BOTA

"Kompania synon të bëhet më efikase"/ Posta Gjermane shkurton 8 mijë vende pune

b.z Përditësimi i fundit 10 Mars 2025, 22:23
"Kompania synon të bëhet më efikase"/ Posta Gjermane
Foto ilustruese

GJERMANI - Posta Gjermane (Deutsche Post) do të shkurtojë 8000 vende pune deri në fund të vitit. Kjo përfshin sektorin e dërgimit të letrave dhe paketave në Gjermani, ku në fund të vitit të kaluar ishin të punësuar rreth 187.000 punonjës. Posta tani do të shkurtojë rreth katër për qind të vendeve të punës. Thuhet se gjatë reduktimit të numrit të punonjësve do të kenë shumë kujdes për aspektin social. Kompania, me qendër në Bonn, e shpjegoi këtë vendim duke thënë se donte të bëhej më e vogël dhe më efikase.

"Shkurtimet e vendeve të punës do të bëhen me kujdes," tha drejtori Tobias Meyer. Sektori i dërgimit të letrave është problem për shërbimin postar prej vitesh për shkak të rënies së numrit të dërgesave. Por DHLnuk dëshiron të ndahet nga biznesi, theksoi Meyer.

Programi i kursimeve prek edhe fusha të tjera të kompanisë globale të logjistikës DHL, ku ka rreth 600.000 punonjës në mbarë botën. Rritja e kostove po krijon probleme për kompaninë. Vitin e kaluar (2024) është rritur bilanci i qarkullimit me tre për qind, në 84.2 miliardë euro, por rezultati operativ (EBIT) ra me 7.2 për qind në 5.9 miliardëeuro. Masat shtrënguese pritet të ulin kostot me më shumë se një miliard euro.

Meyer: Rritja e tarifave nuk mjafton

Njoftimi i shkurtimeve të vendeve të punës në Gjermani vjen vetëm dy ditë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje kolektive me sindikatën ver.di për rreth 170.000 postierë dhe punonjës të tjerë të logjistikës. Kontrata kolektive dyvjeçare parashikon rritje pagash me dy për qind fillimisht dhe tre për qind të tjera në vitin e dytë. Përveç kësaj, të gjithë punonjësit marrin një ditë shtesë pushimi vjetor, ndërsa punonjësit me përvojë më të gjatë marrin edhe një ditë tjetër pushim.

Meyer e sheh këtë marrëveshje kolektive si një nga arsyet e shkurtimeve të vendeve të punës. Marrëveshja rrit presionin e kostos, tha Meyer, duke shpjeguar: "Kjo marrëveshje kolektive do të na kushtojë rreth 360 milionë euro deri në fund të vitit 2026". Kjo, sipas tij, po ndodh në një mjedis tregu "në të cilin po shohim një rënie të përshpejtuar të ndjeshme të vëllimit të letrave”.

Sipas tij, rritja e tarifave postare që hyri në fuqi në fillim të vitit nuk mjafton. Departamenti vuan nga "kushtet sfiduese" dhe një "ekonomi relativisht e dobët", thotë ai.

Fushat e tjera - më fitimprurëse

Biznesi kryesor i shërbimeve postare në Gjermani ka qenë prej kohësh problematik për DHL, ndërkohë që fushat e tjera të biznesit janë më fitimprurëse - si për shembull, dërgesat ekspres, të cilat përdoren kryesisht nga kompanitë për të dërguar mallra dhe dokumente me shpejtësi.

Shërbimet e furnizimit dhe transportit të mallrave sjellin gjithashtu më shumë fitime. Megjithatë pasojat e krizës ekonomike dhe konflikteve gjeopolitike u ndjenë edhe në këto fusha biznesi. Kur bëhet fjalë për të ardhmen, menaxhimi i DHL-së duhet të jetë më i kujdesshëm. Ata ende presin një "mjedis makroekonomik të dobësuar", tha menaxhmenti. "Ne presim që situata globale politike dhe ekonomike të mbetet e paqëndrueshme edhe në vitin 2025”, tha CEO Meyer./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë