BOTA

Lufta 3-vjeçare me Rusinë/ OKB miraton rezolutë që mbështet integritetin territorial të Ukrainës

b.z Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2025, 20:35
Lufta 3-vjeçare me Rusinë/ OKB miraton rezolutë që
Foto ilustruese

SHBA - Anëtarët e Kombeve të Bashkuara kanë miratuar një rezolutë që mbështet integritetin territorial të Ukrainës, teksa Uashingtoni ka shtyrë përpara një rezolutë të veten në të cilën nuk përmendej faji i Rusisë për luftën që ka nisur tre vjet më parë.

Rezoluta e mbështetur nga shtetet evropiane mori 93 vota për, 18 kundër dhe 65 abstenime. Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina votuan në favor të Rezolutës.

Teksti i rezolutës kritikon ashpër Rusinë dhe vë në pah integritetin territorial të Ukrainës dhe paprekshmërinë e kufijve të saj. Uashingtoni hartoi një rezolutë rivale, në mes të intensifikimit të mospajtimeve mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, e kishte cilësuar rezolutën e SHBA-së si “hap në drejtimin e duhur”, teksa dy shtetet së fundi kanë ndërmarrë hapa për të rivendosur raportet.

Por, aleatja e Uashingtonit, Franca, prezantoi amendamente në tekstin e rezolutës së SHBA-së, duke i thënë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se Parisi së bashku me shtetet evropiane dhe Britaninë, nuk do “të jenë në gjendje ta mbështesin atë në formën aktuale”.

Këto shtete, që mbështesin Ukrainën, prezantuan formulime të reja në tekstin e SHBA-së, duke thënë se “pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës” u krye nga Rusia.

Hungaria, kryeministri i së cilës Viktor Orban, është parë si një nga liderët më pro presidentit rus, Vladimir Putin, në Evropë, votoi kundër amendamenteve. Amendamentet po ashtu konfirmuan përkushtimin për “integritetin territorial” të Ukrainës, fjalë që nuk ishin në tekstin e SHBA-së.

Propozimi amerikan u ndryshua aq shumë, saqë në fund Uashingtoni e abstenoi tekstin. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk janë ligjërisht të obligueshme, por konsiderohen si indikator për opinionin e botës.

Paprekshmëria e integritetit territorial të Ukrainës ishte në epiqendër të rezolutave të miratuara më herët në OKB, teksa SHBA-ja i ishte mbështetur ato.

“Përpjekjet për të shtuar këtë gjuhë e heq vëmendjen nga ajo që po përpiqemi të arrijmë me këtë rezolutë që ka një perspektivë të orientuar nga e ardhmja”, tha e dërguara e Uashingtonit në OKB, Dorothy Shea, para votimit.

Pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme, Uashingtoni pritet të dërgojë në Këshillin e Sigurimit më vonë gjatë së hënës rezolutën e tij, teksa një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit ka paralajmëruar se SHBA-ja do të vendosë veto nëse shtetet evropiane apo Rusia synojnë ta ndryshojnë tekstin.

Sipas mekanizmave në OKB, Uashingtoni nuk mund të vendoste veto ndaj amendamenteve në Asamblenë e Përgjithshme.

Ndërkaq, një rezolutë në Këshill të Sigurimit duhet të marrë të paktën nëntë vota për nga 15 anëtarët e Këshillit dhe të mos marrë asnjë veto nga pesë anëtarët e përhershëm.

Edhe nëse shtetet e Bashkimit Evropian në Këshill, që janë Franca, Sllovenia, Danimarka, Greqia si dhe Britania, do të abstenonin gjatë votimit, rezoluta e SHBA-së do të kalonte./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë