BOTA

Kina zotohet t’u kundërpërgjigjet tarifave të Shteteve të Bashkuara

n.f Përditësimi i fundit 7 Mars 2025, 17:14

Kina zotohet t’u kundërpërgjigjet tarifave të Shteteve

KINË- Kina u zotua sot (të premten) se do t’u kundërpërgjigjet tarifave të administratës Trump, të cilat Pekini i quajti “arbitrare”. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës William Gallo, deklaratat e zyrtarëve kinezë ndaj vendimit të Presidentit amerikan janë pjesë e përpjekjeve të Pekinit për ta paraqitur veten si një forcë për stabilitetin botëror. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se Kina deri tani ka reaguar me kujdes ndaj veprimeve të Uashingtonit.

Takimi më i madh politik vjetor i Kinës është një skenar i hartuar me kujdes. Kësaj radhe qëllimi ishte për të ngjallur besim tek ekonomia kineze. Megjithatë, ministri i Jashtëm Wang Yi të premten u përqëndrua tek Shtetet e Bashkuara, duke fajësuar Uashingtonin për rritjen e tensioneve dhe pasojat tek tregëtia globale.

“Siç e thotë një fjalë e urtë kineze, nëse veprimi i dikujt dështon, arsyeja duhet kërkuar brenda vetes. Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë çfarë kanë arritur me tarifat dhe luftërat tregtare këto vite”, thotë ministri Wang.

Ai i quajti tarifat e Uashingtonit “arbitrare” dhe të papërgjegjshme. Që nga kthimi në detyrë, Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur tarifat ndaj Kinës, duke akuzuar Pekinin për praktika të padrejta tregtare që kërcënojnë industritë amerikane.

“Tarifat duhet të ishin vendosur shumë vite më parë. Kina kështu ka vepruar. Nëse do të prodhonit një makinë, nuk mund ta dërgonit në Kinë. Tarifa ishte aq e lartë. Prandaj të gjithë ndërtuan fabrika prodhimi në Kinë”, tha Presidenti Trump më 13 shkurt ndërsa njoftoi planin e tij për tarifa reciproke ndaj aleatëve dhe rivalëve të Amerikës në botë.

Kina e ka shfrytëzuar situatën duke e portretizuar veten si një mbrojtëse të bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Imagjinoni sikur çdo vend të vinte theksin tek prioriteti i vet dhe të besonte tek forca, bota do të përfshihej nga kaosi”, thotë ministri Wang.

Pavarësisht thirrjeve për stabilitet, kryediplomati kinez përsëriti kërcënimet e Kinës kundër Tajvanit shumë më të vogël. Në muajt e fundit, Kina ka shtuar stërvitjet ushtarake pranë ishullit të vetëqeverisur. Pavarësisht deklaratave të forta të bëra këtë javë, analistët thonë se Pekini po vepron me kujdes.

“Ata duhet të shfaqen të fortë para audiencës vendase dhe këtë dëshmojnë deklaratat që bëjnë. Megjithatë, analistët me përvojë janë në kërkim të veprimeve reale që kryhen në vend të deklaratave”, thotë Lim Tai Wei, profesor në Universitetin Soka në Tokio.

Pavarësisht se Kina i është përgjigjur Uashingtonit me tarifat e veta, Pekini duket se është i kujdesshëm që të mos përshkallëzojë tensionet me një udhëheqës amerikan që ata e shohin si të paparashikueshëm.

“Autoritetet kineze deri tani e kanë pasur të vështirë të reagojnë ndaj kësaj paparashikueshmërie. Ata janë të mësuar me entitete dhe procedura të qëndrueshme, të njohura, në mënyrë që të mund të planifikojnë veprimet e tyre paraprakisht”, thotë profesori Lim Tai Wei.

Kjo e lë Pekinin me pak siguri për atë që vjen më pas. Me rritjen e tensioneve, Kina duhet të vendosë nëse do të përmbahet ose të godasë më fort./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë