BOTA

"Konferenca e Sigurisë në Mynih në hijen e Trump", DW: Tregues i gjendjes së marrëdhënieve transatlantike, për evropianët mund të jetë një takim i pakëndshëm

r.ll Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2025, 08:19
"Konferenca e Sigurisë në Mynih në hijen e Trump", DW:
foto ilustruese

GJERMANI- Lidhjet tradicionalisht të ngushta mes SHBA dhe Evropës kanë karakterizuar Konferencën e Sigurisë së Mynihut për dekada. Pavarësisht nga disa dallime: baza ishte e qëndrueshme. Bashkëpunimi ishte i mirë dhe vlerësimi reciprok. Por që kur presidenti amerikan Donald Trump mori detyrën, kjo siguri po shkërmoqet. Dhe për këtë arsye takimi i njohur ndërkombëtarisht si Konferenca e Sigurisë së Mynihut (MSC), që nis të premten (16 shkurt 2025), është tregues i gjendjes së marrëdhënieve transatlantike.

Do t'i bjerë lustra marrëdhënieve mes SHBA dhe aleatëve?

Një gjë është e sigurt: Që në javët e para të mandatit të dytë të Trumpit si President i SHBA, nga Uashingtoni fryn një erë tjetër: Së pari Amerika, është motoja e pakushtëzuar e Trump, edhe nëse politikat e tij bien në kurriz të aleatëve. Këto tensione ka të ngjarë të karakterizojnë disa debate në hotelin tradicional të konferencave të Mynihut "Bayerischer Hof", ku politikanë, ushtarakë dhe ekspertë do të takohen nga data 14 deri më 16 shkurt.

60 krerë shtetesh dhe qeverish priten në MSC, që konsiderohet si forumi më i rëndësishëm në botë për politikën e sigurisë. Nga administrata e re amerikane, përkrah Zëvendëspresidentit J.D. Vance edhe ministri i Jashtëm, Marco Rubio ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, por jo ministri i ri i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Përveç kësaj drejtuesi i konferencës, Christoph Heusgen bëri të ditur se pritet një nga delegacionet më të mëdha të Senatit dhe Kongresit amerikan që kanë ardhur ndonjëherë në MSC. Mes të ftuarve është edhe Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Forum për shkëmbim të hapur mendimesh

Konferenca e Sigurisë është një takim joformal, në të cilin nuk merren vendime. Pikërisht për këtë arsye atje bëhet një diskutim i hapur dhe konfliktet nuk fshihen nën qilim. Donald Trump ka tashmë një ton tjetër, më të ashpër në marrëdhëniet transatlantike. "Ne jemi zhvatur nga vendet evropiane si në tregti ashtu edhe në NATO", citon "Raporti i Sigurisë së Mynihut", i publikuar me rastin e konferencës, një deklaratë të bërë nga Trump gjatë fushatës zgjedhore. Dhe më tej në adresë të europianëve thuhet: "Nëse nuk paguani, ne nuk ju mbrojmë”.

Trump i ka halë në sy investimet e pamjaftueshme ushtarake sipas tij të disa partnerëve evropianë të NATO-s. Ai e ka kritikuar vazhdimisht edhe Gjermaninë për këtë. Uashingtoni deri tani ka paguar pjesën më të madhe të kostove në NATO dhe i ka ofruar Evropës mbrojtje të sigurtë ushtarake. Ajo nuk është më në dispozicion "falas": Trump kërkon nga aleatët që të shpenzojnë pesë për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtje. Gjermania arrin me vështirësi dy përqindëshin, që ndërkohë konsiderohet si standardi minimal në NATO.

Një fuqi botërore me "burime të pakta"

Që republikani Trump është në gjendje të tërheqë me rigorozitet fondet amerikane nga organizatat ndërkombëtare, këtë e ka dëshmuar tashmë. Sipas "Munich Security Report” kampi i Trump-it e justifikon këtë me argumentin se edhe fuqia botërore SHBA ka vetëm burime të kufizuara dhe duhet t'i përdorë ato për të mirën e vendit të saj. "Me të vërtetë nocioni i "mungesës së burimeve” është bërë një premisë qendrore e mendimit republikan për politikën e jashtme", thotë raporti.

