BOTA

Konferenca mbi klimën, lista e vendeve më ndotëse në botë

n.f Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2024, 17:17
Konferenca mbi klimën, lista e vendeve më ndotëse në
Foto

AZERBAJXHAN- Vendet aziatike mbizotërojnë listën e vendeve që emetojnë më shumë gaze që shkaktojnë ndryshimet klimatike, sipas një organizate të bashkthemeluar nga ish Nënpresidenti amerikan Al Gore. Gjatë një fjalimi në takimin vjetor mbi klimën në Azerbajxhan, Gore tha se fatkeqësitë natyrore që po ndodhin si pasojë e ndryshimeve klimatike janë shpeshtuar dhe gjërat do të përkeqësohen nëse gjatë konferencës nuk merren vendime të rëndësishme për të mbrojtur mjedisin. Megjithatë, aktivistët janë ankuar se ata që po mbizotërojnë konferencat vjetore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë përfaqësues të firmave që shkaktojnë ndotjen më të madhe të planetit.

Shtatë vende ose provinca emetojnë mbi 1 miliard tonë metrikë gazra serrë dhe janë pjesë e listës së shteteve që shkaktojnë ndotjen më të madhe në planet. Veç Teksasit, të gjitha vendet e tjera në këtë listë janë në Azi. Lista u publikua gjatë konferencës mbi klimën në Baku nga organizata ‘Climate Trace’ e bashkëthemeluar nga ish Nënpresidenti amerikan Al Gore. Raporti zbulon gjithashtu se ka qytete që shkaktojnë ndotje më të mëdha se sa disa shtete në tërësi. Në krye të listës është Shangai i Kinës i cili me emetimin e 256 milionë tonëve metrikë të gazeve serrë tejkalon sasinë që emetohet nga Kolumbia apo Norvegjia.

Kina, India, Irani, Indonezia dhe Rusia patën rritjen më të madhe të emetimeve nga viti 2022 deri në vitin 2023. Ndërkaq, Venezuela, Japonia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara patën uljet më të mëdha të ndotjes. Ish-Nënpresidenti amerikan Al Gore tha se ndryshimet klimatike po shkaktojnë fatkeqësi të shpeshta.

“Uragani Yagi, në shtator të këtij viti, në Azinë Juglindore vrau më shumë se 500 njerëz. Ka shembuj të tjerë që tregojnë se kjo ndodh në të gjithë botën. Më parë tregoja për katastrofa që ndodhnin pesë apo dhjetë vjet më parë. Tani mund të sjellë informacione për ngjarje të tilla nga java e kaluar, sepse situata po përkeqësohet shumë shpejt dhe do të vazhdojë të përkeqësohet nëse ne nuk ndërmarrim veprime në konferencën mbi klimën”, thotë zoti Gore.

Ai gjithashtu përmendi tragjedinë nga përmbytjet në Spanjë.

“Nëse shikoni temperaturat e sipërfaqes së detit, disa javë më parë, nga avujt e lëshuar nga ujrat e ngrohta të Mesdheut, pamë se çfarë ndodhi në Spanjë. Ishte një tragjedi e tmerrshme. Më shumë se 200 njerëz humbën jetën prej përmbytjeve”, thotë zoti Gore.

Megjithatë, aktivistët për mbrojtjen e mjedisit ankohen se konferencat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi klimën po mbizotërohen nga përfaques të firmave që shkaktojnë ndotjet më të mëdha të planetit.

Një raport i një grupi të organizatave për mjedisin thotë se mbi 1700 lobistë të industrisë së naftës po marrin pjesë në takimin mbi klimën në Baku. Aktivistët protestuan sot duke mbajtur në duar një balonë në formën e një gjarpëri gjigant ndërsa kërkuan largimin e lobistëve nga konferenca.

“Ata janë gjarpërinj. Korporatat që lobojnë për përdorimin e naftës dhe gazit, që promovojnë eksportet e gazit në Afrikë dhe pjesën jugore të globit, janë gjarpërinj. Ju e dini se çfarë bëjnë gjarpërinjtë, ata kafshojnë dhe kjo është arsyeja pse ne nuk i duam këtu”, tha aktivistja Olamide Matins Ogunlade.

Një grup i ish-udhëheqësve të shteteve dhe ekspertë mbi mjedisin thanë se konferencat vjetore të OKB-së për klimën nuk ishin më të përshtatshme për mbrojtjen e mjedisit dhe duhej të reformoheshin. Ata publikuan një letër të hapur kritike ndërsa takimi vjetor i OKB-së në Baku po vazhdon.

Deri më tani kjo konferencë ka arritur pak përparim ndërsa një nga çështjet kryesore që po diskutohet është fondi që vendet e zhvilluara duhet të ndajnë për vendet e varfra për t’u përballur me pasojat e ngrohjes globale./VOA

konferenca mbi klimën vendet ndotese ne bote

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë