Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

AZIA- Korea e Veriut konfirmoi të enjten se Kushtetua e saj e ndryshuar rishtazi e përcakton Korenë e Jugut si “vend armik” për herë të parë, dy ditë pasi ajo i hodhi në erë rrugët dhe hekurudhat kufitare që dikur e lidhnin atë me Jugun. Këto zhvillime të njëpasnjëshme tregojnë se Koreja e Veriut e ka përnjëmend përshkallëzimin e armiqësive kundër Koresë së Jugut, duke rritur rrezikun për përleshje të mundshme në pjesët e tensionuara kufitare. Megjithatë, gjasat që Koreja e Veriut ta futet në luftë janë shumë të vogla për shkak se Jugu dhe Shtetet e Bashkuara kanë ushtri shumë më të fuqishme se ajo.
Agjenci shtetërore e lajmeve e Veriut, KCNA raportoi të enjten se shkatërrimi i pjesëve veriore të rrugës ndërkoreane dhe lidhjeve hekurudhore ishte “masë e pashmangshme dhe e ligjshme, që u ndërmor për plotësimin e rregullores së Kushtetutës së DPRK-së, e cila qartazi e përcakton ROK-un si shtet armiqësor”.
DPRK-ja është shkurtesë për Republikën Popullore Demokratike të Koresë, emri zyrtar i Veriut, ndërsa ROK-u është shkurtesë për Republikën e Koresë, emri zyrtar i Jugut. Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut e dënoi vendimin e Veriut për ta shpallur atë shtet armiqësor, duke e quajtur atë " akt antiunifikues dhe antikombëtar".
Ministria deklaroi se Qeveria e Koresë së Jugut do të përgjigjet me vendosmëri ndaj çdo provokimi nga Koreja e Veriut dhe do të vazhdojë të promovojë me qëndrueshmëri një unifikim paqësor të Koresë, bazuar në parimin themelor të lirisë dhe demokracisë.
KCNA nuk dha hollësi të mëtejshme rreth Kushtetutës së re, përveç përshkrimit të Koresë së Jugut. Urdhri i Kimit në janar për ta rishkruar Kushtetutën befasoi shumë ekspertë të huaj, pasi u pa si një eliminim i idesë së shtetësisë së përbashkët ndërmjet Koreve të ndara nga lufta dhe si një shkëputje nga ëndrrat e paraardhësve të tij për të arritur paqësisht bashkimin e Koreve sipas kushteve të Veriut.
Në muajt e fundit, Koreja e Veriut ka shkatërruar monumente që simbolizojnë afrimin me Korenë e Jugut dhe ka shfuqizuar agjencitë shtetërore që trajtojnë marrëdhëniet ndërkoreane. Disa ekspertë thonë se Kimi ndoshta synon të mbrohet kundër ndikimit kulturor të Koresë së Jugut dhe ta forcojë sundimin dinastik të familjes së tij.
Të tjerë thonë se Kimi dëshiron të krijojë hapësirë ligjore për të përdorur armët e tij bërthamore kundër Koresë së Jugut, duke e bërë atë shtet të huaj armik, e jo partner për një bashkim të mundshëm që ndan një ndjenjë të homogjenitetit kombëtar. Ata thonë gjithashtu se Kimi mund të synojë të kërkojë negociata të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara në diplomacinë e ardhshme për programin e tij bërthamor, dhe jo përmes Koresë së Jugut./ REL
SHBA- Gjatë një interviste për rrjetin televiziv “Fox News" të mërkurën, Nënpresidentja demokrate Kamala Harris u pye...
SHBA- Presidenti Joe Biden zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy lidhur me ndihm&eum...
ARGJENTINA- Ylli i “One Direction”, Liam Payne ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i kati...
grupi i afganeve KOSOVË- Gjashtëdhjetë e tetë shtetas afganë u vendosën nga 13 tetori në Kosovë, por koordinimi i s...
SHBA- Kandidati republikan, Donald Trump ka renditur disa komplimente për Kamala Harris. Gjatë fushatës në Miami Trump u pyet nga nj&...
rutte dhe zelenskyy SHBA- Vendet anëtare të NATO-s janë pranë përmbushjes së një premtimi prej 40 miliardë...
SHBA- Ish-presidenti i SHBA, Jimmy Carter, i cili dëshiroi të kishte jetuar mjaftueshëm për të votuar për Kamala Harrisin në...
murale me motive etnike ne shkup SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitijan Mickoski, të mërkurën gjatë...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të mërkurën se i ka ndarë 425 milionë dollarë për ta ndih...
mark rutte SHBA- Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të mërkurën se gjendja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Per&...