Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
KOSOVË- Komisioni Evropian (KE) ka tërhequr vërejtjen të hënën se në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian ka rritje të madhe të numrit të kërkesave të pabaza për azil nga shtetasit e Kosovës, në vitin e parë pas heqjes së regjimit të vizave. Megjithatë, Kosova në përgjithësi vazhdon t’i përmbushë kriteret për liberalizimin e vizave, tha KE-ja në raportin e fundit të saj në kuadër të “mekanizmave për suspendimin e liberalizimit të vizave”.
Komisioni Evropian përpilon raporte të tilla për të gjitha vendet që gëzojnë liberalizimin e vizave për të parë nëse ka nevojë që të shqyrtohet mundësia e rivendosjes së regjimit të vizave. Kjo është hera e parë që Kosova përfshihet në një raport të tillë prej kur BE-ja i hoqi vizat për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i këtij viti.
Nga janari deri në korrik të këtij viti, mesatarisht mbi 550 kosovarë kanë kërkuar azil në vendet e Evropës çdo muaj. Kjo shifër është dukshëm më e lartë se mesatarja në gjashtë vjetët e kaluar. Por, në raport theksohet se, për Kosovën është akoma herët të bëhen konstatime të sakta se çfarë ndikimi ka pasur liberalizimi i vizave, pasi nuk ka të dhënë për tërë vitin.
Në raportin e vitit të ardhshëm, KE-ja do t’i kenë në dispozicion të dhënat e plota. Megjithëkëtë, në raport thuhet se “disa vende anëtare kanë raportuar rritje domethënëse të kërkesave të pa bazuara për azil nga qytetarët e Kosovës që nga fillimi i vitit 2024”.
“Në shtatë muajt e parë të vitit 2024 janë paraqitur 3.905 kërkesa për azil në vendet e BE-së nga shtetasit e Kosovës, që paraqet rritje prej 108 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm”, thuhet në raport.
Në këtë raport, Komisioni Evropian kërkon që autoritetet e Kosovës të vendosin mekanizma për shkëmbimin e të dhënave me vendet anëtare për ta vëzhguar rrjedhën e imigrimit të paligjshëm dhe trendët e kërkesave për azil.
Kosovës gjithashtu i kërkohet ta rifillojë fushatën e brendshme të informimit për të drejtat dhe obligimet gjatë udhëtimit në vendet e Zonës Schengen dhe të bashkëpunojë në mënyrë dypalëshe me vendet që janë më të goditura nga dukuria e kërkesave të pabaza për azil.
Një çështje tjetër që ka kërkuar Komisioni Evropian nga Kosova lidhur me vazhdimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave është edhe përshtatja e regjimit të vizave të Kosovës me atë të BE-së. Kjo është kërkesë e bllokut për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
BE-ja kërkon që të gjitha vendet e rajonit ta përshtatin tërësisht këtë regjim me atë të bllokut, që do të thotë se për të gjitha shtetet për të cilat kërkon viza BE-ja, duhet të kërkojnë edhe ato.
Kosova tani për tani i ka 16 shtete qytetarët e të cilave kanë nevojë për viza për të udhëtuar për në BE, por mund të vijnë në Kosovë pa viza. Kjo mundësi e udhëtimit pa viza në vendet e rajonit të Ballkanit për BE-në konsiderohet si rrezik potencial për imigrim ilegal në vendet e saj anëtare./REL
Foto ilustruese ANGLI- Kriza klimatike thellohet me vitin 2024 ndërsa të dhënat tregojnë se do të jetë viti më i nxeht&e...
HAITI- Rreth 180 njerëz u vranë gjatë fundjavës në kryeqytetin e Haitit. Siç raportohet vrasjet u mbikëqyrën ng...
TURQI- Rexhep tajip Erdogan ka folur për zhvillimet historike botërore në Siri pas mbledhjes së kabinetit turk të hënën pas...
SIRI- Presidenti sirian Bashar al-Assad u largua nga Siria pasi qeveria e tij u përmbys pas 50 vjetësh sundimi përballë një...
GREQI- Policia greke po thellon hetimet mbi çështje që kanë të bëjnë me vrasjet, drogën, dhe trafikun e emigrant&eum...
PARIS- Presidenti i 47-të i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, iu përgjigj pozitivisht ftesës personale të homologu...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump ka lavdëruar kryeministren e Italisë Giorgia Melonin. Trump gjatë intervist&...
Foto ilustruese KOSOVË- Produktet ushqimore dhe kostoja e ndërtimit ka shënuar rritje të çmimeve përsëri në Kosov...
Foto ilustruese KOSOVË- Në rrjete sociale, media e tavolina kafeneje, dezinformatat lidhur me zhvillimet në Kosovë thuhet se po i tensi...
SHBA- Hetimi për vrasjen e CEO të UnitedHealthcare në Manhattan, Nju Jork është transferuar në Xhorxhia. Brian Th...