviq nga komuniteti serb në veri të Kosovës. Punonjëses së Misionit të OSBE-së në Prishtinë iu shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, më 2 mars.

Disa media shkruan se ajo ishte spiune e Agjencisë serbe të Zbulimit - BIA, por, përkundër përpjekjeve, Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i konfirmonte në mënyrë të pavarur këto raportime. REL-i mësoi përmes prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Bekim Kodraliu, se provat nga një rast tjetër, e inkriminuan edhe Gjukanoviqin.

Kodraliu tha se nuk mund të japë më shumë detaje, për shkak të hetimeve që vazhdojnë, por theksoi se rasti është duke u trajtuar si “i ndjeshëm”. Tri ditë pasi që gjykata ia shqiptoi masën e paraburgimit Gjukanoviqit, ishte planifikuar të mbahej seanca fillestare për dy të dyshuar të tjerë për spiunazh, Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, por ajo u shty për 17 mars.

Të dy ata akuzohen se kanë ndarë informacione dhe materiale të ndryshme me BIA-n. Spiunazhi është veprimtari e fshehtë e mbledhjes, transferimit ose shpërndarjes së informacioneve të ndjeshme te një shtet, organizatë apo grup tjetër.

Me Kodin Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me minimum pesë vjet burg, nëse konfirmohet fajësia.

Institucionet kryesisht heshtin

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës tha se, së paku në tre vjetët e fundit, nuk ka asnjë rast me epilog të zgjidhur, që ka të bëjë me spiunazhin.

Pavarësisht insistimit të REL-it, ai nuk dha ndonjë informacion se sa procese gjyqësore janë në zhvillim e sipër ndaj personave të akuzuar për spiunazh. Interesimit të Radios Evropa e Lirë lidhur me numrin e rasteve të hetuara dhe proceduara për veprën e spiunazhit, nuk iu përgjigj as Prokuroria Speciale e Kosovës e as Policia e Kosovës.

Ngjashëm, as Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes se sa persona janë shpallur “non grata”, apo të padëshirueshëm, në pesë vjetët e kaluar, për shkak të kërcënimit të sigurisë kombëtare. Viteve të fundit, janë shpallur disa të tillë dhe janë dëbuar.

“Pikat e ndjeshme” të spiunazhit

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Ramadani, thotë se aktivitetet e spiunazhit në Kosovë kanë disa qëllime: dëmtimin e mënyrës së vendimmarrjes brenda institucioneve të Kosovës, shtrembërimin e së vërtetës së Kosovës dhe të proceseve të saj, si dhe ndikimin në infrastrukturën kritike apo vitale të sigurisë.

Aktivitetet e tilla, sipas tij, synojnë edhe të orientojnë ose shpërqendrojnë vëmendjen e opinionit publik nga tema që ndërlidhen ose jo me interesin e sigurisë kombëtare të Kosovës. Por, për shkak të ndjeshmërisë së tyre dhe ruajtjes së fshehtësisë, ai thotë se nuk mund t’i specifikojë veprimet që kanë derivuar nga aktivitetet e spiunazhit, e as pikat ku është sulmuar Kosova.

Ramadani thotë vetëm se struktura të Serbisë - “të trajnuara, të monitoruara dhe të mentoruara nga strukturat e spiunazhit rus” - kanë për qëllim ta bëjnë Kosovën jofunksionale si shtet.

“Ka pasur raste kur një shtetas rus, për shembull, është zënë dhe është kapur në flagrancë, duke iu prirë barrikadave në veri të Kosovës... dhe pastaj është shpallur ‘non grata’ nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thotë Ramadani.

“Dëmet janë jashtëzakonisht të vështira për t’u matur”, sipas tij.

Serbia, edhe 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë të territorit të saj.

Me mbështetjen e Rusisë, lufton edhe kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës, Interpol-i, apo UNESCO-ja. Për ish-zëvendësministrin e Brendshëm të Kosovës, Valdet Hoxha, janë kryesisht Serbia dhe Rusia ato që kanë apetite për ta nxjerrë Kosovën si “projekt të dështuar të Perëndimit”.

“Në këtë kontekst, natyrshëm, ato kanë synuar infiltrimin e njerëzve të tyre në mekanizmat e sigurisë, në mekanizmat e tjerë politikë”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, ai shton se dëbimi nga Kosova i disa personave të cilësuar si “non grata” apo të padëshirueshëm, tregon se autoritetet e Kosovës dhe strukturat e saj të sigurisë kanë informata për rrezikun e mundshëm nga spiunazhi.

“Dhe, nuk mund të jemi komod, sepse Kosova është një qendër e vlimit të situatës në rajonin e Ballkanit [Perëndimor], thekson ai për Radion Evropa e Lirë.

A ka Kosova kapacitete për luftimin e spiunazhit?

Ndonëse nuk është imune ndaj rrjeteve dhe veprimeve të spiunazhit, Kosova ka përparuar në vazhdimësi në konsolidimin e sektorit të sigurisë, përfshirë këtu edhe mekanizmat institucionalë kundër spiunazhit, vlerësojnë të dy ekspertët e çështjeve të sigurisë.

Ramadani thotë se ky konsolidim është jashtëzakonisht i dukshëm tek institucionet e sigurisë, përfshirë AKI-në, por shton se do të duhej të zgjerohej edhe me një qasje më gjithëpërfshirëse në raport me institucionet tjera. Ai thotë se institucionet e sigurisë në Kosovë kanë fituar edhe besimin dhe mbështetjen e organizatave të sigurisë nga shtetet tjera.

“Ka pasur raste kur institucionet e sektorit të sigurisë i kanë falënderuar edhe publikisht shtetet partnere për mbështetje në raste specifike, për shkëmbim të informacioneve dhe trajtim të atyre informacioneve, të cilat kanë rezultuar, pastaj, qoftë me ndërprerje të një aktiviteti armiqësor të spiunazhit, qoftë me shpallje ‘non grata’ të personave të përfshirë në spiunazh, apo me arrestime dhe procedim penal”, thotë Ramadani, por nuk specifikon më shumë.

Hoxha thotë se ky bashkëpunim ka bërë që institucionet e sigurisë në Kosovë të kenë rritje të qëndrueshme, e sidomos AKI-ja. Sipas tij, kjo agjenci është “ndër më të përgatiturat në rajon”, por kjo nuk do të thotë se Kosova duhet të jetë më pak vigjilente.

“Spiunazhi është veprimtari tinëzare dhe veprimtari që bëhet me plan të detajuar dhe të mbështetur fuqishëm nga shërbimet inteligjente [armiqësore]”, thekson Hoxha.

Në kontekstin e zhvillimeve gjeopolitike, të dy ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë veprimtari edhe më agresive të spiunazhit kundër Kosovës.

Ndaj, theksojnë ata, forcimi i mëtejshëm i mekanizmave të sigurisë dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbeten çështje thelbësore për të parandaluar dhe neutralizuar kërcënimet që vijnë nga spiunazhi./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë