Ndryshon ligji/ Ndërtuesit e pallateve të sekuestruara nuk lejohen t’i blejnë më sërish
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
Zjarri në zonën e Radostinës në Fier vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë dhe situata raportohet e vështir&...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, denoncon çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri. NAFTA 219 LEKË/LI...
Ndarja e përgjegjësive për punët e shtëpisë mund të ndikojë edhe në kënaqësinë në çift...
Edicioni i 70-të i “Topit të Artë” do të zhvillohet më 26 tetor 2026, në një ceremoni që për herë...
Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Bunec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në...
KORE E VERIUT - Koreja e Veriut ka gjuajtur “disa raketa të paidentifikuara balistike” më 10 mars, tha ushtria e Koresë së Jugut.
Gjuajtja e këtyre raketave ndodhi në ditën e njëjtë kur Seuli dhe Uashingtoni nisën një ushtrim të madh vjetor ushtarak të njohur si “Mbrojtësja e Lirisë”.
“Ushtria jonë ka detektuar rreth orës 13:50 disa raketa të paidentifikuara balistike u gjuajtën nga provinca Hvangae në Detin e Perëndimit”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Seulit duke iu referuar detit që njihet si Deti i Verdhë.
“Ushtria jonë do të rrisë vëzhgimin dhe do të jetë në gatishmëri të plotë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara”, tha ushtria.
SHBA-ja ka stacionuar dhjetëra mijëra ushtarë në Korenë e Jugut dhe aleatët vazhdimisht mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake, që ata thonë se janë të natyrës mbrojtëse.
Por, stërvitje të tilla e kanë zemëruar Phenianin që i cilëson si ushtrime për pushtim dhe rregullisht përgjigjet duke testuar armë.
Më herët gjatë së hënës, Koreja e Veriut i cilësoi stërvitjet si “akt provokues”, duke paralajmëruar për rrezikun e shpërthimit të një lufte “me një gjuajtje të vetme aksidentale”.
“Ky është një akt i rrezikshëm provokues që çon në një situatë akute në Gadishullin Korean, që mund të nxisë një konflikti fizik mes dy palëve përmes një shkrepjeje aksidentale”, tha Ministria e Jashtme e Phenianit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Korenë e Verut, KCNA.
Stërvitja e përbashkët ushtarake e SHBA-së dhe Koresë së Jugut “Mbrojtësja e Lirisë 2025” nisi të hënë dhe do të përfshirë trajnime të ndryshme, tha SHBA-ja.
Stërvitjet do të zgjasin deri më 20 mars.
Këto stërvitje po mbahen pasi dy avionë luftarakë të ushtrisë së Seulit aksidentalisht gjuajtën tetë bomba në një fshat gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me forcat amerikane më 6 mars.
Afër 31 persona, përfshirë civilë dhe personel ushtarak, u plagosën në incident, tha ushtria e Koresë së Veriut.
Raportet mes Phenianit dhe Seulit janë në pikën më të ulët në vitet e fundit, me Veriun që vitin e kaluar lëshoi një mori raketash balistike në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.
Dy Koretë teknikisht janë në luftë që kur konflikti i viteve 1950-1953 përfundoi me një armëpushim, por jo me një marrëveshjeje të paqes./REL
ARABIA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka thënë se Ukraina duhet t’i japë tokë Rusisë si pjesë e çd...
Foto ilustruese GJERMANI - Posta Gjermane (Deutsche Post) do të shkurtojë 8000 vende pune deri në fund të vitit. Kjo për...
Foto ilustruese IZRAEL - Ekipi negociator i Izraelit u nis të hënën për në Katar për bisedime që synojnë zgjatjen e...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, që aktualisht gjendet në Arabinë Sauditë, ka shpërndarë një mesazh n...
SIRI- Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sara, bëri të ditur se qeveria do të përpiqet që të mos krijohet gjakde...
AMERIK- Autoritetet e Guatemalës evakuuan rreth një mijë njerëz pas shpërthimit të vullkanit më aktiv të Amerikës...
EUROPA- Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian filluan të hënën diskutimet për mënyrat se si mund të grumbullojnë...
KANADA- Justin Trudeau fshiu lotët nga fytyra e tij gjatë një prej fjalimeve të tij të fundit si kryeministër kanadez. Vajza e t...
ARABIA SAUDITE- Sekretari i Shtetit Marco Rubio u shpreh sot optimist lidhur me takimin e planifikuar mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në A...
SHBA- Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkomb...