Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
IRAN- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i ka hedhur poshtë kritikat nga Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor të Iranit, duke thënë të martën se Teherani nuk do të kërkojë leje nga askush për ta pasuruar uraniumin.
Ai i ka cilësuar si “marrëzi” deklaratat e Shteteve të Bashkuara.
“Ata thonë: ‘Nuk do ta lejojmë Iranin të pasurojë uranium’. Kjo tejkalon çdo kufi”, tha Ayatollah Ali Khamenei gjatë një ceremonie përkujtimore për presidentin e ndjerë Ebrahim Raisi, i cili vdiq vitin e kaluar në një aksident me helikopter.
"Është gabim i madh nga ana e tyre të thonë se ne nuk do ta lejojmë Iranin ta pasurojë uraniumin. Askush nuk po pret leje për këtë apo atë. Republika islamike ka një politikë, ka një metodë, dhe ndjek politikën e saj... Çështja e pasurimit nuk është fare çështje për diskutim", shtoi ai.
Uashingtoni dhe Teherani janë duke mbajtur bisedime indirekteve javëve të fundit për programin bërthamor të Iranit.
Megjithatë, Khamenei duket se nuk beson se ato do të sjellë ndonjë rezultat.
“Po, pati bisedime indirekte edhe gjatë kohës së Raisit, ashtu siç po ka tani. Por, ato nuk çuan askund - dhe nuk presim shumë as nga këto të tanishmet. Kush e di çfarë do të ndodhë”, theksoi ai.
Komentet e tij pasqyrojnë zemërimin në rritje të Teheranit, për shkak të bisedimeve të bllokuara bërthamore, si dhe tensioneve më të mëdha që kanë karakterizuar marrëdhëniet SHBA-Iran në vitet e fundit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme së Iranit, Esmaeil Baghaei, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA se “ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar për rundin e ardhshëm të negociatave”, duke shtuar se “Republika Islamike e Iranit po shqyrton çështjen duke pasur parasysh qëndrimet kontradiktore dhe vazhdimisht të ndryshueshme të palës amerikane”.
IRNA gjithashtu raportoi se Kazem Gharibabadi, zëvendësministri i jashtëm, tha se Teherani e ka marrë një propozim lidhur me rundin e ardhshëm të bisedimeve indirekte me Uashingtonin dhe se është duke e shqyrtuar atë./REL
GAZA- Zyra humanitare e OKB-së njoftoi se kishte marrë miratimin për hyrjen e rreth 100 kamionëve në Gaza të martë...
SPANJË- Një krizë e re infrastrukturore në Spanjë po shkakton ndërprerje në të gjithë rrjetin e telefonisë c...
emmanuel macron PARIS- Një skandal i cili mund të cilësohet si "Watergate-i francez", ka tronditur së fundmi qeverinë e Emmanuel M...
david littleproud AUSTRALI- Koalicioni konservator liberal-kombëtar i Australisë, partia kryesore politike opozitare e vendit, është nd...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet sot në Podujevë në një kantier ndërtimi ku ka mbajtur edhe një dek...
PARIS- Franca është “e vendosur” ta njohë një shtet palestinez, ka thënë të martën ministri i saj i Jasht&...
KOSOVË- Bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duk...
KOSOVË- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka njoftuar qytetarët se duke filluar nga sot, data 20 maj 2025 do të nda...
BRUKSEL- Propozimi i Greqisë për të parandaluar fëmijët nga përdorimi i mediave sociale po fiton terren br...
GJERMANI- Mësimi i gjuhëve të reja e ndryshon fizikisht trurin tuaj dhe rrit aftësitë tuaja njohëse. Por çfarë ndodh...