Konturet e një plani paqeje për Ukrainën?

Kjo mund të ketë ndikim negativ në ndihmën për Ukrainën, në të cilën SHBA deri tani kishte rol drejtues. Gjithsesi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe përfaqësuesi i Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, do të kenë mjaft për të diskutuar. Të dy priten në Mynih.

Në prag të konferencës qarkulluan zëra, se Kellogg mund të paraqesë në Konferencën e Sigurisë planin e administratës Tump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kur u pyet për këtë drejtuesi i konferencës, Heusgen u përgjigj i kujdesshëm: "Shpresojmë që Mynihu do të shfrytëzohet për këtë dhe ne kemi edhe shenjat e duhura për të arritur përparime drejt paqes në Ukrainë."

Heusgen shprehu shpresën se në Mynih mund të merrte formë një plan paqeje. Diplomati theksoi se integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës duhet të ruhet. Heusgen ka qenë më parë këshilltar i kancelares Angela Merkel për politikën e jashtme dhe ambasador i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Gjithsesi përfaqësuesit e qeverisë ruse nuk janë të ftuar në MSC. Baza për ftesën është "gatishmëria për dialog", theksoi Heusgen, "dhe përderisa presidenti Putin nuk e njeh qeverinë e Zelenskit në Kiev, unë nuk shoh premisë për një dialog të tillë". Në Mynih janë të mirëpritur përfaqësuesit e opozitës ruse dhe të organizatave joqeveritare.

Pretendimi i Trumpit ndaj Groenlandës

Shqetësim dhe tmerr në Evropë shkaktuan kërcënimet e Trump për të aneksuar zona me forcë nëse është e nevojshme, përfshirë Groenlandën, e cila i përket Danimarkës. Zëvendëspresidenti i SHBA J.D. Vance mbështet planet ekspanduese të Trump. Nëse ai e konfirmon këtë në Mynih, ka gjasa të ndeshet me kundërshtime të forta, veçanërisht nga ana e përfaqësuesve të BE dhe vendeve evropiane.

Ndaj kërcënimit të Trump ata reaguan me paralajmërimin se SHBA duhet t'i përmbahet ligjit ndërkombëtar. "Paprekshmëria e kufijve është një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare. Parimi duhet të vlejë për të gjithë", ishte komenti i kancelarit Olaf Scholz (SPD). Udhëheqësi i konferencës Heusgen theksoi jo më kot disa herë para takimit rëndësinë e së drejtës ndërkombëtare. "Për mendimin tim nuk ka alternativë më të mirë se rendi i pasqyruar në Kartën e Kombeve të Bashkuara."

Një javë para zgjedhjeve parlamentare

Politika e brendshme gjermane do të luajë këtë vit një rol të veçantë në konferencë: Takimi mbahet vetëm një javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 23 shkurtit - në fund të fushatës zgjedhore. Pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar disa kandidatë për kancelar, duke përfshirë kryetarin e CDU dhe kandidatin për kancelar Friedrich Merz, për të cilin sondazhet parashikojnë fitoren në zgjedhje.

Në prezantimet e tyre ndoshta do të bëhet fjalë edhe se sa para do të investojë Gjermania në të ardhmen në ushtri (Bundeswehr) dhe nga do të vijnë shpenzimet, duke pasur parasysh buxhetin e kufizuar. Pyetja nuk është nëse, por si mund të bëjnë më shumë Gjermania dhe Evropa për sigurinë e tyre. Tani që Donald Trump ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë, kjo çështje ka të ngjarë të diskutohet në Konferencën e Sigurisë në Mynih më me urgjencë se kurrë më parë./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë