Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
SHBA- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi të hënën një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara për përvjetorin e tretë të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës, e cila mban një pozicion neutral ndaj konfliktit, ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje për ndërprerjen e luftës.
Rezoluta e shkurtër pasqyron ndryshimin e politikës së Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës nga Presidenti Trump pas marrjes së detyrës muajin e kaluar dhe qëndrimin e tij më pajtues ndaj Rusisë. Ky është një ndryshim nga administrata e ish-presidentit Joe Biden, e cila udhëhoqi përpjekjet në OKB për të mbështetur Ukrainën gjatë gjithë luftës.
"Kjo rezolutë na vendos në rrugën drejt paqes", u tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, diplomatja amerikane Dorothy Shea. “Është një hap i parë, por vendimtar – për të cilin të gjithë duhet të jemi krenarë. Tani ne duhet ta përdorim atë për të ndërtuar një të ardhme paqësore për Ukrainën, Rusinë dhe komunitetin ndërkombëtar.”
Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, pranoi "ndryshime konstruktive" në pozicionin e Shteteve të Bashkuara për konfliktin. Ai i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se rezoluta nuk ishte "një zgjidhje ideale", por "një pikënisje për përpjekjet e ardhshme drejt zgjidhjes paqësore".
Rezoluta u miratua me 10 vota pro, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara dhe abstenime nga Britania dhe katër anëtarët evropianë të Këshillit. Asnjë anëtar nuk votoi kundër rezolutës.
Franca dhe Britania ishin përpjekur të siguronin një shtyrje të votimit, por dështuan. Më pas ato, së bashku me Danimarkën, Greqinë dhe Slloveninë, kërkuan ndryshime në tekstin e propozimit të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë zëvendësimin e formulimit "konflikti Rusi-Ukrainë" me "sulmin në shkallë të gjerë të Federatës Ruse ndaj Ukrainës".
Ata gjithashtu donin të përfshinin gjuhën që mbështeste sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe për një "paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse".
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, që përbëhet nga 15 anëtarë ishte bllokuar gjatë gjithë luftës në Ukrainë dhe nuk ishte në gjendje të ndërmerrte asnjë veprim, sepse Rusia ka të drejtën e vetos.
Por Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh ka mbështetur vazhdimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe ka bërë thirrje për një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në përputhje me Kartën e OKB-së.
Organizata e Kombeve të Bashkuara hodhi poshtë më herët të hënën rezolutën amerikane për të zbutur qëndrimin e Asamblesë së Përgjithshme ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.
Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh votoi mbi projekt-rezolutat rivale, një nga Uashingtoni dhe një e shkruar nga Ukraina dhe shtetet evropiane për të shënuar përvjetorin e tretë të sulmit rus në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara u detyruan të abstenonin në votimin e rezolutës së tyre, pasi vendet evropiane ndryshuan me sukses versionin e Uashingtonit për ta formuluar në një mënyrë të tillë që pasqyronte mbështetjen e OKB-së për Kievin gjatë luftës, përfshirë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës./VOA
SHBA- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Presidenti i SHBA-ve Donald Trump pas takimit kanë zhvilluar një një konferencë t&e...
SHBA- Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin amerikan Donald Trump ...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar koalicionin CDU/CSU për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Gjermani...
RUSI- Për Dmitryn, baba i dy fëmijëve në qytetin e Siberisë, Novosibirsk, lufta trevjeçare e Rusisë në Ukrainë ...
SHBA- Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti në Shtëpinë e Bardhë të hënën për takimin e tij me preside...
Foto ilustruese SHBA - Anëtarët e Kombeve të Bashkuara kanë miratuar një rezolutë që mbështet integritetin territor...
KOSOVË- Nën organizimin e ambasadave të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, n&eum...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale pas takimit me presidentin francez tha se lufta në Ukra...
UKRAINË- Presidenti Zelenskiy tha se tre vjet pas luftës, Ukraina vazhdon të luftojë për të mbrojtur territorin e saj dhe ka m&e...
UKRAINË- Kievi dhe Uashingtoni janë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje për aksesin e SHBA-së në depo...