Foto ilustruese
KOREA E VERIUT- Koreja e Veriut e ka kryer me “sukses” një testim të rëndësishëm për zhvillimin e raketave që janë në gjendje të bartin shumë koka bërthamore, raportoi të enjten agjencia shtetërore KCNA. Por, ky pretendim i saj është cilësuar nga Koreja e Jugut si “mashtrim” për ta mbuluar dështimin e lëshimit të një rakete ditë më parë.
Koreja e Veriut tha se testimi u krye të mërkurën duke përdorur motorin fillestar me lëndë djegëse të ngurtë të një rakete balistike me rreze të mesme veprimi. Një ditë më parë, Koreja e Jugut tha se Veriut i kishte shpërthyer në ajër një raketë hipersonike pak pasi ishte lëshuar nga brigjet e saj lindore. KCNA tha se raketa me sukses i shpërndau kokat bërthamore, të cilat me saktësi u hodhën në drejtim të tri caqeve, gjatë një testimi i cili kishte për qëllim zhvillimin e një rakete me shumë koka bërthamore (MIRV).
“Qëllimi ishte sigurimi i armëve për të shkatërruar caqe individuale duke përdorur shumë koka bërthamore”, tha ajo.
Ushtria jugkoreane tha në një analizë të përbashkët me ushtrinë amerikane tha se ky ishte një mashtrim nga Veriu për ta mbuluar dështimin e raketës së lëshuar një ditë më parë.
“Sot Koreja e Veriut zbuloi diçka, por unë besoj se është thjesht mjet mashtrimi dhe ekzagjerimi”, tha Lee Sung-joon, zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut.
Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia e dënuan testimin raketor të së mërkurës, duke thënë se ishte shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Të enjten, këto tri vende nisën stërvitje të mëdha ushtarake së bashku, me qëllim për ta përforcuar mbrojtjen kundër sulmeve ajrore dhe detare./ REL
korea e veriut
Artikuj te sugjeruar
M.B.
BOTA
27 Qershor13:33
Gara për president të Iranit, tërhiqet kandidati i dytë konservator
Alireza Zakani
IRAN- Alireza Zakani, kryetari konservator i Teheranit, njoftoi se është tërhequr nga gara për president të Iranit,...
M.B.
BOTA
27 Qershor11:25
Kandidati konservator tërhiqet nga gara për president të Iranit
Amirhossein Qazizadeh Hashemi
IRAN- Amirhossein Qazizadeh Hashemi, njëri nga kandidatët për president të Iranit, është të...
M.B.
BOTA
27 Qershor11:24
O’Brien: Moszbatimi i marrëveshjeve Kosovë-Serbi, mundësi e humbur për palët
James O’Brien
KOSOVA- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia janë duke i “...
M.B.
BOTA
27 Qershor09:58
Samiti i BE-së në Bruksel, zgjedhja e zyrtarëve të lartë të bllokut në agjendë
Foto ilustruese
BRUKSEL- Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të mblidhen të enjten në Bruksel për nj...
M.B.
BOTA
27 Qershor09:27
“Kemi mësuar se vdekja e tij ishte...", DASH konfirmon humbjen e punonjësit të ambasadës amerikane në Kiev
Foto ilustruese
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar vdekjen e punonjësit të ambasadës amerikane në Kiev. Matthew Miller...
M.B.
BOTA
27 Qershor08:41
Ekspertët e OKB: Heroina alternativë me rrezik vdekjeprurës
Foto ilustruese
SHBA- Konsumi i drogave dhe substancave ilegale, sipas OKB, është në rritje në mbarë botën. Zyra e OKB-s...
M.B.
BOTA
27 Qershor08:33
"Populli të organizohet dhe të mobilizohet në të mirë të demokracisë”, çfarë deklaroi presidenti i Bolivisë pas grushtit të dështuar të shtetit
Gjenerali bolivian Juan Jose Zuniga arrestohet pas një tentim grusht shteti në La Paz, Bolivi, 26 qershor.
BOLIVIA- Forcat e Armatosura të B...
M.B.
BOTA
27 Qershor08:01
Analiza: Mes mjegullës së zgjedhjeve, Perëndimi kujdeset që Ukraina të ketë armë edhe më 2025
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke u larguar nga ceremonia e nënshkrimit të marërveshjes dypalëshe ...